| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] rendesia e telekomitIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thTue Dec 15 23:47:59 EST 1998
**** Information Technology Forum **** I nderuar Z. Xhemil, Privatizimi eshte e kunderta e nacionalizimit. Ne sistemin e kaluar politik ne Shqiperi pronaret privat u shpronesuan (pa kompenzim) dhe prona e tyre u be prone shoqerore (publike, prone e te gjitheve). Ne sistemin aktual ne Shqiperi po zhvillohet nje proces i kundert - prona shoqerore (publike, shteterore), po shendrrohet ne prone private. Prona shteterore po u SHITET personave privat. E perbashket per te dy keto procese eshte se per baze e kane ideologjine e jo analizat ekonomike ne baze te te cilave do te perfundohej se sa, ne te vertete, fiton publiku i gjere nga keto veprime. Nacionalizimi u be me dekret, edhe privatizimi aktual ka tendenca te behet me nje te rame te kalemit. Cdo veprim qe behet ne baza ideologjike e jo ne baza te analizave serioze shekencore nuk i bjen asgje te mire publikut, ne emer (dhe gjoja ne interes) te te cilit, kryhet ai veprim. Atehere kure te behet privatizimi i Telekomit ne Shqiperi, duhet te jemi te bindur se fiton publiku e jo nje numer personash apo edhe me keq te huajte. Kete po mundohem t'a ve ne dukje ne diskutimet e mia. Liberalizimi eshte e kunderta e monopolit. Aktualisht jane dy operatore te SHERBIMEVE BAZE telekomunikuese ne Shqiperi - Telekoi Shqiptar dhe AMC-ja, qe jane 100% ne pronesi te shtetit, me te drejt ekskluzive per te ofruear SHERBIME BAZE te telekomunikacioneve ne tere teritorin e shtetit. Me ligjin aktual nuk lejohet tjeter operator PER SHERBIME BAZE, qofte ne pronsi te shtetit, qofte ne pronesi private. Liberalizimi do te thot marrje e ketij ekskluziviteti, heqje e monopolit te ketyre operatoreve, dhe asgje me teper. A e shifni pra se PRIVATIZIMI dhe LIBERALIZIMI jane veprime krejtesisht te ndryshme. Fatkeqesisht keto dy koncepte ngatrrohen ne shume vende ne zhvillim, dhe per kete fajin e ka, vec tjerash, fushata e shfrenuar qe orkestrohet nga kapitali qe eshte ne kerkim te rasteve fitimprurese per investime. Pak kush e kupton se kapitali i ka interesat e vete, e shtetet sovrane duhet t'i kene te vetat. Edhe Liberalizimi, per te dhene rezultate pozitive per PUBLIKUN (per shtetasit, per te gjithe e jo vetem per pronaret), nuk duhet te behet pa analiza dhe fakte bindese. Jo gjithehere liberalizimi sjell konkurencen, qe eshte qellimi kryesor i tij. Nese liberalizimi behet me dekret ai mund te sjell monopolin edhe me te keq, ate privat, ose katastrofal - ate te huaj. Edhe kete po mundohem t'a ve ne dukje ne diskutimet e mia. Dhe ne fund dy fjale per ate cka Telekomi Shqiptar mund te ofroje per ISP-te ne Shqiperi. Shkurt, te gjitha ato qe i permendni Ju edhe ate per dy muaj. Por a do t'a beje kete Telekomi Shqiptar, varet se a do te lejohen drejtuesit aktual tij te sillen sikur t'ua kishte lene baba. Enti Rregullatore ende eshte shtalb dhe i duhet kohe per t'u aftesuar. Aftesimi i tij i plote eshte KUSHT I DOMOSDOSHEM (por jo i mjaftueshem), per funksionimin e tregut te telekomunikacioneve. Ata qe jane ne SHBA e dijne cka do te thot FCC per industrine telekomunikuese atje. Imagjinoni tregun e telekomunikacioneve ne SHBA pa FCC-ne! Me shume respekt. Ismet Hamiti > -----Original Message----- > From: Xhemil Meco [SMTP:vlora at isdnet.net] > Sent: 16 December 1998 01:29 > To: info-tech at alb-net.com > Subject: Re: [info-tech] rendesia e telekomit > > **** Information Technology Forum **** > > Ismet Hamiti wrote: > > > > Jo, Xhemil, liberalizimi nuk eshte baras (ekuivalent) me > privatizimin. > > As privatizimi nuk eshte baras me konkurencen, sic del nga shkrimi i > > Juaj. > > Po, keni te drejte, ai shkrim eshte i pasakte nga kjo pikepamje. > Por, nuk e di, a mund te ndodh praktikisht qe te kete ne Shqiperi > privatizim te Telekomit pa liberalizimin e telekomunikacioneve? > > > Dihet se ne Shqiperi tregu i sherbimeve me vlere te > > shtuar, ku bene pjese edhe Interneti, eshte i liberalizuar. Me nje > > procedure te thjeshte dhe me nje pagese minimale mund te mirret leja > > (licensa) per nje ISP. Ne te njejten kohe, Telekomi Shqiptar nuk e > kryen > > punen e vet per te siguruar lidhjen me rrjetin nderkombetar te > > Internetit > > Lidhja fizikisht ekziston, sepse eshte po ajo e rrjetit telefonik. > Problemi eshte se a eshte ne gjendje Telekomi te ofroje si sherbim > kanale per te dhenat (data circuits). Telekomi teknikisht (marketingu > eshte tjeter pune) di p.sh te ofroje kanale prej 2Mb/s, por asnje ISP > nuk ka nevoje per nje kanal kaq te madh per momentin. Ideja do te > ishte qe Telekomi te dinte te ofronte kanale me te vogla (64, 128, > 256Kb/s) si me rrjetin nderkombetar edhe me ate kombetar. Por per > kete do t'i duhej ndoshta te bente ndonje update hardware apo > software te pajisjeve te tij. > > > dhe pika kyqejeje ne cdo qytet kryesor te vendit, edhe pse ka > > kapacitet transmetues qe i rri kot. > > Nese ky kapacitet rri kot (sidmos brenda vendit) eshte per te ardhur > keq. > > > Ai nuk ka as license per te punuar > > dhe Enti Rrregullator qe eshte formuar jo fort moti nuk ka se si e > > detyron. > > Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT) ka nje rol me shume > rendesi ne kete mes. Ai duhet te ndikonte tek Telekomi qe ky te > tregohej me aktiv ne ofrimin e sherbimeve te nevojshme per rrjetet e > te dhenave (si Interneti). > > > Rezultati: nuk permbushet qellimi kryesor i liberalizimit - > > lindja e ISP-ve te rij. Edhe ata qe jane cmimet i kane te larta > sepse > > detyrohen te shfrytzojne sistemet satelitore, shpejtesia dhe > kualiteti > > jane shume inferiore, etj. etj. > > > -- > Old programmers never die, > they just branch to new addresses. > _______________________________________________ > Xhemil MECO - email: vlora at isdnet.net > Administrateur Reseaux ISDnet - http://www.isdnet.net > +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
More information about the Info-Tech mailing list |