Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Terminologjia

Besnik Pula besnik at albanian.com
Tue Dec 15 20:03:08 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Jungjatjeta,

pershendes punen e te gjithe anetareve te listes rreth perkthimit te
termave. Dua te vej ne dukje se shume nga debatet e ngritura tani qene
diskutuar edhe ne kohen kur nisi diskutimi per perkthimin e terminologjise
ne listen ALBANIAN.

Prandaj desha qe edhe nje here t'i rekomandoj te gjithe anetareve te kesaj
liste qe te konsultohen me arkiven e lists ALBANIAN, duke filluar nga java
e fundit e gushtit 1995 (ne mos gabofsha) kur filloi hovi i ketij
diskutimi. Keni cka te mesoni, e besa eshte edhe argetuese te shihet
llojllojshmeria e propozimeve qe u paten dhene. (p.sh. dikush propozoi
perkthimin e termit "server" -- "kamarier" :)

Arkiva e listes ALBANIAN gjendet ne
http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanian.html

Ndersa sa i perket diskutimit te perkthimit te termit "file", desha te
dergoj per anetaret e kesaj liste nje artikull qe pata shkruar per kete
ceshtje, te botuar ne listen ALBANIAN ne tetor 1995, sa per informim e
ndoshta, nese shihet si e vlefshme, te sherbej si baze per diskutime te
metutjeshme.

Cdo te mire,
Besniku


------
Date:         Wed, 18 Oct 1995 00:28:12 -0400
Reply-To:     Albanian Discussion List <ALBANIAN at UBVM.CC.BUFFALO.EDU>,
              Besnik Pula <ulpiana at ios.com>
Sender:       Albanian Discussion List <ALBANIAN at UBVM.CC.BUFFALO.EDU>
From:         Besnik Pula <ulpiana at ios.com>
Organization: Albanian Networking Association
Subject:      vazhdim i diskutimit te terminologjise

------------------------------------------------------------------------
   <***>   A L B A N I A N - Wed, 18 Oct 1995 00:28:12 GMT-05   <***>
------------------------------------------------------------------------

[...]

Ne kete artikull do te shqyrtoj fjalet angleze "file, "record" dhe
"folder" per te cilat u dhane mendime te shumta por shpesh te kunderta
mbi perkthimin e tyre te drejte dhe te sakte ne forme te terminoligjise
kompjuterike.

Ne menyre qe kete problem ta zgjidhim sa me mire, une e zbertheva
ate duke e shikuar vet konceptin e ruajtjes dhe organizimit te
te dhenave ne disk (apo cfaredo mediumi tjeter) ne te cilin
jane bazuar shprehjet angleze, dhe ne baze te ketij koncepti
te gjej fjale sa me te pershtatshme qe figurativisht
pershkruajne kete ruajtje dhe organizim te te dhenave elektronike.


Propozimet e ndryshme (te miat dhe te tjereve) nga diskutimet
e meparshme per perkthime ishin:

file             datoteke, skede, skedar
record           skede, dosje
folder           fashikull, dosar, dosje, skedar

Per ta zvogeluar pak hutine qe rrjedhi prej ketyre propozimeve,
te shikojme se si perkufizon Fjalori i shqipes fjalet skede,
skedar, dosje, dosar dhe fashikull (fjalen "datoteke" nuk
do ta shqyrtojme pasi per te gati njezeri u pajtuam se eshte
ekuivalente me "file"):

skede -    Flete e vogel katrore qe mbushet me te dhena te ndryshme
           dhe qe vendoset se bashku me te tjerat sipas nje rendi
           te caktuar per t'u gjetur lehte ne nje kuti a ne nje
           kartoteke.

skedar -   Teresia e skedave te plotesuara me te dhena te ndryshme
           dhe te renditura sipas nje kriteri te caktuar ne kuti
           e rafte.

dosje -    Dy kapake kartoni, lekure etj. te lidhur bashke, ku
           mbahen shkresa, dokumente etj.; teresia e shkresave dhe
           e dokumenteve qe vihen se bashku brenda ketyre kapakeve.

dosar -    Dosje

fashikull - Pjese libri a reviste, qe perbehet nga disa flete (kater,
            tete, gjashtembedhjete) me palosje te perbashket.



Duke marre parasysh menyren e organizimit te te dhenave ne disk,
une i propozoj keto barazvlera te fjaleve:

Njesia elementare e shenimit te te dhenave do te ishte skeda
(ekuivalenca angleze "file"). Perkufuzimi i fjales "skede" perputhet
me konceptin e shenimit te nje kolekcioni te te dhenave
si nje teresi ne disk sepse:

1) Ne skedat e letres shenohen te dhena te ndryshme per ruajtje,
   sikur edhe te dhenat elektronike ne kompjuter shenohen ne
   nje "skede" abstrakte elektronike per t'u ruajtur ne disk.

2) Fjala "skede" nuk implifikon permbajtjen. Dmth skeda nuk ka ndonje
   permbajtje te paracaktuar, ajo mund te permbaj cfaredo qe te
   shenojme ne te.

3) Skeda eshte per t'u ruajtur ne nje sistem ku mund te gjendet
   lehte, dmth sistem te organizuar te renditjes, sic eshte edhe
   disku.


Nje grumbull te skedave e quajme skedar. Andaj permbledhjen e
skedave te shenuara ne disk poashtu e quajme skedar. Fjala
ekuivalente ne anglisht eshte "folder".

Per shqarim, i kam bere disa ilustrime:

1) Njesia baze - shenimi i te dhenave ne skede:

   ------------
   |          |
   | skeda me |
   | te dhena |
   |          |
   ------------

2) Organizimi i skedave ne disk - skedaret:

  skedari
   -----
   |||||
   |||||
   |||||
   |||||
   |||||
   |||||
   -----
   ^
   |
 skedat e renditura ne nje skedar


3) Organizimi i skedareve (direktoriumeve) ne disk:

                 ------
                 |baza|
                 ------
                   |
                   |
             --------------
             |      |     |
           -----  -----  -----
           | A |  | B |  | C |
           -----  -----  -----
             |      |
             |      |
           -----  -----
           | D |  | E |
           -----  -----
             |
             |
       -------------
       |     |     |
     ----- ----- -----
     | F | | G | | H |
     ----- ----- -----


Per te mberritur tek nje skede tek skedari H, duhet ta kalojme kete
shteg (ekuivalenca angleze "path") ose direktori apo direktorium
(ekuivalenca angleze "directory"):

   <njesia>:A/D/H/skeda_jone.prova

Nenkuptohet, baza eshte direktoriumi baze, i njohur ne shume platforma
kompjuterike te jete ekuivalent me emertimin e njesise se diskut ne
te cilin gjendet ky direktorium.

Ekuivalenca angleze per skedar eshte "folder".

Keto fjale poashtu jane konsitente me shprehjet qe perdorim per
bartjen e te dhenave prej diskut ne memorie dhe anasjelltas.

Bartja e te dhenave prej nje skede ne memorie te kompjuterit per
shikim, perpunim, ndryshim ose manipulim e quajme ngarkim.

P.sh. "Ngarko skeden"

do te ishte shkurt per: "Ngarko te dhenat e skedes prej diskut ne memorie
                         te kompjuterit."

Aktin e vendosjes se skedes nga kujtesa e kompjuterit ne disk e quajme
ruajtje.

P.sh. "Ruaj skeden"

do te ishte shkurt per: "Merr skeden me te dhena prej memories se
                         kompjuterit dhe ruaje ate ne skedarin e
                         caktuar ne disk."


Kjo ndoshta eshte nje dallim prej perdorimit tradicional te fjaleve
"skede" dhe "skedar" ne terminologjine kompjuterike, ku ne pergjithesi,
me sa kam degjuar une, per "file" perdoret "skedar". Kjo, sipas
perkufizimit te fjales "skedar", nuk eshte ne perputhshmeri me
konceptin e ruajtjes se te dhenave ne disk, sic e pame me
larte. Do te thote, fjala "skedar" eshte nje grumbull i skedave,
jo nje grumbull i te dhenave, sic eshte njesia baze e ruajtjes
ne disk. Mund te nenkuptohet me "skedar" si nje grumbull i te
dhenave ne skeda, por kjo e ben kete fjale te papershtatshme kur e
dijme mire se te dhenat qe gjenden ne memorie te kompjuterit
nuk organizohen neper "skeda" e pastaj te ruhen ne disk,
ato barten drejtpersedrejti dhe teresisht nga memoria ne disk.
Nga kjo mund te konkludojme se me "skede" ne shume me mire do te
reprezentonim konceptin e njesise baze te ruajtjes se nje grupi
te te dhenave si nje teresi ne disk, ndersa me "skedar" menyren
e organizimit te ketyre skedave ne disk.

Fjalet mund te tingellojne te cuditshme ne fillim, por jam
i bindur se pas nje kohe te perdorimit te tyre ato do te
jene mjaft figurative dhe te kuptueshme.

Pas kesaj, shqyrtoni nje zgjidhje qe propozoj une per fjalen
"record". "Record" eshte nje fjale angleze me shume kuptime, por
ne kompjutere, perkatesisht ne krijimin e bazave te te dhenave,
fjala "record" nenkupton shenimin e llojeve te ndryshme te te dhenave
ne menyre te organizuar per ruajtje. Per kete, une do te propozoja
fjalen "dosje". Me "dosje" (shih perkufizimin ne gjysmen e pare te
artikullit), mendoj se me se miri do te reprezentonim grumbullimin
e shenimeve dhe te dhenave te ndryshme, natyrisht ne forme
elektronike, dhe organizimin e tyre ne nje dosje abstrakte ne
kompjuter.

Lista qe permbledhe fjalet e propozuara eshte kjo:

skede   =   file
skedar  =   folder
dosje   =   record
shteg   =   path
ngarkim =   load
ruaj    =   save


Ne te vertete, keshtu kishte propozuar edhe Roland Sejko.

Per propozime dhe komente rreth fjaleve tjera aktualisht te
diskutuara, shikoni mesazhin tim te dyte qe kam derguar ne
liste.

Ju lutem qe t'i konsideroni propozimet e mia dhe t'i pergjigjeni
ketij argumenti me poaq kujdes dhe seriozitet qe i kushtova une
gjate sajimit te tij, duke theksuar se te gjitha verejtjet e
juaja jane te mireseardhura.


Perzemersisht,

Besniku.






More information about the Info-Tech mailing list