Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Sugjerim mbi termat

albangjyrezi albangjyrezi at email.msn.com
Tue Dec 15 17:40:10 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Miredita te gjitheve,

Keto dite, pas anetarsimit tim ne kete list, me kane terhequr vecanerisht
diskutimet mbi perkthimin e termave kompjuterike nga Anglishtja ne Shqip.

Me duket se mosperputhjet e shumta te koncepteve ndaj fjaleve ne gjuhen
Shqipe dhe jo ato ne Anglisht po krijojne pak konfuzion midis anetareve te
kesaj liste, shumica e te cileve kane elektroniken dhe kompjuterat dhe jo
gjuhesine si profesion kryesor.

Nuk jam i sigurte nese kjo do te ishte nje zgjidhje optimale e problemit
gjuhesor qe ekziston, por mendoj se mbase mund te jete e arsyeshme qe ne
vend te nje nderrmarrjeje te perkthimit fjale per fjale te termave
kompjuterike, te asemblohet nje broshure ku termat kryesore te perdorur ne
elektronike te jene spjeguar dhe elaboruar ne shqip me me shume se nje
fjale.

Kjo do t'i jape mundesine perdoruesit shqiptar qe te dije themelin dhe
prejardhjen e ketyre termave ne menyre logjike si dhe hartuesve te nje
broshure te tille do t'u kurseje polemikat mbi kuptimet e ndryshme te
fjaleve ne Shqip.

Faleminderit per vemendjen,

Albani






More information about the Info-Tech mailing list