Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] rendesia e telekomit

Xhemil Meco vlora at isdnet.net
Tue Dec 15 13:29:28 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Ismet Hamiti wrote:
> 
> Jo, Xhemil, liberalizimi nuk eshte baras (ekuivalent) me privatizimin.
> As privatizimi nuk eshte baras me konkurencen, sic del nga shkrimi i
> Juaj.

Po, keni te drejte, ai shkrim eshte i pasakte nga kjo pikepamje. 
Por, nuk e di, a mund te ndodh praktikisht qe te kete ne Shqiperi
privatizim te Telekomit pa liberalizimin e telekomunikacioneve? 

> Dihet se ne Shqiperi tregu i sherbimeve me vlere te
> shtuar, ku bene pjese edhe Interneti, eshte i liberalizuar. Me nje
> procedure te thjeshte dhe me nje pagese minimale mund te mirret leja
> (licensa) per nje ISP. Ne te njejten kohe, Telekomi Shqiptar nuk e kryen
> punen e vet per te siguruar lidhjen me rrjetin nderkombetar te
> Internetit 

Lidhja fizikisht ekziston, sepse eshte po ajo e rrjetit telefonik.
Problemi eshte se a eshte ne gjendje Telekomi te ofroje si sherbim
kanale per te dhenat (data circuits). Telekomi teknikisht (marketingu
eshte tjeter pune) di p.sh te ofroje kanale prej 2Mb/s, por asnje ISP
nuk ka nevoje per nje kanal kaq te madh per momentin. Ideja do te
ishte qe Telekomi te dinte te ofronte kanale me te vogla (64, 128,
256Kb/s) si me rrjetin nderkombetar edhe me ate kombetar. Por per
kete  do t'i duhej ndoshta te bente ndonje update hardware apo
software te pajisjeve te tij.

> dhe pika kyqejeje ne cdo qytet kryesor te vendit, edhe pse ka
> kapacitet transmetues qe i rri kot. 

Nese ky kapacitet rri kot (sidmos brenda vendit) eshte per te ardhur
keq.

> Ai nuk ka as license per te punuar
> dhe Enti Rrregullator qe eshte formuar jo fort moti nuk ka se si e
> detyron.

Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT) ka nje rol me shume
rendesi ne kete mes. Ai duhet te ndikonte tek Telekomi qe ky te
tregohej me aktiv ne ofrimin e sherbimeve te nevojshme per rrjetet e
te dhenave (si Interneti).

> Rezultati: nuk permbushet qellimi kryesor i liberalizimit -
> lindja e ISP-ve te rij. Edhe ata  qe jane cmimet i kane te larta sepse
> detyrohen te shfrytzojne sistemet satelitore, shpejtesia dhe kualiteti
> jane shume inferiore, etj. etj.


-- 
Old programmers never die,             
they just branch to new addresses.     
_______________________________________________
Xhemil MECO -   email: vlora at isdnet.net
Administrateur Reseaux ISDnet  - http://www.isdnet.net
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++



More information about the Info-Tech mailing list