| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] propozimBashkim Bitiki bashkim.bitiki at co.arianeii.beTue Dec 15 04:40:20 EST 1998
**** Information Technology Forum **** -----Original Message----- From: Neim Rustemi <Neimr at brage.idrettshs.no> To: info-tech at alb-net.com <info-tech at alb-net.com> Date: mardi 15 décembre 1998 10:34 Subject: Re: [info-tech] propozim **** Information Technology Forum **** On 15 Dec 98 at 10:18, Bashkim Bitiki wrote: > Propozoj edhe një term tjetër në shqip : > File (eng) = Klasor (shqip) Hmmm, cfare lidhje ka termi klasor me termin file???!!! ---Shiko definimin e termit file. E çfarë lidhje ka skedari me termin file ???!!! Apo datoteka ???!!! Zoti Rustemi nuk do të thotë se nëse keni një mendim e që unë apo dikush tjetër duhet të jetë dakord me ju. Unë mundohem që të gjej një term të përshtatshëm sepse në gjuhën shqipe ai term nuk egziston. E ju çka bëni. Talleni me propozimet që i jap. Puna nuk shkon mbarë ashtu. Ne shqiptarët jemi mësuar të mbrojmë vetëm propozimet vetjake e të huajat ti kundërshtojmë. Nuk them që propozimet që i jap janë të sakta por japin së paku një ide. E për formimin e grupit, unë vetëm u propozova se e pash që askush nuk propozoheshte. Nëse jeni më të aftë propozoheni ju vehtë. Do të jem i gëzuar nëse jepni fryte, por do të ju kundërshtoj nëse nuk bëni asgjë. OK. Mbetshi me të mira
More information about the Info-Tech mailing list |