| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] TerminologjiaDXhezo at aol.com DXhezo at aol.comTue Dec 15 04:33:45 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Me duket se eshte e rendesishme qe te diskutohet edhe nje aspekt tjeter lidhur me terminologjine. Puna qe ka bere Eshrefi, si dhe dikutimet tona ne kete liste jane pa dyshim shume te vlefshme. Po kaq e vlefshme, mendoj, do te ishte qe keto diskutime te mos ngeleshin vetem ne nivelin e entuziasteve, dhe aq me teper te mos ngeleshin vetem brenda nesh, 10-20 abonenteve te kesaj liste. Qe ky aksion te kete vertete peshe mendoj se do te ishte e domosdoshme qe te konsultoheshim edhe me eksperiencen e deritanishme te informatikes ne Shqiperi e Kosove, ndoshta te ftonim ne kete diskutim gjuhetare qe jane marre prej kohesh me shqiperime te ngjashme ne fushat teknike (dhe qe njohin rregullat e brendeshme te shqipes per pranimin e termave te huaja). Fjalet hyjne ne perdorim te gjere ne nje gjuhe kur ka nje konsensus, si dhe behen te njohura nepermjet publikimeve, shkolles etj. Qe prej vitesh ne Tirane dhe Prishtine (ndoshta tani vone edhe ne Tetove), ne Universitet ka pasur dege te informatikes dhe elektronikes. Pa dyshim keto dege kane pergatitur studente me tekste ne gjuhen shqipe, dhe ne nje fare menyre ose ne nje tjeter jane gjendur perballe ketij problemi qe ne sot perpiqemi ta zgjidhim perseri. Eshte e qarte se nuk do te ishte mire qe kjo eksperience te injorohej teresisht (qe mund te sillte paradoksin qe neve ne kete liste dhe ata qe i kane shkruar apo mesuar me keto tekste te perdornim terma paralele e qe do te duhej te kalonim ne anglisht per tu marre vesh). Nga ana tjeter mund te kete shume terma ne keto tekste qe mund te shqiperohen ne menyre te sukseshme, ashtu sic mund te kete edhe terma qe eshte teper e veshtire (apo edhe artificiale) te shqiperohen (psh me kujtohet se ne nje nga artikujt e hershem per kompjuterat ne "Shkenca dhe Jeta", 1985-86, termi kompjuter ishte shqiperuar si MEL (Makine Elektronike Llogaritese), me gjithe absurditetin e kesaj shpikjeje, kur e gjithe bota perdor termin anglisht kompjuter). Albi solli shembullin e NATO-s, megjithese ka shembuj te tjere organizatash qe jane shqiperuar dhe perdoren gjeresisht ne shqip (OKB-Organizata e Kombeve te Bashkuara, BE-Bashkimi Evropian, OSBE-Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin Evropian etj) Pra, propozimi im do te ishte qe te ftonim ne kete diskutim specialiste te informatikes nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, profesore, studente, specialiste te firmave private qe kane si biznese te tyren kompjuterat, apo kane kurse private mbi kompiuterat, si dhe gjuhetare e akademike te universiteteve. Sikur edhe jashte ketij "projekti", pjesemarrja e specialisteve nga atdheu (Shqiperi, Kosove, Maqedoni), do te ishte teper e vlefshme per te gjithe anetaret e listes si dhe per ata vete. Gjithashtu perpjekja jone do te duhej te kishte nje veshje pak a shume "zyrtare", psh ne fjaloret e ardhshem keto terma do te duhej te inkuadroheshin, si dhe ne tekstet shkollore etj. Vetem pas publikimeve te vazhdueshme, propagandimit, shkolles etj, do te fillonin keto fjale te perdoreshin natyrshem ne gojen e shqiptareve. Ka nje veshtiresi praktike ne afrimin e specialisteve nga Shqiperia: mungesa e gjere e postes elektronike (e-postes?). Besoj se shume nga informaticienet qe jane ne krye te zhvillimit mund ta kene kete mundesi, nderkohe qe shumica e gjuhetareve, akademikeve ndoshta jo. Mund te jete e nevojshme te vendoset me keta nje fare lloj komunikimi nepermjet rrugeve te tjera konvencionale, psh postes se zakonshme, faksit etj. Nderkohe ky proces mund te jete i gjate, te marre vite te tera dhe dhjetra, ndoshta qindra mendje te ndryshme para se terminologia e propozuar te zere vend. Une procesin e votimit do ta merrja ne kuptimin e gjere te fjales, ne fund te fundit neve nuk jemi deputete ne parlament qe ngreme kartat dhe qe vullnetin tone e bejme ligj nepermjet autoritetit te policit. Shqiperime te ndryshme mund te jene ne perdorim paralel per nje fare kohe derisa gjuha vete te zgjedhe ate qe shkon natyrshem. Propozimet e mija: Fishe dhe Skede, kam idene se perdoren qe te dyja ne Shqiperi, si perkthim literal i "file". File ndoshta e ka origjinen qe nga koha kur ato ishin nje grumbull kartash (punched cards). Fishe padyshim vjen nga frengjishtja, pasi shumica e profesoreve te Tiranes e mesuan informatiken (term tjeter nga frengjishtja) ne France. Mendoj se mund te kete nje ndryshim ndermjet Skede dhe Skedar; Skede psh mund te perdoret ne vend te File, dhe Skedar ne vend te File Manager, ose ne vend te Folder/Directory etj. Nje ide tjeter mund te ishte qe psh ne vend te Folder te perdoret Dosje (megjithese edhe kjo eshte nga frengjishtja). "Drejtori fishash/skedash", mua me tingellon absurde, pasi Drejtoria eshte institucion qe drejton (psh Drejtoria e Bujqesise, Drejtoria e burgjeve), ndersa "file directory" eshte nje objekt qe klasifikon, mban, permbledh. ATM mund te perdoret si e tille, ndoshta me shpjegim te gjate shqip (menyra e trasferimit josinkronik/te pakordinuar) text editor- ndoshta "shfaqes teksti" sic propozon Neimi, ose ndoshta "perpunues teksti" communication protocol - protokoll komunikimi Une do ti modifikoja pak termat e Aniles, me teper duke dashur te jem me prane menyres se si thuhen ne anglisht): File -> Skede (ose fishe) Save -> Ruaj (ne vend te Ruaje; Ruaj duke qene ne urdherore eshte me pak personale se Ruaje apo Ruajeni, dhe si e tille mund ti pershtatet me mire komandave) Save as -> Ruaj si Attach -> Bashkangjit Ne kete fryme: File/New -> Skede/Krijo Print -> Shtyp Print Preview -> ... Parashiko te Shtypuren? (kjo eshte qesharake LOL), ose me shkurt: shiko_ne_ekran_sesi_do_te_dali_rezultati_ne_leter :-) Send -> Dergo (Posto) Exit -> Dil (Qerrohu :-)) Quit (temporarily to the operating system for example) -> Nderprit (???) Edit -> ??? Ndrysho, Boto??? Cut -> Prij (me dyshime) Copy -> Kopjo Paste -> Ngjit (me shume dyshime), ndoshta ... Zhvendos Clear -> ??? Find -> Gjej Replace -> Zvendeso Help -> Ndihme Si mund te perkthehen ne Shqip ne menyre koncize dhe te kuptimte psh, kernel, buffer, real-time, download, thread, object-oriented, pointer(tregues???)
More information about the Info-Tech mailing list |