Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] rendesia e telekomit

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Tue Dec 15 00:04:12 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Zoti Xhemil,
Fjalia e juaj ne fund  (ne PS) i spjegon disa pasaktesi qe verehen aty
ketu ne shkrimin Tuaj te vlefshem. 
Jo, Xhemil, liberalizimi nuk eshte baras (ekuivalent) me privatizimin. 
As privatizimi nuk eshte baras me konkurencen, sic del nga shkrimi i
Juaj. 
Ky eshte keqkuptimi fundamental qe verehet kudo ne vendet ne zhvillim e
edhe ne Shqiperi.
Pa hyre ne definicionin konciz te ketij termi, per nevojat e ketij
diskutimi te themi se Liberalizim do te thot hapje e tregut te
sherbimeve baze te telekomunikacioneve per me shume pjesemarres,
pavaresisht nga lloji i pronesise.
Ndersa privatizim do te thot trensformimi i prones publike (shoqerore,
shteterore) ne prone private. Shqip kesaj i themi - shitje e prones
s'ime. tende, atij, ketij - shitje e prones tone te perbashket -
individeve privat. Ne Maroko, bje fjala, eshte bere privatizimi i
telekomunikacioneve shteterore dhe ato i ka blere familja mbreterore.
Privatizim se jo mahi!
Ne shkrimin tim qe i referoheni, une shfaqa mendimin se privatizimi
(shitja e) i Telekomit Shqiptar dhe i AMC-se, tani dhe keshtu sic jane,
nuk do te sillte zhvillim me te shpejtuar te telekomunikacioneve ne
Shqiperi. Perveq argumenteve qe i permenda ne shkrimin tim te kaluar, ky
veprim do te shkaktonte kalimin nga monopoli i keq shteterore ne monopol
edhe me te keq privat, apo ruajna Zot, ne monopol te tmerrshem te huaj.
Me nje fjale nuk do t'i zgjidhte aspak problemet per te cilat flitni Ju.
Problemet qe me plot te drejt i theksoni Ju, zgjidhen (a) permes
licenses qe u leshohen operatoreve ne te cilen u caktohen detyrimet e
kesaj natyre dhe (b) mbikqyrjes rigoroze te permbushjes se ketyre
detyrimeve nga organi rregullator i pavarur. Pra pronesia ketu nuk ka
pune aspak.
Problemet qe i ka sot Shqiperia ne fushen e telekomunikacioneve rrjedhin
kryesisht nga (a) mungesa e nje politike sektorale koherente dhe (b)
drejtimi (manaxhimi) joadekuat i operatoreve ekzistues, sidomos i
Telekomit Shqiptar. E keto probleme nuk kane te bejne aspak me
privatizimin.
Ja nje shembull qe ilustron nevojen per nje politike te harmonizuar dhe
integrale sektorale. Dihet se ne Shqiperi tregu i sherbimeve me vlere te
shtuar, ku bene pjese edhe Interneti, eshte i liberalizuar. Me nje
procedure te thjeshte dhe me nje pagese minimale mund te mirret leja
(licensa) per nje ISP. Ne te njejten kohe, Telekomi Shqiptar nuk e kryen
punen e vet per te siguruar lidhjen me rrjetin nderkombetar te
Internetit dhe pika kyqejeje ne cdo qytet kryesor te vendit, edhe pse ka
kapacitet transmetues qe i rri kot. Ai nuk ka as license per te punuar
dhe Enti Rrregullator qe eshte formuar jo fort moti nuk ka se si e
detyron. Rezultati: nuk permbushet qellimi kryesor i liberalizimit -
lindja e ISP-ve te rij. Edhe ata  qe jane cmimet i kane te larta sepse
detyrohen te shfrytzojne sistemet satelitore, shpejtesia dhe kualiteti
jane shume inferiore, etj. etj. Ky eshte nje shembull se vetem
liberalizimi deklarativ i tregut nuk mjafton per t'u arrijtur qellimi i
vertete i liberalizimit.
A duhet tani te hiqet dore nga pronesia e Telekomit per t'a detyruar
Telekomin Shqiptar te beje ate qe e ka per detyre dhe prej se ciles ka
fitim vet? Jo, ne asnje menyre. Ky do te ishte cmim teper i larte per
zhvillimin e Internetit ne Shqiperi. Krejt cka nevojitet eshte nje
urdher i thjesht eksplicit nga Qeveria qe Telekomi Shqiptar t'a siguroje
ledhjen ne rrjetin nderkombetar te Internetit dhe pika kyqejeje, me cmim
te aresyeshem, ne cdo qytet te vendit. Telekomi Shqiptar mund t'a kryej
kete pune per dy muaj. Keshtu do te krijoheshin kushtet per shfaqjen e
ISP-ve te shumepritur, dhe rezultatet e tregut te liberalizuar do te
hetoheshin menjehere.
Jokompetenca e drejtueseve te Telekomit Shqiptar (besa edhe arrogancea)
ka ilaq me te padhembeshem se sa shitja e kesaj pasurije te vlefshme,
por per kete ndonje here tjeter.
Me shume respekt.
Ismet Hamiti
> -----Original Message-----
> From:	Xhemil Meco [SMTP:vlora at isdnet.net]
> Sent:	15 December 1998 03:09
> To:	info-tech at alb-net.com
> Subject:	Re: [info-tech] rendesia e telekomit
> 
>               **** Information Technology Forum ****
> 
> Ismet Hamiti wrote:
> > Prandaj jam thellesisht i bindur se nuk eshte koha as per
> privatizimin
> > as per liberalizimin e tregut te sherbimeve baze te
> telekomunikacioneve
> > ne Shqiperi. (Pra veni re - flas per sherbimet baze e jo per
> sherbimet
> > me vlere te shtuar, sic eshte bje fjala Interneti. Tregu i
> sherbimeve te
> > tilla tashme eshte tashme i liberalizuar ne Shqiperi). Ka rruge
> shume me
> > te mira per te siguruar zhvillimin me te shpejte te
> telekomunikacioneve
> > ne Shqiperi.
> > 
> > Puna e pronesise se huaj te telekomunikacioneve, sic e thua edhe
> vet,
> > eshte shume me e nderlikuar dhe lidhet me aspekte te tjera edhe me
> > jetike per vendin. Por per kete ndoshta ndonjehere tjeter se sot e
> > zgjata shume. Te shtoj vetem se absolutisht nuk eshte koha per
> lejimin e
> > pronesise se huaj ne tregun e telekomunikacioneve ne Shqiperi.
> 
>  Ndoshta eshte pak heret per privatizimin e Telekomit Shqiptar dhe kjo
> pune duhet pare me *shume* kujdes. Problemi eshte se ne boten e sotme
> telekomunikacionet e nje vendi afirmojne ne nje fare menyre
> identitetin e tij. Por le te shikojme problemin e privatizmit te
> Telekomit Shqiptar nga pikepamja e teknologjise se informacionit, duke
> patur parasysh se marredheniet midis tyre do te jene me shume rendesi
> per zhvillimin e Shqiperise.
>  Teknologjia e informacionit eshte e ndertuar sot mbi rrjetet e te
> dhenave (data networks) te cilet nga ana e tyre ne pjesen me te madhe
> mbeshteten mbi rrjetet dhe infrastrukturen e Telekomit. Operatoret e
> rrjeteve te te dhenave jane pra kliente te Telekomit. P.sh kur lidhemi
> me nje modem me Internetin, duhet ne me te shumten e rasteve te
> kalojme nga nje linje e Telekomit per te arritur ne nje nyje
> Interneti, dhe ne kete rast operatori i Internetit dhe Telekomi kane
> nje kontrate midis tyre mbi bazen e zgjidhjes teknike qe eshte rene
> dakord.
>   Ne Shqiperi deri para pak kohesh (nuk kam dijeni per zhvillimet me
> te reja) jane perdorur thjesht linja ose grupe linjash (fizike)
> telefonike. Kjo zgjidhje teknike nuk eshte shume e pershtatshme sepse
> ka kapacitet te kufizuar, eshte e veshtire per t'u administruar, ka
> kosto (relativisht) te larte, nuk eshte evolutive etj. 
>  Paranteza e mesiperme tregon se nje ISP shqiptare (p.sh) i duhet qe
> te binde Telekomin qe ky t'i ofroje nje sherbim per te cilin ajo ka
> nevoje, si dhe te kete tarifa pak a shume te aresyeshme. Tani ketu
> qendron problemi i monopolit te Telekomit. Nese ka deshire Telekomi
> thote qe nuk e ofron kete sherbim dhe pike. Dhe ndoshta nga pikepamja
> e Telekomit kjo mund te jete e drejte sepse nje sherbim i ri nenkupton
> shpenzime dhe eshte me kollaj dhe me sigurt te vazhdosh ne ofrimin e
> nje sherbimi te njohur mire sic eshte telefonia. 
>  Neqoftese do te ekzistonte konkurrenca e lire, njeri nga konkurrentet
> do ta ofronte medoemos sherbimin (do te ishte nje plus per te) dhe
> ndoshta ISPet do te mund edhe te negocionin per tarifat.
>  Keto jane per mendimin tim te mirat e konkurrences se lire qe
> nekuptohet nga nje privatizim i Telekomit.
>   Por nga ana tjeter duhet se nese behet privatizmi sot, kush do te
> jete ne gjendje te bleje. Nuk besoj qe te jete ne perfitmi te
> shqiptareve. (Nese dikush mund te bente nje analize te hollesishme te
> kesaj pike, do te ishte interesante.) Dhe kam frike, se nese punet do
> te viheshin ne rruge te mbare, kjo do te na rendonte shume ne te
> ardhmen.
>   Po te marrim p.sh rastin e Frances, France Telecom (FT) qe ka patur
> deri tani monopolin e telekomunikacionit ne France, eshte nje kompani
> shteterore dhe vetem tani po flitet per privatizim. Madje edhe
> privatizmi po behet i kujdesshem. Deri tani cdo operator i huaj qe
> eshte vendosur ne France ka qene i detyruar te kaloje nga FT, pra t'i
> bleje nje sherbim FT-se. Kabllot jane gjithmone prone e FT-se, vetem
> ne nyjet e rrjetit dikush tjeter mund te vendose pajisjet e veta. Po
> keshtu ndodh edhe me operatoret e te dhenave. Sa per anekdote, nje
> ndermarrje e cila ka ndertesa ne te dy anet e nje rruge, per te lidhur
> dy korpuset e saj me ane te nje kablli duhet t'i drejtohet FT-se (e
> cila nga ana e saj duhet t'i marre leje bashkise etj).
>   Ky eshte nje shembull i mire se si mund te behen gjerat. Por ne
> Shqiperi p.sh nuk besoj qe kablli optik qe lidh disa qytete kryesore
> te vendit te jete 100% prone e Telekomit Shqiptar. Kjo duhet patur
> parasysh. 
>  Mendoj se duhet te gjenim nje kompromis ne lidhje me privatizimin.
> Ndoshta eshte heret qe te privatizohej Telekomi shqiptar, por nga ana
> tjeter do te duhej qe ai te ishte me aktiv dhe me i hapur per
> ndertimin  e rrjeteve te te dhenave  ne Shqiperi mbi bazen e
> teknologjieve te reja. Futja e ketyre teknologjive te reja mund te
> jete fillimisht e veshtire nga pikepamja e kostos per ISPet, por me
> pas do te kene nje interes shume te madh dhe interesi ne fakt qendron
> tek sherbimet qe do te ofrohen. Kurse per Telekomin veshtiresia me e
> madhe eshte ne administrimin e nje teknologjie te re.
>  Mendoj se per futjen e ketyre teknolgjive te reja ne fushen e IT nuk
> mjaftojne konsiderata thjesht ekonomike por, ashtu sic eshte vepruar
> ne vende te tjera, duhen mbeshtetur nga nje vullnet politik. Dhe ky
> vullnet politik eshte me i efektshem kur Telekomi nuk eshte ende i
> privatizuar.
> 
> Pershendetje 
> Xhemil Meco
> 
> PS. ne shkrimin e mesiperm i kam konsideruar identike termat
> "privatizim" dhe "liberalizim".
> 
> -- 
> Old programmers never die,             
> they just branch to new addresses.     
> _______________________________________________
> Xhemil MECO -   email: vlora at isdnet.net
> Administrateur Reseaux ISDnet  - http://www.isdnet.net
> +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++



More information about the Info-Tech mailing list