| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Terminologjia ...!Xhemil Meco vlora at isdnet.netMon Dec 14 16:26:59 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Mali wrote: > > Per keto faqe me terma te perkthyer kam krijuar edhe nje mekanizem, > i cili automatikish e ben administrimin e ketyre faqeve. > Ky mekanizem regjistron cdo propozim/perkthim dhe pastaj mvaresisht > se cili perkthim 'ka marre me se shumti vota', radhitet ne vendin > e pare, kurse perkthimet tjera biejne ne nje vend me poshte(TOP-LIST!). > Por, pasi qe nuk pati interesim te vazhduar rreth perkthimit te > termave te tjere, une nuk e bera implementimin e mekanizmit ne fjale. Ky mekanizem duket nje ide shume e mire. Mendoj se duhet vene ne pune nje version me i evoluar i tij, i cili, ashtu sic thote Eshrefi, te kete te integruar nje mekanizem votimi. Mund te benim edhe me shume, nje votim te ponderuar. P.sh, vota e atij qe ka gjetur me shume terma te kete nje peshe disa perqind me te madhe, kjo do te rriste konkurrencen:)) Po ashtu ne llogaritjen e rezultatit mund te fusnim edhe nje perqindje rastesie, per t'i dhene mundesi daljes ne krye te emrave te rinj. Do te duhej gjithashtu te percaktonim nje procedure propozimi dhe votimi me gjera interesante, p.sh nese nje term nuk arrinte te formonte shumicen e nevojshme, votimi te perseritej pas njefare kohe, kohe qe do te shfrytezohej nga ithtaret e termit per te bindur listen me apologji te zjarrta per efikasitetin e termit:)) etj. Fjalorin mund ta stokonim ne nje baze te dhenash (database), p.sh une do te propozoja Postgresql(me kusht qe te kete nje version per platformen ku ai do te instalohet) i cili ka nje nderfaqe(interface) te kendshme web. Nga ana tjeter mendoj qe do te ishte shume i dobishem nje fjalor shqip i sinonimeve. Nese dikush e kishte mund te na komunikonte sinonimet e termit qe diskutohet. Duhet te binim dakord edhe mbi ate se cfare mund te perkethehet e cfare jo. Sic u tha edhe me pare ne liste, ka terma si ATM qe ndoshta nuk ka nevoje te perkethehen sepse e gjithe bota i perdor ashtu sic jane. Megjithate kjo eshte ndoshta nje teme qe do te diskutohet gjate... Pershendetje Xhemil Meco -- Old programmers never die, they just branch to new addresses. _______________________________________________ Xhemil MECO - email: vlora at isdnet.net Administrateur Reseaux ISDnet - http://www.isdnet.net +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
More information about the Info-Tech mailing list |