| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] rendesia e telekomitXhemil Meco vlora at isdnet.netMon Dec 14 15:09:28 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Ismet Hamiti wrote: > Prandaj jam thellesisht i bindur se nuk eshte koha as per privatizimin > as per liberalizimin e tregut te sherbimeve baze te telekomunikacioneve > ne Shqiperi. (Pra veni re - flas per sherbimet baze e jo per sherbimet > me vlere te shtuar, sic eshte bje fjala Interneti. Tregu i sherbimeve te > tilla tashme eshte tashme i liberalizuar ne Shqiperi). Ka rruge shume me > te mira per te siguruar zhvillimin me te shpejte te telekomunikacioneve > ne Shqiperi. > > Puna e pronesise se huaj te telekomunikacioneve, sic e thua edhe vet, > eshte shume me e nderlikuar dhe lidhet me aspekte te tjera edhe me > jetike per vendin. Por per kete ndoshta ndonjehere tjeter se sot e > zgjata shume. Te shtoj vetem se absolutisht nuk eshte koha per lejimin e > pronesise se huaj ne tregun e telekomunikacioneve ne Shqiperi. Ndoshta eshte pak heret per privatizimin e Telekomit Shqiptar dhe kjo pune duhet pare me *shume* kujdes. Problemi eshte se ne boten e sotme telekomunikacionet e nje vendi afirmojne ne nje fare menyre identitetin e tij. Por le te shikojme problemin e privatizmit te Telekomit Shqiptar nga pikepamja e teknologjise se informacionit, duke patur parasysh se marredheniet midis tyre do te jene me shume rendesi per zhvillimin e Shqiperise. Teknologjia e informacionit eshte e ndertuar sot mbi rrjetet e te dhenave (data networks) te cilet nga ana e tyre ne pjesen me te madhe mbeshteten mbi rrjetet dhe infrastrukturen e Telekomit. Operatoret e rrjeteve te te dhenave jane pra kliente te Telekomit. P.sh kur lidhemi me nje modem me Internetin, duhet ne me te shumten e rasteve te kalojme nga nje linje e Telekomit per te arritur ne nje nyje Interneti, dhe ne kete rast operatori i Internetit dhe Telekomi kane nje kontrate midis tyre mbi bazen e zgjidhjes teknike qe eshte rene dakord. Ne Shqiperi deri para pak kohesh (nuk kam dijeni per zhvillimet me te reja) jane perdorur thjesht linja ose grupe linjash (fizike) telefonike. Kjo zgjidhje teknike nuk eshte shume e pershtatshme sepse ka kapacitet te kufizuar, eshte e veshtire per t'u administruar, ka kosto (relativisht) te larte, nuk eshte evolutive etj. Paranteza e mesiperme tregon se nje ISP shqiptare (p.sh) i duhet qe te binde Telekomin qe ky t'i ofroje nje sherbim per te cilin ajo ka nevoje, si dhe te kete tarifa pak a shume te aresyeshme. Tani ketu qendron problemi i monopolit te Telekomit. Nese ka deshire Telekomi thote qe nuk e ofron kete sherbim dhe pike. Dhe ndoshta nga pikepamja e Telekomit kjo mund te jete e drejte sepse nje sherbim i ri nenkupton shpenzime dhe eshte me kollaj dhe me sigurt te vazhdosh ne ofrimin e nje sherbimi te njohur mire sic eshte telefonia. Neqoftese do te ekzistonte konkurrenca e lire, njeri nga konkurrentet do ta ofronte medoemos sherbimin (do te ishte nje plus per te) dhe ndoshta ISPet do te mund edhe te negocionin per tarifat. Keto jane per mendimin tim te mirat e konkurrences se lire qe nekuptohet nga nje privatizim i Telekomit. Por nga ana tjeter duhet se nese behet privatizmi sot, kush do te jete ne gjendje te bleje. Nuk besoj qe te jete ne perfitmi te shqiptareve. (Nese dikush mund te bente nje analize te hollesishme te kesaj pike, do te ishte interesante.) Dhe kam frike, se nese punet do te viheshin ne rruge te mbare, kjo do te na rendonte shume ne te ardhmen. Po te marrim p.sh rastin e Frances, France Telecom (FT) qe ka patur deri tani monopolin e telekomunikacionit ne France, eshte nje kompani shteterore dhe vetem tani po flitet per privatizim. Madje edhe privatizmi po behet i kujdesshem. Deri tani cdo operator i huaj qe eshte vendosur ne France ka qene i detyruar te kaloje nga FT, pra t'i bleje nje sherbim FT-se. Kabllot jane gjithmone prone e FT-se, vetem ne nyjet e rrjetit dikush tjeter mund te vendose pajisjet e veta. Po keshtu ndodh edhe me operatoret e te dhenave. Sa per anekdote, nje ndermarrje e cila ka ndertesa ne te dy anet e nje rruge, per te lidhur dy korpuset e saj me ane te nje kablli duhet t'i drejtohet FT-se (e cila nga ana e saj duhet t'i marre leje bashkise etj). Ky eshte nje shembull i mire se si mund te behen gjerat. Por ne Shqiperi p.sh nuk besoj qe kablli optik qe lidh disa qytete kryesore te vendit te jete 100% prone e Telekomit Shqiptar. Kjo duhet patur parasysh. Mendoj se duhet te gjenim nje kompromis ne lidhje me privatizimin. Ndoshta eshte heret qe te privatizohej Telekomi shqiptar, por nga ana tjeter do te duhej qe ai te ishte me aktiv dhe me i hapur per ndertimin e rrjeteve te te dhenave ne Shqiperi mbi bazen e teknologjieve te reja. Futja e ketyre teknologjive te reja mund te jete fillimisht e veshtire nga pikepamja e kostos per ISPet, por me pas do te kene nje interes shume te madh dhe interesi ne fakt qendron tek sherbimet qe do te ofrohen. Kurse per Telekomin veshtiresia me e madhe eshte ne administrimin e nje teknologjie te re. Mendoj se per futjen e ketyre teknolgjive te reja ne fushen e IT nuk mjaftojne konsiderata thjesht ekonomike por, ashtu sic eshte vepruar ne vende te tjera, duhen mbeshtetur nga nje vullnet politik. Dhe ky vullnet politik eshte me i efektshem kur Telekomi nuk eshte ende i privatizuar. Pershendetje Xhemil Meco PS. ne shkrimin e mesiperm i kam konsideruar identike termat "privatizim" dhe "liberalizim". -- Old programmers never die, they just branch to new addresses. _______________________________________________ Xhemil MECO - email: vlora at isdnet.net Administrateur Reseaux ISDnet - http://www.isdnet.net +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
More information about the Info-Tech mailing list |