Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Terminologjia ...!

Bashkim Bitiki bashkim.bitiki at co.arianeii.be
Mon Dec 14 09:27:16 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Me siguri se duhet të përdoren ato fjalë që deri tani janë përkthyer, sepse
asnjë punë nuk duhet të hidhet poshtë, pasi që ajo mund të paraqesë themel e
punës së mëtejme. Por duhet të pyetemi se në çfarë mënyre duhet të veprojmë
që të vazhdojmë me këtë punë të rëndësishme.

Të gjithë personat në këtë listë ndoshta nuk kanë lidhje( conection) në
internet, andaj

a) Ndoshta mënyra më e mirë do të ishte që fjalët ti dërgojmë via e-mail-it
epastaj dy apo tre persona t'i trajtojnë ato.

e nëse të gjithë kanë lidhje në internet fjalët të dërgohen via faqece të
WEB-it, andaj

b) ndoshta duhet të krijojmë një trajtues automatik të fjalëve siq propozoi
Eshrefi, i cili do të përmblidhte të gjitha fjalët të cilat do të
propozoheshin.

Pyetje :

A ka ndonjë punë të përbashkët mes Eshrefit dhe punës së bërë Në ALBANIAN ?

Propozime të tjera do të ishin të mirëseardhura.


tung,
Bashkimi

PS. Koha kalon, prandaj sa më shpejtë e më shumë propozime aq më mirë (se ne
shqiptarët e kemi zakon të flasim shumë e të bëjmë pak)




More information about the Info-Tech mailing list