Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Terminologjia ...!

Anila Gottschling nila at pegasus.dvz.fh-aachen.de
Mon Dec 14 08:57:05 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

> Siq mund te lexohet edhe me larte, para me shume se tri vitesh
> pat filluar ne listen ALBANIAN e me vone ne ALBA-STUD nje iniciative
> per perkthimin e disa termave nga shkenca e kompjuteristikes nga
> gjuha angleze ne ate shqipe.

A ekziston ndonje dokument i tille, apo na duhet ta fillojme nga hici?

>
>
> Une i kam tubur te gjithe ato perkthime qe jane bere atehere ne
> listat e lartepermendura ate kohe dhe me vone. Me keta terma, para
> me shume se tri vitesh pata krijuar disa faqe ne WWW me keta terma,
> prej nga pastaj secili(edhe ai qe nuk ishte antare ne listat ne fjale)
> mund te sherbehej me keto perkthime. Poashtu, pata rregulluar
> edhe mundesine e futjese automatike te propozimeve te reja ne
> faqet ne WWW.
>
> Kjo permbledhje termash mund te lexohet edhe tani ne faqet e mija
> ne WWW ne kete adrese :
>                         http://www.in.tum.de/~januzaj/
> ne rubrike :
>                          Leksikoni elektronik!
>
> Deri me tani jane diku mbi 333 terma te perkthyer nga gjuha angleze
> ne gjuhen shqipe!

Problemi qe hasa ne listen tuaj eshte se aty ka vetem fjale shqip, por jo
perkthime nga anglishtja ne shqip. Mendoj se do te ishte me e udhes qe te
behej nje perkthim i tille i fjaleve, ku fjala korresponduese ne Anglisht
te qendronte perkarshi me perkthimin ne shqip.
Dicka me te vertet me vlere do te ishte  krijimi i nje database.Sigurisht
qe kjo gje kerkon pune , por ia vlen pasi do te jete e vlefshme edhe per
shume persona te tjere, si p.sh. fillestaret qe duan te perdorin
kompjuterin ne Shqiperi, por qe nuk dine anglisht. Perkthimin mund ta
bejme edhe ne gjuhe te tjera, si p.sh ne gjermanisht, frengjisht apo
italisht. Propozimi im eshte qe te fillojme me termat me te perdorshme ne
kompjuter, si file, open, close, new, save, save as... etj.

>
>
> SHENIM : Ju lutem te perqendroheni kryesisht ne funksionalitetin
>          e faqeve te fjalorthit ne WWW dhe pastaj mund te pajtohemi
>          edhe per dizajnin optik te tyre!

Funkisonaliteti i kytyre faqeve per mendimin tim nuk eshte aspak
ndihmuas. Aty une mund te gjej disa terma ne shqip, me te shumtat e te
cilave i di. Mendimi im eshte qe brenda mundesive te krijojme nje database
i cili te kete funsionalitetin si  ne adresen e meposhtme
http://dict.leo.org/
Gjithe te mirat
Anila

--
Make it as simple as possible, ...but not simpler





More information about the Info-Tech mailing list