| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Pyetje...Ilir Zenku ilirz at soros.alSat Dec 12 15:20:41 EST 1998
**** Information Technology Forum **** > -----Original Message----- > From: owner-info-tech at alb-net.com > [mailto:owner-info-tech at alb-net.com]On > Behalf Of Xhemil Meco > Sent: Wednesday, December 09, 1998 15:16 > To: info-tech at alb-net.com > Subject: Re: [info-tech] Pyetje... > > > **** Information Technology Forum **** > > Anila Gottschling wrote: > > > > **** Information Technology Forum **** > > > > Shqiperise, kostoja qe ky provider ofron eshte teper e > larte. Nese nje > > person deshiron qe te perdore vetem email, duhet t´i jepet > nje mundesi > > qe ai te paguaje nje shume te pranueshme per kushtet e Shqiperise. > > Une isha vitin e kaluar ne Shqiperi. Ne fakultetin e Shkencave te > > Natyres, mundesi emaili kane vetem Profesorat...(?). Kur pyeta nese > > eshte e mundur qe te kem nje account, m´u pergjigjen se > mund te pyes per > > kete personat pergjegjes, por shqyrtimi i "Ceshtjes" do te > zgjase rreth > > 2 muaj..(?) 2 muaj per nje komande te thjeshte "adduser"? > M´u duk teper > > qesharake... > Xemil Meco wrote: > > Ne fakt, problemi nuk besoj te jete edhe kaq i thjeshte. Shqiperia nuk > ka shume "bandwith" me Internetin aktualisht, dhe kjo ndoshta e ben > kritike hapjen e nje hyjre/llogarie (account) Internet. > Nga ana tjeter mendoj se i duhet dhene rendesi hyrjes se studenteve ne > Internet. Nje menyre mund te ishte qe ISPet ekzistuese apo te ardhshme > komerciale t'iu jepnin hyrje falas shkollave (kuptohet, brenda > mundesive). Ne kete menyre e para, ndihmohen studentet, e dyta > krijohen perdorues te ardheshem. Dhe Interneti nuk vlen nese perdoret > vetem nga nje rreth i kufizuar njerezish. > E gjithe Shqiperia kalon ne 64Kbps te OiC dhe 32Kbps te UNDP. Qe te dyja me VSAT. OiC me Clear Channel, e UNDP me Shared Channel. Tani ne Rrjetin Akademik (@net ne disa vende, nje kohe e quanim edhe ARDIANET - Albanian Research and Development (Internet? nuk me kujtohet i...) Academic Network) ka mbi 300 makina. Mund ta paramendoni se cfare 'sherbimi' kane. Grafiku i downlink eshte gjithmone ne afer 100%, naten zbret ndonjehere nen 50%. Kemi vene edhe dy DirecPC (400kbps downlink) ne Proxy Serverat e prape nuk mund ti perballojme kerkesat. Ne nderkohe, Telekomi ka fibren me Italine. Me te njejtat para qe po paguaj VSATin mund te blej 2Mbps me Italine. Mirepo, Telekomi nuk e ofron kete sherbim. Secili nxjerr arsye me vete. 'Na duhen pajisje shtese', 'Kemi prioritete te tjera', 'Kemi probleme me italianet', 'Naj ka futur Alcatel Italia'. Me nje Telekom te tille as te mos kemi shpresa qe do te kete ndryshime ne bandwidth. Edhe ISP-te e reja qe po marrin licenca, do te perdorin VSAT. E perndryshe VSATi perdoret vetem ne vende ku nuk ka dalje ne ndonje rrjet me fibra (psh Maqedoni. Kane 2x2Mbps me MCI, dhe me duket nje 2Mbps me BT) Eshte gjynah te mos perdoret pozita e Shqiperise per nje zhvillim te shpejt te telekomunikimeve. Ne fillimet e AMC (sherbyes i celularit, GSM) ndjeva nje kenaqesi qe Shqiperia po kalon shkallet e zhvillimit drejt e ne majen e teknologjise. Por u zhgenjeva me AMC se shtrirja u kufizua vetem me bregdetin dhe Tiranen. Eshte shembulli i Indise per punen e celulareve dhe te disa shteteve te tjera ku celularet po zevendesojne Telekomin e rendomte sepse jane teknologji me rentabile. Ne Shqiperi kjo 'nuk punoi'. Cmimet ishin teper te larta. Nuk u be shtrirja ne gjithe teritorin. U bene edhe disa aventura ne boten e Internetit (www.albania.al etc etc) qe normalisht deshtuan se nuk mundet qe nje kompani celulari ti diktoje Rrjetit Akademik ritmin e zhvillimit. Gjithcka vjen nga atmosfera akademike. Nuk mund te zhvillohen e te marrin profite kompani te telekomunikimeve ne Shqiperi, perderisa nuk investojne ne zhvillimin e Human Resource. Ne nje email te meparshem, lexova impresionet e z.Hamiti me aftesite te inxhiniereve shqiptare. Edhe une kam pare gjera te pabesueshme ne Shqiperi. Njoh nje inxhnier mbi 50-vjecar i cili mban sistemin e nje institucioni. E mbaj mend kur e kam takuar per here te pare se si po mesonte komandat e DOS. Ai u vetekualifikua vetem duke punuar me do manuali qe i gjente larte e poshte. Edhe ate njeri ishte ne italisht, tjetri ne anglisht, bile te ai edhe mund te gjeje materiale ne frengjisht (qe francezet e kane manine e perkthimit te gjithe termave). Dhe ai po vazhdon te mesoje cdo gje te re qe i bie ne dore. Ose kam shembullin e nje grupi studentesh qe morrem vjet nga viti i II te informatikes dhe iu tham qe 'do te punonin per ne'. Ata do punonin qe te paguhen me akses ne Internet :) Nga 12 qe morrem 2 te mire na iken ne US, po edhe te tjeret kane shkuar aq larg saqe njerin e kemi konsulent per Linux e te tjeret po i dergojme edhe te zgjedhin probleme komplekse ne rrjeta. Pra zgjuarsia dhe vullnetin asnjehere nuk kane munguar. Sepse shumica e studenteve e kane kapacitetin dhe aftesine per te mesuar gjera te reja. Dijne gjuhe te huaja dhe jane me te vertete shume punetore. Ne nderkohe, ne pozita te ndryshme ka njerez me te vertete te qelbur ne cdo aspekt. Moral e intelektual. Se si mundet ndryshe te shpjegohet rasti qe permenda i Telekomit, apo ky: Ne kemi rikonstruktuar 5 salla mesimi ne FSHN (Fakulteti i SHkencave Natyrore). Dy salla jane laboratore me kompjutera te ri. Poashtu kemi dhuruar edhe 1 laborator per ata te Informatikes. E gjithe kjo dhurate me vetem nje kerkese: 'Laboratoret te jene te hapura deri ne ora 18:00, ndryshe i kthejme kompjuterat'. Kete ceshtje duhet ta zgjedhe fakulteti qe studentet te mund te punojne pasdite. Deri me sot laboratoret jane te mbyllura qe ne oren 13:00 se laborantet duhet te shkojne ne shtepi te bejne dreken apo pazarin. Edhe kete nuk e bejne. Dekani eshte njeri 'per se mbari', mirepo gjithcka teposhte eshte ne asifare feje e ngaterruar saqe vartes te tij i kishin thene qe 'le te vijne ti marrin se nuk na duhet Sorosi'. Dhe kjo eshte menyra se si i koncepton keto gjera nje shef katedre. Nejse se e zgjate shume... Sa per punen e shkollave, ne kemi lidhur te gjithe shkollat qe kane patur PC+modem+telefon (ne shumicen e rasteve kane qene shkolla qe kane marre kompjutera nga AEDP/Soros). Nese degjoni diku per ndonje shkolle tjeter qe i ploteson kushtet teknike, lirisht me dergoni nje email. ./. Edhe nje gje ne fund. Javen e ardhshme kemi seminarin vjetor per administratoret e rrjetave ne Shqiperi - @net98. Sapo kam mbaruar pak ne nje faqe www. Mund ta shikoni te uskana.soros.al/anet Gjate javes do te hedh te gjitha PowerPoint prezantimet te lektoreve. Edhe ti qe po e lexon kete email mundesh ta ndihmosh kete seminar. Se si do na ndihmosh, me dergo nje email. :) Naten e mire te gjithve, IlirZ +--- +----- Ilir Zenku | mailto:ilirz at soros.al coordinator | Fax: +355 42 30506 Open Internet Center | Tel: +3554227731, +3554235088 EXT.237 +---------------------+-------------------------------------- -= Making Albania a Part of The Global Village =-
More information about the Info-Tech mailing list |