Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Terminologjia ...!

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Fri Dec 11 20:34:22 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Ju pershendes,

ne filli kesaj liste i deshiroi fillim te mbare dhe uroi qe qysh
ketu te zene fill perpjekjet e themelimit te nje organizate apo
ndonje grupimi(!!) tjeter te shkencetareve shqiptare te nivelit 
botrore nga lamia e IT-se apo kompjuteristika ne pergjithesi!

Ne disa diskutime qe pata dikur me disa student shqiptare qe
studiojne ne Gjermani informatiken apo ne pergjithesi, ndonje
drejtim qe ka te beje me kete shkence, per themelimin e nje shoqate
te informaticienteve te rinje shqiptare nuk pati suksesin qe
pritsha. Te shpresojme se ky do te jet fillim i mbare ne kete liste!
---

Une desha kesaj here t'u bashkangjitesha diskutimeve rreth
termave te informatikes dhe perkthimit apo pershtatjes se tyre 
ne gjuhen shqipe!

Disa antare te kesaj liste shkruan deri me tani, si me poshte:

Bashkimi :

> Unë do të kishë propozuar piksëpari, që ta sqarojmë problemin me 
> fjalorthin tonë në Informatikë, sepse asnjë nga intelektualët tanë 
> nuk e ka parë për nevojë që të përpilojë një fjalorth të tillë. 
> Kjo grupë ndoshta edhe do të mund të bënte diçka. Një gjë të tillë 
> e kishte ndërmarë njëherë Eshref Januzaj (student në Munich) por 
> nuk e di se çka ka ndodhur me këtë fjalorth elektronik.


Neimi :

> Persa i perket fjaloit tone ne informatike, mendoj se Eshtref 
> Januzaj, ka arritur deri diku. Mirepo problemi kryesor, mendoj une 
> eshte se jo te gjithe e vizitojn ate faqe ku Eshtrefi e ka publikuar 
> fjalorin, dtth. se ne duhet te gjejme njefare menyre tjeter per te 
> bere publikimin e kesaj faqeje apo fjalori.
>
> Per kete do te duheshte nje person (ndoshta Eshtref Januzaj) te jet 
> pergjegjes. dtth. per ruajtjen e resultateve.


Besniku : 

> Ceshtja e fjalorthit eshte ide shume e mire dhe e kahmotshme. 
> Mendoj se kjo liste eshte vend ideal per ta diskutuar. Nje diskutim 
> i tille qe nisur ne listen ALBANIAN para 2-3 vjetesh (i pambaruar 
> perfundimisht asnjehere), dhe nese doni ta shqyrtoni kete teme, 
> eshte mire qe te konsultoheni me arkiven e listes ALBANIAN, aty nga
> viti 1995-96, sepse eshte kryer nje pune e konsiderueshme, e qe ju
> mund ta avanconi me tutje.


Mentori :

> ... Nqs deshirojme te bejme nje 
> pune serioze, besoj se te gjithe mendojme keshtu, do te ishte mire 
> te kemi 2-3 veta pergjegjes/shenimmbajtes. 
>
> Shenimet dhe rezultatet do ti botojme 'on-line' ne nje home page ...


Siq mund te lexohet edhe me larte, para me shume se tri vitesh
pat filluar ne listen ALBANIAN e me vone ne ALBA-STUD nje iniciative
per perkthimin e disa termave nga shkenca e kompjuteristikes nga
gjuha angleze ne ate shqipe.

Une i kam tubur te gjithe ato perkthime qe jane bere atehere ne
listat e lartepermendura ate kohe dhe me vone. Me keta terma, para 
me shume se tri vitesh pata krijuar disa faqe ne WWW me keta terma, 
prej nga pastaj secili(edhe ai qe nuk ishte antare ne listat ne fjale)
mund te sherbehej me keto perkthime. Poashtu, pata rregulluar 
edhe mundesine e futjese automatike te propozimeve te reja ne
faqet ne WWW.

Kjo permbledhje termash mund te lexohet edhe tani ne faqet e mija
ne WWW ne kete adrese :
                         http://www.in.tum.de/~januzaj/
ne rubrike :
                         Leksikoni elektronik!

Deri me tani jane diku mbi 333 terma te perkthyer nga gjuha angleze
ne gjuhen shqipe!

Keto faqe nuk jane perpunuar me shume dhe me mire qysh kur
i pata krijuar para 3 vitesh. Kjo per arsye se edhe interesimi
per te perkthyer terma te rinje sikur nuk ishte edhe aq i madh.
Per keto faqe me terma te perkthyer kam krijuar edhe nje mekanizem,
i cili automatikish e ben administrimin e ketyre faqeve. 
Ky mekanizem regjistron cdo propozim/perkthim dhe pastaj mvaresisht
se cili perkthim 'ka marre me se shumti vota', radhitet ne vendin
e pare, kurse perkthimet tjera biejne ne nje vend me poshte(TOP-LIST!).
Por, pasi qe nuk pati interesim te vazhduar rreth perkthimit te 
termave te tjere, une nuk e bera implementimin e mekanizmit ne fjale.

Momentalish eshte i instaluar nje mekanizem i stervjetruar, i cili
"perkujdeset" per faqet ne WWW me termat e perkthyer.

Nese ka interesim edhe nga te tjeret, qe te vazhdojme punen qe patem
filluar para me shume se 3 vitesh, une mbrenda nje kohe te shkurter
do te instaloj mekanizmin qe e ceka me larte (CGI-Script).

Deri me tani perkthimet jane 'perkthime te lira' dhe nuk rrespektohet
kurrfare rregulle e fjaloreve. Pra, termat qe mund te lexohen ne
faqet e mija ne WWW do te duhej te 'rregulloheshin' ne ate menyre,
qe p.sh. gjithhere te merret trajta e shquar, numri njejes, etj.
Nje rregullim i tille nuk eshte bere akoma. Une, gjate ketyre 
3 viteve te fundit, c'prejse kam publikuar ne WWW termat e perkthyer,
kam marre nje numer te madh letrash elektronike, ku me beheshin
propozime dhe verejtje rreth paraqitjes se termave ne keto faqe.

Une, thjesht, pasi qe termat e perkthyer ishin konribut i disa
personave, nuk desha t'ia jape vehtes te drejten per 'rregullimin'
e termave ne fjalorthin ne WWW sipas shijes sime, para se te jete
zhvilluar nje diskutim adekuat rreth kesaj qeshtje.

Mendoj se do te duhej te percaktoheshim nje here rreth formes se
paraqitjes se ketyre termave ne WWW. Per kete, do t'u propozoja
te gjitheve qe te vizitojne ne faqet e mija ne WWW (shiko me larte)
ne rubriken "Leksikoni elektronik" faqet e fjalorthit dhe kjo
te sherbej si pikenisje e nje diskutimi te frytshem rreth qeshtjes
se terminologjise! Le te sherbejne faqet qe kam krijuar une ne WWW
per fjalorthin si material per diskutim, qe keshtu te mund te arrijme
te perfundojme ate qe patem filluar para tri vjeteve!

SHENIM : Ju lutem te perqendroheni kryesisht ne funksionalitetin
         e faqeve te fjalorthit ne WWW dhe pastaj mund te pajtohemi
         edhe per dizajnin optik te tyre!

Une, gjate diskutimit (nese nje te tille do te kete), do te paraqes
edhe mendimet e atyre qe me kan shkruar permes adreses sime private
dhe qe kishin te benin me fjalorthin ne WWW! Pra verejtjet dhe
sygjerimet e tyre.



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
-- 
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
 ------------------------------------------------------------------



More information about the Info-Tech mailing list