| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Edhe një prezentimShkumbin Hamiti shkumbin.hamiti at hut.fiFri Dec 11 05:39:40 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Tung, Ja edhe unë të prezentohem. Quhem Shkumbin Hamiti. Kam diplomuar në vitin 1995 në fakultetin elektroteknik në Zagreb. Në qershor të vitit 1996 u punësova si "hulumtues shkencor" (research scientist) në Universitetin e teknologjisë në Helsinki. Përafërsisht në të njëjtën kohë fillova edhe studimet pasdiplomike. Tema ime e doktoraturës ka të bëjë me rrjetat celulare më saktësisht me krijimin e metodave për analizë të rrjetave celulare të gjeneratës së tretë dhe algoritmave për kalkulimin e kapacitetit dhe parametrave të kualitetit të shërbimeve (QoS) të atyre rrjetave. Që nga fillimi i këtij viti punoj në Nokia Research Center, Helsinki dhe mirrem me shumë aspekte të rrjetave celulare. Jam aktiv në institutin europian të standardeve (ETSI) në standardizimin e EDGE (Enhanced Data rates for GSM Evolution) dhe GPRS (General Packet Radio System). Përshëndetje të përzemërta, Shkumbin Hamiti P.O. Box 407, FIN-00045 NOKIA GROUP, Finland phone: +358 9 4376 7048 fax: +358 9 4376 6850
More information about the Info-Tech mailing list |