| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] rendesia e telekomitIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thThu Dec 10 23:31:47 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Zoti Mentor, E keni hapur nje teme shume te rendesishme dhe aktuale - privatizimin e operatoreve te telekomunikacioneve. Mbreteron bindja se "privatizimi" i telekomunikacioneve sjell vetem te mira: sjell me shume investime, sjell drejtim (menaxhim) me efikas, sjell çmime me te volitshme per konsumatoret, sjell te ardhura per shtetin ne forme te taksave, dhe krejt kjo rezulton nje zhvillim me dinamik te telekomunikacioneve ne vend. Keshtu propagandon fushata te cilen e citove nga shkrimi im i meparshem. Por a eshte krejt keshtu? (1) Nuk ka fakte se privatizimi sjell me shume fonde per investime. Kete mund t'a vertetoj me shifra konkrete nga te gjitha vendet e botes. Tek e fundit fondet per investime nuk jane problem, sepse telekomunikacionet jane shume fitimprurese dhe fondet gjinden pa ndonje veshtirsi ne forme te kredise nga prodhuesit dhe nga burime tjera ne tregun e kapitalit. (2) Sa i perket drejtimit (manaxhimit) shteti vertete e ka namin e drejtuesit (menaxherit) te keq, por ama si pronar, shteti nuk ka asnje behane. Nuk duhet ngatrruar drejtimin (menaxhimin) dhe pronesine - dy koncepte krejtesisht te ndryshme. Ekzistojne rruge me te padhembeshme per t'a permiresuar drejtimin (manaxhimin), pa patur nevoje per te hequr dore nga pronesia. (3) As puna e çmimeve nuk qendron, sepse ne çmime ndikon konkurenca e jo lloji i pronesise. Ne tregun e telekomunikacioneve, ku numri i pjesemarresve eshte i kufizuar, nuk ka konkurrence te mirfillte. Telekomunikacionet nuk jane piceri apo shitore pemesh. Nuk mund te kete lufte çmimesh ne tregun me dy-tre pjesemarres. Ata gjthenje do t'a gjejne menyren pet t'iu shmangur luftes se çmimeve.Kete e verteton pervoja kudo ne bote. (4) Nese privatizimi vertete po i sillka te ardhura aq te medha shtetit ne forme te taksave, atehere mund te mirret me mend se sa i larte do te jete fitimi privat. Pse, atehere, shteti te kenaqet vetem me taksat kur mundet t'i vjel edhe fitimet? Ky eshte shkaku qe edhe shtetet me te zhvilluara te botes nuk kane hequr dore ende (apo deri vone) nga pronesija shteterore mbi telekomunikacionet. Aq me pak duhet t'a bejne kete shtetet ne nivel te ulte te zhvillimit siç eshte Shqiperia, me nevoja te shumta te papermbushura ne fushen e aresimit, shendetesise, etj.etj. Telekomunikacionet jane burim i rendesishem dhe i sigurte i te ardhurave per shtetin, prandaj politika e tij nuk duhet te jete me shume telefona e me pak shkolla, spitale, ujesjelles, rruge , etj. Politika e tij duhet te jete me shume - te gjitha ato, e kjo nuk arrihet me heqje dore nga fitimet absolutisht te sigurta qe i sjellin telekomunikacionet. (5) Nga te gjtha keto nuk mund te konkludohet se privatizimi do te sjell nje lulezim te telekomunikaciove. Bile ai mund te arrije efekt te kundert, sepse operatoret privat investojne vetem aty ku e kane fitimin me te madh. Ata,psh., pa perjashtim synojne qe problemet me te veshtira te mbulimit te zonave te largeta, te izouluara dhe te varfera te vendit, t'ia lene shtetit ose kerkohet kontributi i shtetit pet t'i zgjedhur ato. Kjo çon pashmangeshem ne "privatizimin e fitimit (profitit) dhe shoqerorizimin (socializimin) e humbjeve (problemeve)". (8) Ne rastin e Shqiperise ka edhe argumente qe lidhen me pasojat sociale te privatizimit. Privatizimi i Telekomit Shqiptare do te shtonte edhe se paku 2,500 deri 3,000 te papune tjere ne Shqiperi, gje qe do te çonte pashmangeshem ne tronditje te reja sociale. (7) Perveq kesaj, ne kushtet e tanishme te tregut ne Shqiperi do te krijohej nje monopol privat qe do te ishte shume me i keq se ai shteterore. Prandaj jam thellesisht i bindur se nuk eshte koha as per privatizimin as per liberalizimin e tregut te sherbimeve baze te telekomunikacioneve ne Shqiperi. (Pra veni re - flas per sherbimet baze e jo per sherbimet me vlere te shtuar, sic eshte bje fjala Interneti. Tregu i sherbimeve te tilla tashme eshte tashme i liberalizuar ne Shqiperi). Ka rruge shume me te mira per te siguruar zhvillimin me te shpejte te telekomunikacioneve ne Shqiperi. Puna e pronesise se huaj te telekomunikacioneve, sic e thua edhe vet, eshte shume me e nderlikuar dhe lidhet me aspekte te tjera edhe me jetike per vendin. Por per kete ndoshta ndonjehere tjeter se sot e zgjata shume. Te shtoj vetem se absolutisht nuk eshte koha per lejimin e pronesise se huaj ne tregun e telekomunikacioneve ne Shqiperi. Me shume respekt. Ismet Hamiti > -----Original Message----- > From: Mentor Cana [SMTP:mentor at alb-net.com] > Sent: 11 December 1998 06:01 > To: 'info-tech at alb-net.com' > Subject: [info-tech] rendesia e telekomit > > **** Information Technology Forum **** > > Pajtohet me kete. Shpresoj qe qeveria Shqiptare te mos beje ndonje > gabim me > shitjen e telkomit. Kjo nuk do te thote qe asgje mos shitet, por sido > qe te > ndodhi, mareveshja me ndonje ndermarje nga jashte duhet te behet ashtu > qe > pala shqiptare ta kontrolloje telekomit dhe perqindja me e madhe te > mbese > ne duar te ndermarjeve private Shqiptare. > > Telekomi dhe IT jo vetem qe jane shume fitmiprurese, por jane SHUME te > rendesishme per sigurimin shteteror (nation security) dhe per > mireqenjen e > ekonomise, tregestise, etj.... Pra, duhet te behet gjithcka sipas > mundesive > qe telekomi te mbese ne duar te firmave Shqiptare. > > te fala, > Mentori
More information about the Info-Tech mailing list |