Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] prezentim

Mentor Cana mentor at alb-net.com
Thu Dec 10 11:41:50 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Tungjatjeta te gjitheve,

Me pelqeu ideja e prezentimit ne kete liste. Besoj se do te na ndihmoje ta
njohim njeri tjetrin sa me mire me shpresa per nje bashkepunin te frutshem
ne kete liste dhe poashtu edhe ne projekte te ndryshme ne lidhje me trojet
tona ne te ardhmen.

Kjo liste i ka momentalisht 32 antare.

Qe disa informata per mua. Pas perfundimit te gjimnazit, erdha ne SHBA me
1990 ku edhe e mbarova fakultetin te elektroteknikes (SUNY New Paltz, NY,
Maj 1995) dhe magjistraturen ne lemine e telekomunikacionit (Stevens
Institute of Technology, NJ, Maj 1997). Gjate vitete shkollore punova ne
www.IBM.com (3 vjet) si 'software support' konsultant. Pastaj gjate
magjistratures punova si asistent dhe ligjerues per c++, Internet (per
fillestare), laboratori te elektronikes, programim me procesore motorola,
etj... 

Pas mbarimit te magjistratures u punesova ne Bellcore (www.bellcore.com)
dhe punova me ISDN Design and Architecture. Kete shtator fillova me pune
ne AT&T (www.att.com) si System Architect. Momentalisht jam i angazhuar ne
disa projekte te ndrushme: Telephony Offerings over the Cable (VoIP), Call
Center Solutions, Information Infrastructure (IP based), Reuse (Assets)
Strategic Planning and Knowledge Management, etj....

Kjo eshte pak a shume jeta profesionale.....

Per punen time (dhe grupin: Besnikun, Ilirin, Dardanin, Etritin) ne lidhje
me resurset per (dhe rreth) Shqiptareve ne Internet besoj se e dini. Kjo
eshte nje pune krejt VULLNETARE dhe behet ne kohen tone te lire. Ketu ben
pjes edhe iniciative e jone me e re me serverin alb-net.com dhe sherbimet e
ndryshme.

ju pershendes,
Mentori




More information about the Info-Tech mailing list