Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Pyetje...

Anila Gottschling nila at pegasus.dvz.fh-aachen.de
Wed Dec 9 15:27:31 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

> > kete personat pergjegjes, por shqyrtimi i "Ceshtjes" do te zgjase rreth
> > 2 muaj..(?) 2 muaj per nje komande te thjeshte "adduser"? M4u duk teper
> > qesharake...
>
> Ne fakt, problemi nuk besoj te jete edhe kaq i thjeshte. Shqiperia nuk
> ka shume "bandwith" me Internetin aktualisht, dhe kjo ndoshta e ben
> kritike hapjen e nje hyjre/llogarie (account) Internet.

Fjala behej per nje account ne Fakultein e Shkencave te natyres, jo per nje
dial-up account. Une nuk do te kisha aspak nje llogari ne internet, por do te
kisha thjesht nje email account qe mund ta perdorja nese mund te gjeja nje
computer te lire ne fakultet qe nuk perdorej per momentin nga profesoret

> Nga ana tjeter mendoj se i duhet dhene rendesi hyrjes se studenteve ne
> Internet. Nje menyre mund te ishte qe ISPet ekzistuese apo te ardhshme
> komerciale t'iu jepnin hyrje falas shkollave (kuptohet, brenda
> mundesive). Ne kete menyre e para, ndihmohen studentet, e dyta
> krijohen perdorues te ardheshem. Dhe Interneti nuk vlen nese perdoret
> vetem nga nje rreth i kufizuar njerezish.

Ky eshte edhe mendimi im. Kur kujtoj veten time para dy vjetesh qe nuk dija se
c'eshte interneti (Dhe une punoja me kompjutera), me vjen keq per brezat e
studenteve qe studiojne shkenca inxhinjerike apo informatike pa patur mundesi
aplikimi.

I falenderoj te gjithe ata qe me derguan informacion mbi pyetjet qe bera.

Sinqerisht
Anila




More information about the Info-Tech mailing list