| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] terminologjia e informatikesIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thWed Dec 9 21:47:43 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Te nderuar kolege, Duku ne vitet 70-ta ne Sektorin Per Zhvillim te PTT-se se Kosoves u muarem edhe me terminolgjine per telekomunikacionet. Zbatuam kete metodologji: Personi qe haste ne nje term te cilin nuk dinte se si t'a shqiperonte 1. e shenonte termin ne knje kartele, 2. ne te njeten kartele ipte pershkrimin e shkurter te kuptimit (funksionit) te atij termi, 3. ipte edhe termin ne gjuhen Anglishte, Frengjishte dhe Gjermanishte, 4. propozonte shqiperimin qe atij i dukej me i pershteteshmi, 5. vendoste kartelen ne nje kuti kartelesh te organizuar sibas ABC-se, 6. Permbajteja e kutise me terma shperndahej nje here ne dy muaj me nje afat prej nje jave per te dhene mendimin per cdo term; 7. Termat per te cilat kishte me shume se nje propozim harmonizoheshin ne nje sesion te vecante te perbashket; 8. Lista e harmonizuar e termave i dergohej Institutit Albanologjik per shqyrtim; 9. Pas kesaj, termi i aprovuar vehej ne perdorim. Keshtu formuam nje numer te konsiderueshem termash qe s'i kishim ne shqip me pare dhe filluam t'i perdorim edhe ne tekste shkollore edhe ne dokumentacionin profesional. Psh. termi "Main Distribution Frame", Pershkrimi i shkurter: Pjese e centralit ndermjet kabllove dhe centralit ne te cilen behet shperdarja e filleve neper hyrjet e centralit (nuk me kujtohet pershkrimi i sakte). Erdhem ne perfundim se termi adekuat ne shqip do te ishte "Filleshperndares kryesor". Pjese perberse te filleshperndaresit jane "gershetoret" (Angl. Tag Blocs). Mendoj se nje metodologji e ngjajshme mund te zbatohet edhe per punen qe propzohet, natyrisht me mjete shume me te pershtateshme dhe, fatemiresisht, me numer me te madh pjesemarresish nga mbare trevat shqiptare dhe nga diaspora. Pershendetje te gjitheve, Ismet Hamiti
More information about the Info-Tech mailing list |