Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] tung

Besnik Pula besnik at albanian.com
Wed Dec 9 12:36:30 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Tung,

se pari pershendes te gjithe anetaret e kesaj liste. Profesioni im nuk
eshte informatika (kam nje 'minor' ne informatike por specializohem ne
tjera sende) por sic dini disa nga ju kam qene i angazhuar ne Internet qe
disa kohe, se bashku me Mentorin, Etritin, Dardanin dhe te tjeret, ne
krijimin dhe mirembajtjen e resurseve shqiptare.

Ceshtja e fjalorthit eshte ide shume e mire dhe e kahmotshme. Mendoj se kjo
liste eshte vend ideal per ta diskutuar. Nje diskutim i tille qe nisur ne
listen ALBANIAN para 2-3 vjetesh (i pambaruar perfundimisht asnjehere), dhe
nese doni ta shqyrtoni kete teme, eshte mire qe te konsultoheni me arkiven
e listes ALBANIAN, aty nga viti 1995-96, sepse eshte kryer nje pune e
konsiderueshme, e qe ju mund ta avanconi me tutje.

Sa i perket menyres se diskutimit, atehere patem zbuluar se eshte mire qe
nje ose dy vete te caktohen si 'shenimmbajtes', qe do te regjistrojne
progresin e bere ne perkthimin dhe adaptimin e termave. Per te mos pase
konfuzion termat diskutohen grupe-grupe, dmth behet puna me nje grup
fjalesh, pasi qe te kryhet ai grup vazhdohet te grupi tjeter, e keshtu me
radhe. Shpresoj se ju ndihmon.

Por prape, ju kisha sugjeruar qe te filloni me punen qe eshte bere para
disa vitesh ne listen ALBANIAN, dhe natyrisht punen e Eshrefit (i cili pat
marre pjese ne ato diskutime).

Pershendetje,
Besniku


At 4:06 PM +0100 12/9/98, Neim Rustemi wrote:
>              **** Information Technology Forum ****
>
>Persa i perket fjaloit tone ne informatike, mendoj se Eshtref
>Januzaj, ka arritur deri diku. Mirepo problemi kryesor, mendoj une
>eshte se jo te gjithe e vizitojn ate faqe ku Eshtrefi e ka publikuar
>fjalorin, dtth. se ne duhet te gjejme njefare menyre tjeter per te
>bere publikimin e kesaj faqeje apo fjalori.
>
>Ndoshta do te ishte me mire qe te meret nje fjalore anglez i
>informatikes, dhe te fillohet prej fjales se pare e keshtu me rradhe,
>dhe nga nje fjale ne dite te dergohet ketu ne kete liste.
>
>Dhe secili prej nesh te mundoheshte ta perkthej ate fjale sa me mire,
>dhe me ne fund resultati te krijohet dhe te ruhet diku, keshtu qe ne
>fund te perpilojme nje fjalore tonin te informatikes.
>
>Per kete do te duheshte nje person (ndoshta Eshtref Januzaj) te jet
>pergjegjes. dtth. per ruajtjen e resultateve.
>
>Cfare mendoni Ju te tjeret per kete ide?!
>
>
>
>
>On  9 Dec 98 at 15:07, Bashkim Bitiki wrote:
>
>> Unë do të kishë propozuar piksëpari, që ta sqarojmë problemin me
>> fjalorthin tonë në Informatikë, sepse asnjë nga intelektualët tanë
>> nuk e ka parë për nevojë që të përpilojë një fjalorth të tillë. Kjo
>> grupë ndoshta edhe do të mund të bënte diçka. Një gjë të tillë e
>> kishte ndërmarë njëherë Eshref Januzaj (student në Munich) por nuk e
>> di se çka ka ndodhur me këtë fjalorth elektronik.
>>
>> Pres mendimet e juaja,
>>
>> Bashkimi
>
>Best wishes
>
>Neim Rustemi
>Network Administrator
>E-mail: neimr at brage.idrettshs.no
>Phone:+4722185759 Mobile:+4793043089 Fax:+4722234220
>
>The Norwegian University of Sport and Physical Education
>Sognsvn 220, PB 4014 UH
>N-0806 Oslo, Norway






More information about the Info-Tech mailing list