Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Interneti ne Prishtine

Etrit Bardhi etrit at alb-net.com
Wed Dec 9 11:45:28 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Tungjatjeta,

para se te filloj, vetem desha te prezentohem ne pika te shkurta.  kam
diplomuar ne maj nga departamenti i shkencave kompjuterike ne
univerzitetin stony brook ne nju jork.  punoj per kompanine addison wesley
longman si systems administrator ne solaris 2.6 dhe novell 4.11.

e tani desha te pyes se si qendron puna me internetin ne prishtine?  eshte
lajm i mire qe kompania e beogradit EUnet.yu ka qele filijalen (access
numbers) edhe ne prishtine, mirepo si qendron puna qe edhe shqiptaret te
hapin internet service providers ne prishtine.  a ka pengesa nga organet e
shtetit (mesiguri se ka), po a din ndokush a ka provuar dikush qe t'i hyje
ketyre puneve ne prishtine.  mendoj se pasi qe u eshte dhene leja EUnet-it
te veproje ne prishtine, do te jete me lehte qe edhe firmat tjera te
marrin leje per te dhene internet access.

cdo informate eshte e mireseardhur.

Etriti.




More information about the Info-Tech mailing list