Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Pershendetje te gjitheve!

Martin Smajlaj msmajlaj at hotmail.com
Wed Dec 9 10:21:40 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Te nderuar anetare te listes ....

Se pari dua qe te ju pershendes te githeve dhe tu them se jame shume i 
kenaqur me formimin e kesaj liste.    

Jam ne dakord me te gjithe sa i perket rolit qe kjo liste mund te luaj 
... nga njoftimi me njeri tjetrin ... cka bejme ... si eshte gjendja ne 
Shqiperi/Kosove/Maqedoni sa i perket Telekomunikimeve ... cfare nevojash 
ka vendi yne per zhvillim ... a mundemi ne te kontribojme .. a ka vend 
per ne te bejme ndihme/pune atje .. si mund ti ndihmojme njerit tjetrit 
... 

Si ti ndihmojme edhe te rinjet tjere shqipetare qe te hyjne ne kete dege 
te rendesishme etj etj ...

Tash pak edhe per mua ...
(Tash 10 vite nuk kam shkruar ne gjuhen shqipe, keshtu qe me falni per 
gabime).
Jam i lindur ne Peje te Kosoves, ne moshen 17 vjecare erdha ne Nju Jork, 
ku edhe tani jetoj ... mbarova fakultetin Manhattan College ne degen e 
Electrical Engineering ... tash nje vit kreva Magjistraturen ne te 
njejten dege te Electrical Engineering nga Columbia University, po ashtu 
ne Nju Jork.

Nga viti 1995 jam aktiv ne fushen e Rrjetit elektronik ... 
Punova per organizatat si Prudential, America Online (ANS 
Communications) dhe tani jam duke punuar per International Network 
Services si konsultues ne Morgan Stanley per ceshtjet e problemit te 
vitit 2000 (Y2K bug) ... jam pergjegjes per Cisco based network .. nga 
Switches, router, hubs , Bay, Ascend, 3COM etj etj etj ... Jam larguar 
nga punet shume tekinike tash nje vit pasi qe koncentrimi im kryesor ka 
qene problemi rreth vitit 2000.

Shpresoj se do te vazhdojme ne menyre te lire ti shkembejme idete dhe 
pyetjet per njeri tjetrin ....

Cdo te mire,
Martini.






______________________________________________________
Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com



More information about the Info-Tech mailing list