| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] tungBashkim Bitiki bashkim.bitiki at co.arianeii.beWed Dec 9 09:07:29 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Ja edhe une do të prezentohem ndoshta dikush do të ketë nevojë edhe për kualifikimet e mija. Quhem Bashkim Bytyqi, kam mbaruar fakultetin e Informatikës në Namyr të Belgjikës dhe kam magjistruar në të njejtin fakultet me temën "Mësimi në distancë (Distance Learning)". Kualifikimi imi kryesor është analiza për përpilimin e aplikacioneve të ndryshme në domene të ndryshme të shoqërisë. Por në fillim të karierës krahas analizës edhe kam programuar me gjuhën programuses të gjeneratës se katërt PowerBuilder. Analiza nënkupton 1. Konceptimin e Bazës se të Dhënave (në ORACLE, SYBASE, ,nëpërmjet CASE TOOLS-ave specifikë) 2. Përshkrimin e proçeseve, procedurave dhe fonksioneve të ndryshme çoftë në gjuhën natyrore ose me pseudo-kodë (Rrjedhja fonkcionale e aplikacionit) Ndërsa programimi nënkupton tranformimin e fazës së dytë të analizës nëpërmjet një gjuhe të caktuar programuese në aplikacion të kuptimtë për klientin. Me disa fjalë këto janë kompetencat e mija. Sepse natyrisht se egzistojnë edhe sqarime të tjera për analizên dhe programimin. Unë do të kishë propozuar piksëpari, që ta sqarojmë problemin me fjalorthin tonë në Informatikë, sepse asnjë nga intelektualët tanë nuk e ka parë për nevojë që të përpilojë një fjalorth të tillë. Kjo grupë ndoshta edhe do të mund të bënte diçka. Një gjë të tillë e kishte ndërmarë njëherë Eshref Januzaj (student në Munich) por nuk e di se çka ka ndodhur me këtë fjalorth elektronik. Pres mendimet e juaja, Bashkimi
More information about the Info-Tech mailing list |