Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Pyetje...

Anila Gottschling nila at pegasus.dvz.fh-aachen.de
Wed Dec 9 07:46:11 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Nje pyetje qe me mundon prej kohesh dhe qe ende nuk kam gjetur nje
person qe te pergjigjet, eshte nese ekziston mundesia e nje konkurrence
te providerve ne Shqiperi. E di qe kushtet e Shqiperise jane te nje
niveli shume te ulet, megjithate kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne
mundesite per provider per Internet ne Shqiperi.  E di qe ekziston vetem
ICCT(Nuk jam shume e sigurte per inicialet), por per kushtet e
Shqiperise, kostoja qe ky provider ofron eshte teper e larte. Nese nje
person deshiron qe te perdore vetem email, duhet t´i jepet nje mundesi
qe ai te paguaje nje shume te pranueshme per kushtet e Shqiperise.
Une isha vitin e kaluar ne Shqiperi. Ne fakultetin e Shkencave te
Natyres, mundesi emaili kane vetem Profesorat...(?). Kur pyeta nese
eshte e mundur qe te kem nje account, m´u pergjigjen se mund te pyes per
kete personat pergjegjes, por shqyrtimi i "Ceshtjes" do te zgjase rreth
2 muaj..(?) 2 muaj per nje komande te thjeshte "adduser"? M´u duk teper
qesharake...
Nuk e di nese ndonjeri prej jush eshte ne Shqiperi, por nese eshte, ju
lutem na jepni ndonje informacion mbi mundesine e nje accounti te pakten
per email.
--
Make it as simple as possible, ...but not simpler





More information about the Info-Tech mailing list