| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] hello everyoneIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thTue Dec 8 23:01:50 EST 1998
**** Information Technology Forum **** I nderuar z. Mentor, Ne fillim, me lejoni t'ju pergezoj per kete nisme shume te vlefshme. Lista "info-tech" do te jete e dobishme per secilin prej nesh individualisht, por vlera me e madhe e saj, per mendimin tim, eshte ne potencialin qe ka per te zhdukur distancen ndermjet profesionisteve shqiptar te kesaj fushe te mahnitshme. Ne rend te pare ky forum do te ndihmoje ne zhdukjen e kufijve ne nderdijen tone, do te na mundesoje te njifemi mes vedi, te mesojme me shume per punen e njeri thetrit ndoshta dhe te ndermarrim ndonje projekt te perbashket qe e vlersojme te mundeshem e te dobishem. Ndoshta lista "info-tech" do te jete embrioni i nje Shoqate Shqiptare te Profesionisteve te Telekomunikacionit dhe Informatikes.Ndoshta... edhe shume ndoshta mund te renditen, por keto t'ia leme kohes. Megjitheate me dicka duhet te fillojme. Te ia fillojme me njohjen e njeri tjetrit. Me lejoni te prezentohem me nje biografi te shkurte profesionale. Tere karieren time 30 vjecare profesionale e kam kaluar ne fushen e telekomunikacioneve. Pas diplomimit ne Fakultetin Elektroteknik te Zagrebit ne vitin 1968, e fillova karieren profesionale ne PTT-ne e Kosoves, ku punova plot 17 vet, nga te cilat 8 vjet si Kryeshef i Sektorit per Zhvillim e Projektime. Gjate tere kesaj kohe u angazhova edhe si bashkepunetor i jashtem i Fakultetit Teknik ne Prishtine, ne fillim si asistent e me vone edhe si ligjerues i dy lendeve profesionale : "Teknika Komutuese" dhe " Teoria e Informates". Ne fillim te vitit 1985 karieren time e vazhdova ne Unionin Nderkombetar te Telekomunikacioneve (ITU), Fillimisht punova si udheheqes i disa projekteve me rendesi te ndihmes teknike ne disa vende te Azise, si ne Avganistan, Butan, Indi, Indonezi, Tajlande, e qe nga viti 1992 ndodhem ne postin e Perfaqesuesit te Unionit per zonen e Pacifikut, ne zyren regjionale per Azi e Pacifik ne Bankok. Detyrat e mia te punes perfshijne keshillimin e qeverive ne fushen e telekomunikacioneve si dhe formulimin dhe mbikqyrjen e projekteve te ndihmes teknike ne vendevt e Pacifikut. Une poashtu jam "pike fokale" per te gjitha aktivitetet tjera te Unionit ne zonen e Pacifikut. Si Shqiptar qe jam, jam perpjekur te jap kontributin tim modest ne mbeshtetje te autoriteteve shqiptare per zhvillimin e telekomunikacioneve. Kam patur nderin dhe kenaqesine te vizitoj Shqiperine 4 here gjate 5 vjeteve te fundit ne cilesine e te derguarit te Unionit dhe te njihem me per se afermi me perojekjet per zhvillimin e ketij sektori ne Shqiperi. Pervec puneve qe lidhen me vendet e Pacifikut, keto dite e kam pregaditur nje dokument rreth privatizimit dhe liberalizimit te tregut te telekomunikacioneve ne Shqiperi. Ne kete materjal jam perpjekur te ve ne dukje se ne tregun e kapitalit boterore sot ka me shume kapital se sa raste te mira per investime. Telekomunikacionet jane ne shenjester te ketij kapitali sepse jane shume fitimprurese. Slloganet e sterperseritura, si "privatizim", "liberalizim" "derregullim", etj. etj. jane shpikur pikerisht per t'i hapur tregje ketij kapitali. Ne nje atmosfere te tille globale dhe nga deshira e mire per te shpejtuar zhvillimin e telekomunikacioneve, eshte shume lehte te behen gabime qe mund t'a demtojne rend interesin e vendit. Ne lidhje me kete kam nevoje te konsultohem me kolege shqiptare qe mirren me problemet e drejtimit (manaxhimit) te operatoreve telekomunikues si dhe me ata qe merren me marreveshtjet afariste (bisiness ventures). Lajmerohuni Ju lutem, si te doni, permes listes a privatisht. Edhe njehere, te lumte z. Mentor. Per te tjeret pune te mbare dhe shendet kudo qe te jeni. Ismet Hamiti
More information about the Info-Tech mailing list |