Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] hello everyone

Xhemil Meco vlora at isdnet.net
Tue Dec 8 17:11:05 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Adrian FORTUZI wrote:
> 
> 
> Une punoj si analyst-programmer ne nje firme private ne Zvicer.
> Per arsye profesionale jam anetar i disa listave qe trajtojne probleme te
> -Programimit (Progress),
> -Databases (Progress, Oracle etc...)
> -Drivers ODBC
> -API (API Windows)
> -Lotus/Domino Developpers
> etc...
> 
> E verteta eshte se keto forume me kane ndihmuar jashtezakonisht.
> Ne keto lista ke mundesi te futesh ne kontakt me specialiste te ketyre
> fushave
> dhe ndihma eshte e ndersjellte.
> Ka patur raste kur kam marre nje pergjegje me te sakte e me te shpejte nga
> programues te ndryshem neper bote sesa p.sh. Client Support Service from
> Progress.
> 
> Ky propozim per kete liste te re me duket interessant por pyetja ime eshte
> se
> çfare do te trajtohet ne kete liste konkretisht?
> Programming issues, Network, Databases, IT in general apo tema me te
> pergjitheshme???
> Me duket pak e mjegullt.
> 
> Sidoqofte duhet te presim idete dhe propozimet e secilit prej nesh qe
> deshiron te marre
> pjese ne kete forum.
> 
> Une tani per tani nuk kam ndonje ide (gjeniale).
> 
> Pershendetje,
> Adrian Fortuzi
> 
> --
> Experience is what you get
> when you don't get what you want.


Mirembrema,
eshte e vertete qe shume informacione mund t'i gjejme ne lista teknike
te specializuara. Sigurisht ne kete liste nuk do te kete shume vete qe
do te jene te specializuar ne te njejten fushe dhe sigurisht ne
shumicen e rasteve me efektive do te jete ndoshta t'i drejtohemi nje
liste te specializuar ku do te gjenden gati te gjithe specialistet e
botes ne ate fushe.
Kjo liste mund te percaktohej nga nderprerja e dy hapesirave
1. teknologjia e informacionit
2. cyber-hapesira shqiptare
  Ne radhe te pare mendoj se i duhej dhene pergjigje pyetjes se
c'eshte teknologjia e informacionit, cilat jane fushat qe ajo
perfshin. Sipas kuptimit tim, nje percaktim i shpejte do te ishte qe
IT ka si qellim "stokimin/perpunimin(processing)/perdorimin e
informacionit" dhe per kete perdor fusha si ate te telekomunikacioneve
(per zhvendosjen), kompjuterat (per stokim/perpunimin), elektroniken
(per kartat e komjuterave apo pajisjeve te tjera), abstraksionin per
modelizimin e informacionit etj. Por kjo mbetet nje teme e hapur per
diskutim.

 Mund te diskutoheshin ne kete liste aspekte teknike (ndoshta jo shume
te evoluara) te kesaj teknologjie, ne pergjithesi por edhe per
specifikat e Shqiperise. Mund te diskutoheshin gjithashtu edhe aspekte
sociologjike dhe filozofike te IT, cfare efektesh mund te kete kjo
p.sh ne shoqerine shqiptare, ne sistemet shoqerore ne pergjithesi apo
edhe mbi krejt njerezimin etj. 
 Nuk e di se sa kane mundesi realisht studentet e shkollave shqiptare
te hyjne ne Internet dhe te ndjekin diskutimet ne kete liste, por jam
i mendimit se kjo liste do t'i ndihmonte dhe do te ishin me te
lireshem ne kete liste sesa ne nje liste te specializuar. Ne kete
liste mund te merrnin edhe nje orientim fillestar per ate qe kerkojne. 
  Kjo liste mund te sherbente edhe si nje pasqyre e zhvillimit te
teknologjise se informacionit ne Shqiperi dhe mund te ishte
interesante edhe per investitoret e biznesmenet shqiptare potenciale.
  Nje fjale thote qe "njeriu sa rron meson". Kjo eshte akoma me e
vertete ne teknologjine e informacionit, ku askush nuk mund te
pretendoje se i di te gjitha dhe ku mund te kalosh nga nje cast ne
tjetrin prej "gjeniut qe i di te gjitha" ne "injorantin qe nuk e di
filan funksionalitet te versionit te fundit". Prandaj mendoj qe nuk
duhet te ndihemi keq kur nuk e dime nje gje, por me mire te pyesim qe
ta mesojme nese dikush e di. Mendoj qe ky qendrim eshte i domosdoshem
per te perparuar.
  Mendoj qe nepermjet kesaj liste mund te mund te perfitojme nga
eksperienca e njeri-tjetrit.
  Tani keto ishin mendimet e mia per kete liste. Ndoshta me kalimin e
kohes temat e diskutimit do te percaktohen me qarte, por sidoqofte
mendoj se ne thelb eshte nje ide e mire.
  Edhe dicka e fundit: Mendoj se nuk eshte e nevojshme qe te kesh nje
diplome ne nje nga fushat e IT per te marre pjese ne kete liste. Kjo
liste duhet te ishte e hapur edhe per dike qe eshte thjesht perdorues,
apo qe vjen nga nje fushe tjeter. Eshte gjithmone interesante te
shikosh se si e shikon universin tend dikush qe vjen nga nje univers
tjeter:))

Pershendetje
Xhemil Meco

PS. Punoj si administrator rrjetesh informatike (Network Manager) ne
nje ISP (Internet Service Provider).

-- 
Old programmers never die,             
they just branch to new addresses.     
_______________________________________________
Xhemil MECO -   email: vlora at isdnet.net
Administrateur Reseaux ISDnet  - http://www.isdnet.net
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++



More information about the Info-Tech mailing list