| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Gjakova-L[Gjakova-L] Perkujtim: Dr. Sefedin Fetiu (1943-2000)Annefon at aol.com Annefon at aol.comSat Jun 23 00:20:43 EDT 2001
Me 19 maj 2001 u be nje vit qe kur pushoi se rrahuri zemra fisnike e atdhetare
e Dr. Sefedin Fetiut.
Kam pasur fatin e lume te njihem me te qe nga ditet e rinise se hershme,
ne Gjakove. Ishte nje njeri me dashuri te thelle e te paster per atdheun,
per letersine ne pergjithesi, dhe kulturen e letersine shqiptare, ne vecanti.
Nje krijues i mirefillte, i cili, me jeten dhe vepren e vet, i beri sfide
regjimit te erret e kriminal dhe arriti te ngadhnjeje duke gjurmuar vlerat e
botes shqiptare,
duke i krijuar ato ne proze origjinale artistike e duke interpretuar thesarin
e
trashegimise letrare shqiptare, me nje sens kritik te mprehte, me dije dhe
shkathtesi intelektuale te vecante.
Letersia shqipe humbi para kohe njerin nga krijuesit e saj te perkushtuar, te
zellshem e te devotshem. Por vepra e tij letrare, kritike e publicistike
shpresoj se do te shijohet brez pas brezi ne Kosoven e lire e ne gjithe boten
shqiptare.
Ars longa, vita brevis!
Paqe e drite per shpirtin bujar te Dr. Sefedin Fetiut!
Asnjehere nuk do ta harroje inkurajimin e tij te sinqerte
e dashamires, fjalen e tij te matur, qe rrezatonte plot dije e mencuri, kur
po beja hapat e pare ne shkrimin e poezise.
_ Ferhat Ymeri
Me poshte po e dergoj nje artikull te botuar ne gazeten BOTA SOT
te dates 21 maj 2000. (f. 22; autore e shkrimit: Lirije Hajdari)
(Kete artikull me derguan i biri i shkrimtarit Sefedin Fetiu, Nentori,
dhe motra e te ndjerit, Atifetja, te cilet jetojne ne Florida.)
MBLEDHJE KOMEMORATIVE PER DR. SEFEDIN
TERE JETEN PUNOI PER LIRINE E FEMIJEVE TANE
<Dr. Sefedin Fetiun nuk mund ta ndalte as dora e hekurt e pushtetit,
as ora policore e kohes se luftes.>
<Prishtine, 20 maj 2000>
<Me 19 maj, ne Prishtine, nga nje semundje e rende, vdiq studiuesi
dhe krijuesi i letersise shqiptare dr. Sefedin Fetiu. Ai per shume vjet
i beri sfide vdekjes, duke u perballur me nje semundje te rende, duke luftuar
me vullnet te pathyeshem qe ne boten shqiptare te ngadhnjeje drita kunder
erresires,
te lartesohet e bukura kunder shemtimit.
Per nder te dr. Sefedin Fetiut, ne Institutin Albanologjik te Prishtines,
u organizua mbledhje perkujtimore ku moren pjese perfaqesues te jetes politike
dhe shume shoke e miq te te ndjerit. Fjalen e rastit e mbajti z. Sadri Fetiu,
drejtor i Institutit Albanologjik te Prishtines, i cili pasi foli per jeten
dhe vepren e dr. Sefedin Fetiut, tha: - Sefedini qe nga ditet e hershme te
rinise
u nis ne rrugen e drites, te diturise dhe lirise per Kosoven. Sot po pushon
ngadhnjimtar ne kete lufte, sepse dha gjithcka nga vetja qe fjala ta kete
bukurine, qe ne jete te kete kuptim puna, qe femijet te rriten te lire kudo
ne Kosove, qe gjaku i Arberit te mos shprishet neper bote. Edhe kesaj radhe,
shtoi z. Sadri Fetiu, Sefedini u kthye nga mergimi i fundit me nje doreshkrim
me shume, me nje shprese me shume per ardhmerine e Kosoves. Dr. Sefedinin,
tha ai, nuk mund ta ndalte as dora e hekurt e pushtetit, as ora policore
e kohes se luftes. Pastaj, rikujtoi z. Sadri Fetiu, ne nje kohe, ne prill te
vitit
te kaluar, kur askush nuk mund te levizte rrugeve te Prishtines se pergjakur,
ishte vetem Sefedin Fetiu dhe hija e tij e perjetshme, dr. Mirushja, qe
shkonin nga Ulpiana ne Dardani, sepse ne luften per jeten, ne luften per
pastrimin e gjakut, nuk kishte as ushtri, as polici qe do te mund t'i ndalte
ata.
Ata nuk i ndalen as postbloqet e shumta ne rrugen makaber per Podgorice-
-drejte dheut te Arberit. Dhe ja tani, sot, ketu para nesh, perfundoi z.
Sadri Fetiu,
eshte trupi i tij, kurse shpirti i lire e i delire, vepra e tij e shkruar
tashme eshte
prone e brezave qe jane e qe do te vijne, eshte bere deshmia me e mire per
luften e jetes, per qendresen, ne te cilen do te dale kurdore ngadhnjimtar
vullneti i vullneti i individit qe e do populli e atdheu, qe i eshte
perkushtuar me
shpirt e me zemer bukurise se fjales se artit.
Njeheresh ne kete kete mbledhje perkujtimore
foli edhe Emin Kabashi, punetor i Institutit Albanologjik, i cili, nder te
tjera tha:
- Dr. Sefedin fetiu i ka lene kultures shqiptare nje varg veprash te cmuara,
ne gjini dhe lloje te ndryshme krijuese qe ne shpresojme se do te behen prone
e ushqimit shpirteror te lexuesit shqiptar. Ai kurre nuk eshte pajtuar me
regjimin pushtues te Jugosllavise se atehershme dhe vazhdimisht ishte ne
survejimin e syrit te sigurimit te shtetit. Ky syrvejim nuk i prishet
as kur shkon ne Amerike per t'i sheruar veshket, as kur shkon ne Belgjike, as
kur shkon ne Struge e Shqiperi, as kur kthehet ne Prishtine.
Mund te thuhet me plote gojen se Dr. fetiu ishte njeri prej njohesve me te
mire
te terminologjise shkencore ne fushen e studimit te letersise dhe te
eseistikes.
Emin Kabashi, gjithashtu, shton se dr. Sefedin fetiu ka lene varg
doreshkrimesh, te interesimeve dhe te llojeve te ndryshme krijuese. Andaj,
thtote ai, ne jemi
tubuar ketu te ndahemi nga njeriu dhe shkencetari i Institutit Albanologjik,
ne te cilin kaloi pjesen me te plleshme te ketes se tij. Per kujtimin e tij,
per mundin e tij jetesor, per gjithe ate pune te madhe qe ka bere, per vlerat
e pamohueshme artistike qe ka krijuar, ne duke u ndare nga ai, nga ky vend ku
kishte kaluar pjesen me te frytshme te jetes se tij, i themi falemnderit per
gjithe ate mund, per gjithe ate djerse, dhe per gjithe ato vlera qe ke
krijuar per vete dhe per ne, thote ne fund z. Emin Kabashi.
Varrimi i te ndjerit u be ne varrezat e Prishtines ne oren 12.00. Nga i ndjeri
per here te funditm me fjale pershendetese dhe falenderimi per punen dhe
vepren patriotike te Sefedin fetiut, u ndane z. Adem demaci dhe z. Sadri
Fetiu.
Pos tjersh, z. Demaci theksoi: te pakte jane ata shqiptare, qe e meritojne
me shume se Sefa t'u mbulohet arkivoli me flamurin kombetar.>
<BIOGRAFIA E DR. SEFEDIN FETIUT>
<Dr. Sefedin Fetiu u lind ne Gjakove ne vitin 1943,
ne nje familje te varfer, por te ndershme dhe me dinjitet.
femijerine e kaloi ne vendlindje, ku edhe kreu shkollen fillore
dhe ate te mesme, ndersa studimet i kreu ne Prishtine, ku ndoqi
edhe shkallen e trete te studimeve pasuniversitare, te cilat i mbaroi
me sukses te dalluar. Gjate kohes se studimeve kishte punuar
nje kohe te gjate arsimtar i gjuhes dhe letersise shqipe ne shkollat
e mesme te komunes se Gjakoves, te Rahovecit dhe te Prishtines.
Qe nga viti 1978 punoi ne Institutin Albanologjik te Prishtines,
Dega e letersise. Dr. Sefedin Fetiu ka botuar keto vepra:
"Krijues dhe krijime"-1979
"Ne humbetirat e kohes" (roman)-1980
"Poetika e romanit shqiptar"-1982
"Vepra e Migjenit dhe kritika e saj"-1984
"Alternativat e kuptimit"-1994
"Koha e zgjimit te gjakut"-1996
Kjo e fundit ne vitin 1999 eshte perkthyer ne gjuhen italiane
dhe eshte botuar ne Bari te Italise.>
<Lirie Hajdari>
Marre nga gazeta BOTA SOT e dates 21 maj 2000.
Nje veshtrim i thuket dhe i bukur per Sefedin Fetiun eshte shkruar
ne revisten DEMOKRACIA te Gjakoves (data?...) nga Arben Hoxha
me titullin: PERGAMENE PER TJETRIN QE NA MUNGON
Eshte ky nje veshtrim intim (kater faqesh) qe hedh drite ne jeten,
personalitetin dhe vepren e Sefedin Fetiut nga nje njohes i afert i jetes dhe
vepres
se tij, nga krijuesi dhe albanologu i ri Arben Hoxha.
Ne te, midis te tjerash, Arben Hoxha shkruan: "Ne parathenjen e vepres pos
mortum
"Inteligjencia, letersia dhe realiteti" te Bajram Krasniqit, Sefedin Fetiu
per te ndjerin shkruan: ' Ka njerez te rralle, natyrisht, per te cilet thuhet
se u shkrine ne pune. Se jane hedhur ne pune dhe ne krijimtari si Empedokle
ne vullkan. Ky ky konstatim mund te vleje plotesisht per studiuesin
e zellshem e te perkushtuar Bajram Krasniqi'. Nje konstatim i tille,
si askujt tjeter, i pergjigjet personalitetit dhe punes se vete Sefedin
Fetiut".
Pergatiti: Ferhat Ymeri
P.s. Falenderoj Nentor dhe Atifete Fetiun, qe paten miresine dhe me derguan
shkrimet e g. BOTA SOT dhe DEMOKRACIA si dhe shkrime te tjera
qe i bene jehone jetes dhe vepres se shkrimtarit she intelektualit
te ndjere Dr.Sefedin Fetiu.
More information about the Gjakova-L mailing list |