| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Gjakova-L[Gjakova-L] Poezi nga Martin CamajAnnefon at aol.com Annefon at aol.comWed Feb 14 13:31:38 EST 2001
DESHTA NJE VASHE
Deshta nji vashe
ne shtepine e vogel rrethue ne shimshir,
ne shtepine e vogel me lule ne shkalle.
Fluturova si bleta ne rrezet e para ne ajr
mbi flatrat e ndjenjes.
Zemra m'u dridh e dora
si thimthat e bletes zoge
ne gjinin e lules, ne aroma,
kur pin nektar.
Desha nji vashe me gjakun e ndezun te Jugut,
me butsine e frymes teme ne muzg
kur gjoksi binte ne pagje.
Tash, i vetem zani i kullute i saj nper shtepi
me duket se me kumbon ne veshe
ndojhere,
nji melodi e dashun dikur - ne rini.
Marre nga vellimi me poezi LIRIKA MES DY MOTEVE (f.7-8)
Te autorit MARTIN CAMAJ
Botim "HYLLI I DRITES". 1995.
Te fala,
Ferhat Ymeri
More information about the Gjakova-L mailing list |