| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Gjakova-L[Gjakova-L] 28 Nentori 1912Annefon at aol.com Annefon at aol.comTue Nov 28 15:07:07 EST 2000
Me 28 nentor 2000 behen 88 vjet te pavaresise se Shqiperise.
Eshte kjo nje dite e shenuar dhe e bekuar jo vetem per Shqiperine,
po dhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, per shqiptaroamerikanet
si dhe per miqt e Shqiperise.
Tetedhjetetete vjet me pare, me 28 nentor 1912, plaku i urte e patriot nga
Vlora, Ismail Qemali, ngriti ne Vlore flamurin shqiptar dhe deklaroi
pavaresine e Shqiperise. Sic u ngrit ne Veri, ne Decic, me 1911, ne betejat e
pergjakshme
me pushtuesit e huaj, flamuri kuq e zi u ngrit serish ne Vloren trime
pas gati pese shekujsh nen pushtimin otoman.
Ate dite valoi i lire flamuri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, sic kishte
valuar
me 1443 ne Krujen legjendare.
Ate dite te lume per kombin, perfaqesuesit e te gjitha trojeve etnike
shqiptare
u mblodhen:
"Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshire e nje qellim
Te gjithe atij duk' j'u betuar,
Te lidhim besen per shpetim."
Sic shkruan Asdreni ne poezine BETIMI MI FLAMUR, vargjet e se ciles u bene
Hymni kombetar. Po kjo dite e shenjte, e cila mberriti mbas gjakut te
derdhur shekuj me rradhe, ka edhe dhembjen e vete, sepse ne Konferencen e
Ambasadoreve
ne Londer (korrik 1913) Shqiperia u copetua: me shume se gjysma e trevave
etnike shqiptare mbeti jashte kufijve te shtetit te pavarur shqiptar; iu
dhurua Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Kjo plage sot ende eshte e hapur dhe
dhemb.
Prandaj, Dita e e Pavaresise se Shqiperise u quajt, me drejte, Dita e
Flamurit!
U quajt keshtu sepse ideali i pavaresise se Shqiperise etnike (ose natyrore)
nuk u realizua dhe mbetet te realizohet ne te ardhmen.
Festa e Flamurit eshte nje dite e gezuar per popullin shqiptar, nje rast per
kremtim per njerezit liridashes duke perfshire dhe diasporen shqiptare ne SHBA
dhe shqiptaro-amerikanet, kontributi i te cileve ishte tejet i rendesishem
per kete pavaresi!
Kremtimi i Dites se Flamuri eshte gjithashtu nje rast per te reflektuar
jo vetem mbi te kaluaren, po edhe per gjendjen e tashme si dhe per te ardhmen
e Shqiperise e te Kosoves.
Shpresojme se Shqiperia do te tejkaloje krizen qe e ka pllakosur, kurse Kosova
do te fitoje pavaresine e merituar; ndersa populli shqiptar do te realizoj
lirine, mireqenien dhe lulezimin e tij mbi themelet e tradites se tij te pasur
te Beses, Nderit e Burrerise; te durimit, bashkimit dhe mirekuptimit
vellazeror.
Mbi te gjitha , shpresojme se ai do te krijoje te ardhmen e tij fale punes
se zellshme e kreative duke krijuar keshtu nje shoqeri te lire, te hapur,
demokratike e te perparuar. Vetem keshtu, idealet e deshmoreve qe u flijuan
per pavaresine e Shqiperise e te Kosoves bashke me trojet e tjera etnike
shqiptare,
do te realizohen dhe ata do te pushojne ne paqe!
Nga "Toka e njerezve te lire e te guximshem", ne i bashkohemi gezimit te dhjet
milion shqiptareve ne bote per kete dite te shenuar, me urimin qe te jemi te
bashkuar ne cdo perpjekje qe con drejt paqes e lulezimit te Shqiperise etnike.
Te mos harrojme fjalet e Skenderbeut drejtuar bashkeluftetareve dhe popullit
te tij ne Kruje:
"LIRINE NUK UA SOLLA UNE, PO ATE E GJETA MIDIS JUSH!"
GEZUAR DITEN E FLAMURIT!
(ky tekts u lexua me rastin e kremtimit te 88-vjetorit te Pavaresise se
Shqiperise nga Bashkesia Shqiptare ne rajonin Puget Sound,
Ne Redmond, Washington, me 25 nentor 2000)
More information about the Gjakova-L mailing list |