Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Gjakova-L

[Gjakova-L] Poezi nga nje montazh poetiko-letrar me rastin e Dites se Flamurit!

Annefon at aol.com Annefon at aol.com
Mon Nov 27 18:27:27 EST 2000


Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'veres,
qi vallzon n'blerim te prillit;
porsi i ambli flladi eres,
qi lmon gjite e drandofillit;
porsi vala e bregut detit,
porsi gjama e rrfes zgjetare,
porsi ushtima e nji termetit,
njashtu a' gjuha jone shqyptare.
Ah! po; a' e ambel fjala e saje,
porsi gjumi m'nji kerthi,
porsi drita plot uzdaje,
porsi gazi pa mashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
            (Gjergj Fishta)


Gjuha jone

Gjuha jone sa e mire!
Sa e ambel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur sa e vlere!
        (Naim Frasheri)


Atdheu

E para mjegull e shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj'
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle sersih tek ti do te kthej?

Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti
Me lot u ndryshk dhe u nxi...

Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi Ballin tend te argjendte yj'
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.

Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
ku valle me con kjo rruge e larget
kur valle tek ti do te kthej?
            (Bilall Xhaferri)


Balade came

Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valvitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria

Ulerine era e Mesdheut mbi trojet e lashta dhesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona styrgjyshore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet

Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhenPas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, Cameri!
            (Bilall Xhaferri)


Kosova

Qe nga ujerat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lulemolle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
Pizerenit 
            e Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave te Gjergj Elez Alise
            (Bilall Xhaferri)


Poem Kosovar
(Fragment)

Jam shqiptar e Kosovar Zot e krenar Zot e bujar
Mbi kete Dhe q'e kam si fe e permbi fe e kam vatan!
E kam atdhe!

Une jam ketu nga moti kur vete Zoti
E beri fushen fushe e malin mal.

Sa mban e gjitha Shqeheri,
Ish Iliri!
Kur nga nje det ne tjetrin det
Isha Zot Vete!
        (Mitrush Kuteli)

BETIMI MI FLAMUR
(Fragment)

Rreth flamurit te perbashkuar,
Me nje deshire dhe nje qellim,
Te gjithe Atij duke iu betuar,
Te lidhim besen per shpetim.

Prej lufte vec ai largohet,
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikesohet,
po vdes, po vdes si nje deshmor.
        (Asdreni)

 Fragment nga montazhi poetiko-letrar 
"TI, SHQIPERI! ME EP NDER, ME EP EMRIN SHQIPETAR!
Qe u shfaq ne Redmond, Washington,
Me rastin e kremtimit te Dites se Flamurit me 25 nentor, 2000.

( Ky montazh filloi me vargjet e njohura te Naimit nga "Bageti e Bujqesia"
 si dhe "Hymni i Flamurit" te Nolit, e cila u botua me pare ne "Bota e Gruas"
dhe "Bota Letrare")

Te fala,
Ferhat Ymeri









More information about the Gjakova-L mailing list