From Annefon at aol.com Mon Nov 27 15:33:34 2000 From: Annefon at aol.com (Annefon at aol.com) Date: Mon, 27 Nov 2000 15:33:34 EST Subject: [Gjakova-L] Gezuar Diten e Flamurit! Message-ID: <6f.d8267c5.27541f1e@aol.com> Te gjithe bashkatdhetareve dhe miqeve te shqiptareve kudo ne bote: Per shume mot GEZUAR DITEN E FLAMURIT! Ferhat Ymeri (Ymeraga) me familjen: bashkeshorten Anne Fontaine dhe djalin Erik-Dardan Ymeraga Te shtunen, me 25 nentor, 2000, nga ora 11 paradreke deri me 4 pasdreke Bashkesia Shqiptare ne rajonin Puget Sound (Seattle me rrethine), te shtetit Washington, (ku jetojne rreth 300 shqiptare) kremtoi me gezim e hare Diten e Flamurit. U bashkuan mbi 200 shqiptare, perkatesisht shqiptaro amerikane, dhe miq te tyre ne sallen e "Veterans of Foreign Wars" ne Redmond, Washington. Gezimi shkelqente ne syte e pjesemarresve: te moshuareve, grave, burrave, te rinjeve dhe te rejave si dhe te femijeve, qe loznin e vallezonin si zogj te gezuar. Ishte nje takim i enderruar me vite dhe pas perpjekjeve disavjecare per t'u bashkuar ne kete dite te shenjte kombetare. Pasi u nderuan Deshmoret e Kombit, te gjithe ata qe gjate historise sakrifikuan jeten per lirine e Shqiperise etnike, pasi u degjua Hymni amerikan dhe ai shqiptar, u shfaq nje montazh letrar me poezi te Naimit, Nolit, Konices (proza poetike) Fishtes, Bilall Xhaferrit, Mitrush Kutelit dhe Asdrenit (Hymni Flamurit). Me ushqime te kuzhines shqiptare, kenge e valle te bukura nga te gjitha anet e Shqiperise etnike, u krijua nje atmosfere vertet festive, nje vater e pamjeve, zerave, ngjyrave dhe shijes shqiptare, e cila e ngjalli dhe e freskoi frymen fatlume te bashkimit kombetar. Ne fjalen pershendetese, autori i ketyre rradheve, midis te tjerave, tha: TE NDERUAR BASHATDHETARE DHE MIQ TE SHQIPTAREVE "Padrejtesite historike, me shume se fati, i ndane shqiptaret. Po tashme u be gati nje dekade qe kur ra "Muri i Berlinit" mes per mes atdheut shqiptar, dhe komunikimi e lidhjet brendakombetare u perterine, u gjalleruan. Pasoi akti i rinjohjes, si ne kenget popullore e baladat shqiptare. Shqiperia e tregoi zemren e saj te madhe ne pranveren e vitit 1999, kur i hapi portat e shtepive e te zemrave per mbi nje gjysme milioni shqiptare, vellezer te nje gjaku nga Kosova, te debuar me dhune nga hordhite serbe. Gjate ketij akti te tmerrshem te tragjedise ballkanike, shpirti dhe ndergjegja shqiptare qendoi ne lartesite e veta te njerezishme e fisnike. Dita e pavaresise se Shqiperise - Dita e Flamurit, eshte simbol i bashkimit kombetar dhe i forces e shpreses qe sjelle ky bashkim. A ka dite me te bukur se Dita e Flamurit qe edhe ne ketu, ne Washington, te jemi te bashkuar? SHEKULLI XX NA NDAU. LE TE BASHKOHEMI NE SHEKULLIN XXI. Ladies and Gentlemen Dear Friends "Historic injustice, more than destiny, separated Albanians. But it's been now almost a decade since the Albanian "Berlin Wall" crumbled down and communications and bonds between Albanians, on both sides of the border, are being renewed and rejuvenated. This is the act of reacquaintance like in the old Albanian folk-songs and balads. Albania showed her great heart in spring 1999, when she opened the doors of her homes and hearts for more than half-a-million Albanians, with blood ties, from Kosova, who were brutally deported from their homes by Serb hordes. During this horrible act of the Balkan tragedy, the Albanian soul and consciousness showed its profound graciousness and nobility. Independence Day - Flag Day - is a symbol of Albanian national unity and the strength and hope that this unity brings about. For us too, here in Washington, there is not any better day than Flag Day to gather together in the spirit of brotherhood and unity. THE TWENTIETH CENTURY SEPARATED US. LET US UNITE IN THE 21ST CENTURY." Gezuar Diten e Flamurit! Ferhat Ymeri From Annefon at aol.com Mon Nov 27 16:03:13 2000 From: Annefon at aol.com (Annefon at aol.com) Date: Mon, 27 Nov 2000 16:03:13 EST Subject: [Gjakova-L] FLAMURI nga FAIK KONICA Message-ID: <39.d0a679c.27542611@aol.com> FLAMURI Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne? Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar. Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet. FAIK KONICA (Postoi: Ferhat Ymeri) From Annefon at aol.com Mon Nov 27 18:27:27 2000 From: Annefon at aol.com (Annefon at aol.com) Date: Mon, 27 Nov 2000 18:27:27 EST Subject: [Gjakova-L] Poezi nga nje montazh poetiko-letrar me rastin e Dites se Flamurit! Message-ID: Gjuha shqype Porsi kanga e zogut t'veres, qi vallzon n'blerim te prillit; porsi i ambli flladi eres, qi lmon gjite e drandofillit; porsi vala e bregut detit, porsi gjama e rrfes zgjetare, porsi ushtima e nji termetit, njashtu a' gjuha jone shqyptare. Ah! po; a' e ambel fjala e saje, porsi gjumi m'nji kerthi, porsi drita plot uzdaje, porsi gazi pa mashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. (Gjergj Fishta) Gjuha jone Gjuha jone sa e mire! Sa e ambel, sa e gjere! Sa e lehte, sa e lire! Sa e bukur sa e vlere! (Naim Frasheri) Atdheu E para mjegull e shtatorit Porsi qefini te mbuloi Sa shpejt nga syte atdhe me humbe Sa shpejt erresira te gllaberoi Si djerse te ftohta ndrinin naten Mbi ballin tend te argjendte yj' Me tel me gjemba gjoksi yt I lidhur mbeti ne kufi. Ashtu te lashe i shtrenjti vend Dhe rrugen mora per ketej Ku valle me con kjo rruge e larget? Kur valle sersih tek ti do te kthej? Floriri i vargjeve te mia U shkri per ty me dhembshuri Tani si hekur shpirti Me lot u ndryshk dhe u nxi... Si djerse te ftohta ndrinin naten Mbi Ballin tend te argjendte yj' Me tel me gjemba gjoksi yt I lidhur mbeti ne kufi. Ashtu te lashe i shtrenjti vend Dhe rrugen mora per ketej ku valle me con kjo rruge e larget kur valle tek ti do te kthej? (Bilall Xhaferri) Balade came Ylberi si nje pershendetje lamtumire U ndez e u shua matane largesive Mbi valvitjet e flakeve neper shi Matane largesive humbi e perflakur Cameria Ulerine era e Mesdheut mbi trojet e lashta dhesprote Mbi te shtrenjtat trojet tona styrgjyshore Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore Dhe kudo toka came nen savanin e reve Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire Na e ndricojne udhenPas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive Perpara udhet zgjaten ne veri Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi Lamtumire, Cameri! (Bilall Xhaferri) Kosova Qe nga ujerat e kulluara te Ohrit Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit Kosova Fushe e begatshme me fruta e grunore Qe bie ere pranveres e tera lulemolle Kosova me male kreshnike Male te zhveshur me pisha e bredhishte Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh Qe e dehin diellin me arome rreshire Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore Kosova Krahine shqiptare qe ne fillim te saj Toke e Manastirit Pizerenit e Plaves dhe e Gucise Toke e legjendave te Gjergj Elez Alise (Bilall Xhaferri) Poem Kosovar (Fragment) Jam shqiptar e Kosovar Zot e krenar Zot e bujar Mbi kete Dhe q'e kam si fe e permbi fe e kam vatan! E kam atdhe! Une jam ketu nga moti kur vete Zoti E beri fushen fushe e malin mal. Sa mban e gjitha Shqeheri, Ish Iliri! Kur nga nje det ne tjetrin det Isha Zot Vete! (Mitrush Kuteli) BETIMI MI FLAMUR (Fragment) Rreth flamurit te perbashkuar, Me nje deshire dhe nje qellim, Te gjithe Atij duke iu betuar, Te lidhim besen per shpetim. Prej lufte vec ai largohet, Qe eshte lindur tradhetor, Kush eshte burre nuk frikesohet, po vdes, po vdes si nje deshmor. (Asdreni) Fragment nga montazhi poetiko-letrar "TI, SHQIPERI! ME EP NDER, ME EP EMRIN SHQIPETAR! Qe u shfaq ne Redmond, Washington, Me rastin e kremtimit te Dites se Flamurit me 25 nentor, 2000. ( Ky montazh filloi me vargjet e njohura te Naimit nga "Bageti e Bujqesia" si dhe "Hymni i Flamurit" te Nolit, e cila u botua me pare ne "Bota e Gruas" dhe "Bota Letrare") Te fala, Ferhat Ymeri From Annefon at aol.com Tue Nov 28 13:53:38 2000 From: Annefon at aol.com (Annefon at aol.com) Date: Tue, 28 Nov 2000 13:53:38 EST Subject: [Gjakova-L] Poetry: ALBANIA Message-ID: <9e.c926dd8.27555932@aol.com> ALBANIA By Enver Sulejman Her name is Albania, the breathtaking. She is a snowdrop on the foothills of hope. She exhales life: breath her While with the winds of change you cope. Her name is Albania, the beautiful. She is the sunrise of red, yellow and gold. If you are tired, lean on her, Recuperating within eagledomm's fold. Her name is Albania, the timeless. She is the legend, the land of sunlight. Study her anatomy, be part of her flame, Hold aloft the torch of eternal light. Her name is Albania, the magnificient. She is your sanctuary, your promised land, And we, her children are her future- The past and present of our Motherland. ( Originally published in ILLYRIA, New York) Submitted by: Ferhat Ymeri From Annefon at aol.com Tue Nov 28 15:07:07 2000 From: Annefon at aol.com (Annefon at aol.com) Date: Tue, 28 Nov 2000 15:07:07 EST Subject: [Gjakova-L] 28 Nentori 1912 Message-ID: <59.377d6a8.27556a6b@aol.com> Me 28 nentor 2000 behen 88 vjet te pavaresise se Shqiperise. Eshte kjo nje dite e shenuar dhe e bekuar jo vetem per Shqiperine, po dhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, per shqiptaroamerikanet si dhe per miqt e Shqiperise. Tetedhjetetete vjet me pare, me 28 nentor 1912, plaku i urte e patriot nga Vlora, Ismail Qemali, ngriti ne Vlore flamurin shqiptar dhe deklaroi pavaresine e Shqiperise. Sic u ngrit ne Veri, ne Decic, me 1911, ne betejat e pergjakshme me pushtuesit e huaj, flamuri kuq e zi u ngrit serish ne Vloren trime pas gati pese shekujsh nen pushtimin otoman. Ate dite valoi i lire flamuri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, sic kishte valuar me 1443 ne Krujen legjendare. Ate dite te lume per kombin, perfaqesuesit e te gjitha trojeve etnike shqiptare u mblodhen: "Rreth flamurit te perbashkuar Me nje deshire e nje qellim Te gjithe atij duk' j'u betuar, Te lidhim besen per shpetim." Sic shkruan Asdreni ne poezine BETIMI MI FLAMUR, vargjet e se ciles u bene Hymni kombetar. Po kjo dite e shenjte, e cila mberriti mbas gjakut te derdhur shekuj me rradhe, ka edhe dhembjen e vete, sepse ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (korrik 1913) Shqiperia u copetua: me shume se gjysma e trevave etnike shqiptare mbeti jashte kufijve te shtetit te pavarur shqiptar; iu dhurua Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Kjo plage sot ende eshte e hapur dhe dhemb. Prandaj, Dita e e Pavaresise se Shqiperise u quajt, me drejte, Dita e Flamurit! U quajt keshtu sepse ideali i pavaresise se Shqiperise etnike (ose natyrore) nuk u realizua dhe mbetet te realizohet ne te ardhmen. Festa e Flamurit eshte nje dite e gezuar per popullin shqiptar, nje rast per kremtim per njerezit liridashes duke perfshire dhe diasporen shqiptare ne SHBA dhe shqiptaro-amerikanet, kontributi i te cileve ishte tejet i rendesishem per kete pavaresi! Kremtimi i Dites se Flamuri eshte gjithashtu nje rast per te reflektuar jo vetem mbi te kaluaren, po edhe per gjendjen e tashme si dhe per te ardhmen e Shqiperise e te Kosoves. Shpresojme se Shqiperia do te tejkaloje krizen qe e ka pllakosur, kurse Kosova do te fitoje pavaresine e merituar; ndersa populli shqiptar do te realizoj lirine, mireqenien dhe lulezimin e tij mbi themelet e tradites se tij te pasur te Beses, Nderit e Burrerise; te durimit, bashkimit dhe mirekuptimit vellazeror. Mbi te gjitha , shpresojme se ai do te krijoje te ardhmen e tij fale punes se zellshme e kreative duke krijuar keshtu nje shoqeri te lire, te hapur, demokratike e te perparuar. Vetem keshtu, idealet e deshmoreve qe u flijuan per pavaresine e Shqiperise e te Kosoves bashke me trojet e tjera etnike shqiptare, do te realizohen dhe ata do te pushojne ne paqe! Nga "Toka e njerezve te lire e te guximshem", ne i bashkohemi gezimit te dhjet milion shqiptareve ne bote per kete dite te shenuar, me urimin qe te jemi te bashkuar ne cdo perpjekje qe con drejt paqes e lulezimit te Shqiperise etnike. Te mos harrojme fjalet e Skenderbeut drejtuar bashkeluftetareve dhe popullit te tij ne Kruje: "LIRINE NUK UA SOLLA UNE, PO ATE E GJETA MIDIS JUSH!" GEZUAR DITEN E FLAMURIT! (ky tekts u lexua me rastin e kremtimit te 88-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise nga Bashkesia Shqiptare ne rajonin Puget Sound, Ne Redmond, Washington, me 25 nentor 2000)