| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Gjakova-L[Gjakova-L] Gjakova shpalle pavaresine prej PejesEtrit Bardhi etrit at alb-net.comSat Mar 18 00:41:56 EST 2000
Qëndrimi i Këshillit komunal dhe i partive politike në Gjakovë Gjakova të pranohet si qendër regjionale Subjektet politike lokale kërcënohet se nëse nuk bëhet kjo, këta do të ndërprejnë bashkëpunimin me UNMIK-un MUSA KURHASKU GJAKOVË, 17 MARS - Subjektet politike të Gjakovës kanë bërë kërkesën që Gjakova të njihet si qendër regjionale. Në mbledhjen e të premtës të Këshillit komunal dhe të partive politike të Gjakovës, të cilën e kryesoi znj. Zamira Eshmambetova, administratore e UNMIK-ut për këtë komunë, e në të cilën mori pjesë edhe mr. Mazllom Kumnova, kryetar i Bordit Ekzekutiv, u diskutuan çështje me interes të përgjithshëm për këtë pjesë të Kosovës. Një prej qendrimeve që i dhanë këtu ishte edhe kërkesa që Gjakova sa më parë të bëhet qendër regjionale e jo të mbetet sikur deri më tani, nën regjionin e Pejës. Kjo kërkesë fillimisht doli nga Partia NDSHK-së, dega në Gjakovë, e më pastaj unanimisht u përkrah nga të gjitha partitë politike që veprojnë në Gjakovë. Për këtë kërkesë dhe qëndrim të KK dhe partive politike, u pronon-cua zotëri Agim Koci, nënkryetar i PNDSHK-së në Gjakovë. ³Nëse Gjakova nuk pranohet si qendër regjionale, kontaktet me KPA-në dhe me UNMIK-un do t¹i ndërpresim², ka thënë ai. Më pastaj, potencoi se ³Gjakova me 150 mijë banorë nuk mund të jetë një fshat i Pejës apo i Kosovës². Ne, vazhdoi ai, ³do t¹i dërgojmë fillimisht kërkesë, e më pastaj edhe peticion administratës së Bernard Kushnerit dhe subjekteve të tjera ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë². Buxhet do të ketë vetëm për 172 punëtorë të Kuvendit Në takimin e KK dhe partive poli-tike e shqyrtua edhe çështja e të ardhurave personale të punë-torëve të këtushëm. Sipas vendimit 2000/04, tash e tutje punëtorët në Kuvendin komunal do të marrin të ardhura të rregullta personale e jo si deri tash - stipendi. Ndërsa sipas një burimi, nga 387 sa janë të punësuar në këtë Kuvend, buxhet do të ketë vetëm për 172 punëtorë. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe çështja e mbrojtjes së pyjeve dhe të zhavorit të lumenjve, që po shfrytëzohet nga persona të papërgjegjshëm dhe pa leje përkatëse.
More information about the Gjakova-L mailing list |