| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-LAd: Re: [fjalori-l] FjaloriN.Frasheri nfra at hpe25.inima.alFri Mar 12 04:01:17 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.luginat.de/main/al/leksikon/ ***
Te Nderuar,
Te vleresosh gjendjen brenda vendit duke qene jashte - kjo nuk eshte gje
fort e lehte, prandaj mire eshte te mos ngutemi me gjykime te parakohshme.
E para, kur propozova krijimin e nje grupi me specialiste, kjo nuk qe per
te monopolizuar punen, por per te nxjere nje material qe te njihej nga nje
komunitet sa me i gjere. Mos mendoni se pse u be diku nje fjalor dhe
njerezit do te vrapojne ta perdorin terminologjine e tij.
E dyta, nuk ka ndaluar njeri te diskutoje terminologjine. Qe ne fillim kam
bere nje verejtje dhe i qendroj asaj - nuk duhet qe nje person te dergoje
propozime fjalesh ne mesazhe te vecanta, pasi kjo rrit artificialisht numrin
e mesazheve dhe shperndarjen e vemendjes. Dhe me sa mbaj mend, kjo verejtje
u perkrah dhe nga te tjere. Kini parasysh se jo te gjithe te interesuarit
per terminologjine kane kohe me bollek per tu mare me te.
Sa per informacion, qe para 10 vjetesh eshte pregatitur nje fjalor, qe
ndodhet i depozituar ne Institutin e Gjuhesise duke pritur mundesine e
botimit. Sigurisht qe ky fjalor ka nevoje per permiresimet e kohes, por me
sa duket
per ne u dashka te fillojme cdo gje nga e para ...
Nekiu
More information about the Fjalori-L mailing list |