| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] GRUPI i PUNESMali januzaj at informatik.tu-muenchen.deFri Jan 15 19:35:26 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.luginat.de/main/al/leksikon/ ***
Ju pershendes,
Bashkim Bytyqi schrieb:
> A e keni ndërmend të zgjidhni grupin e punës apo do të flejmë ende ?
>
> Se kështu mundet të vazhdohet edhe 2 vjet të mira.
nese ka dicka te re nga Tirana, ndoshta do te mund te na lajmeroi
ndokush nga atje!
Eshte me rendesi te fillohet me nje grup punues, qe te mos
perfundojme dicka pa e filluar mire si duhet!
Nje grup punues do te ishte ne gjendje te koordinoi punen
rreth fjalorit, qe keshtu te mund te arrinim me lehte tek
rezultatet te cilat po i synojme.
Nese ne Tirane eshte duke u punuar rreth fjalorit, ndoshta
do te ishte mire, qe te njoftohemi edhe ne ketu ne kete liste!
Po ashtu, edhe ne Prishtine, aty kah marsi/prilli planifikohet
te mbahet nje lloj 'mini'-seminari rreth terminologjise
se shkencave teknike, duke e perfshire edhe kompjuteristiken.
Me shume do te jete nje takim pune i shkencetareve te lamive te
ndryshme, prej gjuhtarit e deri tek inxhinieri i informatikes.
Per kete, do te ishte mire, qe te koordinohet puna e te gjithe
atyre, te cilet ne njefare menyre jane duke u marre me qeshtjen
e fjalorit, pamarre parasysh se ku gjinden: Tirane, Prishtine, etj.
Une kam biseduar dje personalisht me Prof.Dr.Rexhep Ismajlin,
gjuhetar (albanolog) rreth kesaj qeshtje.
Ai me siguroi se edhe ne Prishtine eshte duke u punuar ne kete
drejtim (ose do te fillohet nga pune se shpejti).
Qe kur te fillohet konkretisht me punen e fjalorit, do te ishte
mire te ekzistonin disa terma si "lende e pare" per ata qe do te
perfundojne punen qe kemi filluar ne! Per kete arsye, mendoj se
do te ishte mire te perdornim mekanizmin e fjalorit, qe keshtu
te mund te permbledhim sa me shume terma. Fundja, per kete
qellim edhe e programova ata!
Une i spjegova Prof.Ismajlit per fjalorin dhe menyren e permbledhjes
se termave dhe ai e parapelqeu kete pune. Une do t'i jape atij
here pas here gjendjen aktuale te fjalorit, qe ai pastaj ate t'ua
tregoi bashkepuntoreve te vet ne Prishtine!
Mbetshi me te mira,
Eshrefi
--
------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** |
| ** Department of Computer Science ** |
| ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** |
| |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de |
| WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ |
------------------------------------------------------------------
More information about the Fjalori-L mailing list |