Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Fjalori-L

[fjalori-l] Fjalori elektronik!!!

DXhezo at aol.com DXhezo at aol.com
Wed Jan 13 01:37:54 EST 1999


              **** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
              *** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***

Pergezime Eshrefit per punen jashtezakonisht te vlefshme me fjalorin, dhe
implementimi i nje mekanizmi i cili dergon propozimet e reja ne grup do te
ishte gjithashtu shume i vlefshem, sidomos per neve qe jemi abonuar ne disa
lista te tilla. 

Nje sugjerim te vogel do te kisha: U perpoqja te fusja disa terma te reja ne
fjalor, por aktualisht nuk mundem te gjej nje perkthim te pershtatshem.
Mekanizmi nuk te lejon te fusesh nje term nqs nuk i ke plotesuar te gjitha
fushat. Gjithashtu e dobishme do te ishte, sikur, ne faqjen propozuese te
ishin edhe fushat e shpjegimit te termit si dhe te shembujve. Kjo pasi,
megjithese une nuk mund ta perkthej saktesisht nje term, do te kisha mundesi
ta shpjegoja ate ne hapesiren e nje apo dy fjalive, apo edhe nepermjet
shembujve.

Pervec kesaj, fjalori eshte "bombe" persa i perket perdorshmerise,
thjeshtesise se prezantimit dhe vleres qe sjell ne gjithe kete proces. Edhe
nje here pergezime!


Tung
Dritani



More information about the Fjalori-L mailing list