| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] Fjalori elektronik!!!Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.deTue Jan 12 09:47:49 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Ju pershendes,
pershendes diskutimet dhe verejtjet rreth funksionimit
te fjalorit ne WWW.
Pervoja meson me shume se teoria, prandaj edhe une po
e shof se nuk eshte e pershtatshme dergimi i nje mesazhi
ne liste, sa here qe behet regjistrimi i nje termi ne
fjalore.
Dje, pas komunikimit me Bashkimin dhe verejtjeve konstriktive
te tije rreth fjalorit (feleminderit edhe nje here Bashkimit),
e c'kyqa perkohesisht mundesine e dergimit te mesazheve ne
liste sa here te behet regjistrimi i ndonje termi te ri ne
fjalore. Mirepo, njekohesisht perkrah edhe mendimin e Neimit,
se eshte shume mire te dihet se a po punohet apo jo me
fjalorin. Keshtu, mendoj qe menyra e dergimit te mesazheve ne
liste te behet ne njefare menyre periodike.
Une mendova qe posa te jene regjistruar p.sh. 10 terma te rinje,
te behet dergimi i te gjitheve pernjehere (ose 15/20 terma...).
Nuk eshte problem te behet nje dergim javor apo mujor i
gjendjes se fjalorit ne liste por, dergimi i nje liste te
termave te fundit te propozuar mendoj se eshte i rendesishem. Keshtu
secili antare ne liste do te jete i informuar se u regjistruan
terma te rinje dhe mund te votoi per ta, ne vend qe te
shfletoi gjithhere faqet e fjalorit per te gjetur se cilet terma
i ka votuar e cilet jo.
Pra, posa te jem prape ne Mynih (tani po lajmerohem nga nje
kompjuter publik, qe ka vetem kycje ne INTERNET e asgje me shume),
do ta instaloj proceduren e dergimit periodik ne liste te termave
te rinje te fjalorit.
----
A ka dicka te re rreth fjalorit nga Tirana ?
Mbetshi me te mira,
Eshrefi
------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** |
| ** Department of Computer Science ** |
| ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** |
| |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de |
| WWW : http://www.informatik.tu-muenchen.de/~januzaj/ |
------------------------------------------------------------------
More information about the Fjalori-L mailing list |