| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] Regjistrime te reja ne leksikon!!Dashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.trMon Jan 11 13:09:26 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
| > Shqetesimi i Nekiut eshte dhe i imi, pasi per gjysem
| > ore erdhen 30 mesazhe dhe fjale per fjale nuk zgjidhet
| > kjo pune. Propozoj ose te behet nje liste me te pakten
| > 50 terma e te niset per konsultim, ose te merret nje
| > baze te dhenash fjalesh ne anglisht dhe ne shqip e te
| > diskutohet.
Une propozoj qe te mos dergohet nje mesazh per cdo fjale
te re qe hyn ne fjalor, por te dergohet vetem nje mesazh
ne dite, i cili permban te gjitha fjalet e propozuara gjate
dites (nqs ka patur). Nuk besoj se eshte e veshtire per tu
bere (nga ana teknike).
Gjithashtu vura re qe futja e fjaleve te reja dhe
vleresimi i perkethimeve egzituese eshte pak i mundimshem
dhe kerkon kohe. Kjo vjen nga lidhja e ngadalshme me internetin
dhe ndoshta shume prej jush nuk e kane kete problem. Sidoqofte
une propozoj qe fjalorit t'i shtohet edhe nje nderfaqe email-i.
Xhemili e pati bere nje gje te tille pak kohe me pare, dhe besoj
se nuk do te jete e veshtire qe nje gje e tille te behet prape
(kerkohet nje bashkepunim midis Eshrefit dhe Xhemilit).
Me poshte po shkruaj disa mendime se si mund te behet kjo.
Kjo nderfaqe do te veproje me ane te adreses se fjalorit:
leksikon at luginat.de
Ata qe duan te ndihmojne ne plotesimin e fjalorit do te
dergojne ne kete adrese nje leter me nje subjekt te caktuar,
psh: "[Fjalori] Dergo P". Nje program qe do ta perpunoje
kete kerkese, do te nxjerre nga fjalori fjalet qe fillojne me
"p" dhe do tja dergoje kerkuesit ne nje format te caktuar,
psh:
----------------------------
Anglisht: password
Shqip:
* 1) fjalkalim
2) pasuord
3) parrulle
Propozim:
----------------------------
Lexuesi do ta plotesoje kete formular duke vendosur nje yll (*)
perpara fjales qe i duket me e pershtatshme ose duke shkruar nje
fjale te re te fusha "Propozim". Pasi ta plotesoje, do ta dergoje
prape te adresa e fjalorit, me nje subjekt, te themi:
"[Fjalori] Votim". Programi i fjalorit do ta lexoje kete leter
dhe do te beje ndryshimet perkatese ne fjalor.
Po keshtu, mund te behet e mundur qe te shtosh fjale te reja ne
fjalor, te nxjerresh te dhena nga fjalori per disa fjale te
caktuare etj. Besoj se kjo nderfaqe do ta lehtesonte punen per
mbushjen e fjalorit.
Ne fund, pergezime Eshrefit per punen e bukur qe ka bere.
Llafolloget le te merren me llafe (e kam fjalen per gjuhetaret),
kurse inxhinjeret le te merren me pune.
Dashamir Hoxha
p.s. Fjala "leksikoni" nuk di pse ma vret veshin; a nuk eshte e
mundur qe te zevendesohet me fjalen "fjalori"?
More information about the Fjalori-L mailing list |