| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] Fjalori ne WWW eshte gati per pune!!Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.deMon Jan 11 00:29:30 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Ju pershendes,
me ne fund arrita te perfundoj pjesen e pare te projektit te
fjalorit. ;-) Eshte nje verzion paraprak, te cilin ne te ardhmen
edhe me ndihmen e juaj mendoj ta optimoj me mire.
Adresa ku mund te gjindet verzioni i ri i fjalorit eshte :
http://www.luginat.de/main/al/leksikon/
Momentalisht fjalori eshte ne fazen testuese, prandaj ju kisha lutur
te gjitheve, qe te testojne mekanizmin e fjalorit duke shfletuar
per termat ekzistues, duke votuar per termat ekzstues ne fjalore
apo duke futur terma te rinje.
Deri me tani kam programuar me shume se 1.000 LOCs (Line of Code-
rreshta program) te shperndare ne 4 programe, te cilat jane te
nderlidhura njera me tjetren.
Pasi qe disa antare te listes ishin te mendimit qe termat
e propozuar permes WWW-se te regjistrohen menjehere ne fjalore,
e kam lene te aktivizuar kete mundesi. Pra, mbetet ne ndergjegjen
e secilit prej neve se a do ta 'sabotojme' fjalorin apo jo.
Sidoqofte, futja e cdo termi te ri ne fjalore, dergohet menjehere
edhe ne listen e fjalorit, qe jeshtu te gjithe te mund te dime
se cilet terma jane perkthyer(propozime-kuptohet), qe keshtu te
evitohet rasti i perseritjes se disahershme te propozimit te termave
te njejte.
Deshiroj te theksoj se mekanizmin e fjalorit jam munduar ta
programoj ne 'frymen' e iniciatives qe pat filluar para me shume
se 3 vjeteve ne ALBANIAN dhe diskutimeve rreth kesaj qeshtje.
Atehere patem menduar te tubojme sa me shume terma nga lenda
e informatikes dhe te bejme edhe propozimet e mundshme per
perkthimin e tyre. Keto propozime (keta terma te tubuar)
pastaj mendohej t'i dergoheshin ndonje instituti ne Kosove
apo Shqiperi per t'i jape 'doren e fundit';-).
Mendoj se me e lehte eshte te krijohet nje fjalore i termave
te informatikes nese per kete me pare ekziston 'lenda e pare',
dmth. nje liste me terma te tubuar qe me pare.
Pershendes iniciativen qe ka filluar ne Tirane rreth terminologjise
dhe uroj qe kesaj radhe puna te qohet deri ne fund.
Nese grupi punues ne Tirane fillon punen dhe mendon te perdore
mekanizmin e fjalorit qe kam programuar, atehere ate fare lehte
mund te pershtati per kerkesat e atij grupi (nese ka :-)) ).
Mund te krijoj edhe nje liste interne (jo maling-list) vetem per
nje grup te caktuar njerezish, per shfrytezimin e fjalorit
sipas nevoje.
U shkrua ne liste se do te ishte mire te kemi gjuhtare, te cilet
kane njohuri edhe ne boten e kompjutereve, qe keshtu perkthimi
i termave te jete sa me i logjikshem.
Une kam njohur kur isha ne Kosove nje gjuhtare/informaticient,
i cili eshte edhe gjuhtare edhe Dr. i shkencave te informatikes.
E kam fjalen per Dr.Sali Dociqin.
Ai ka studiuar Gjuhen dhe Letersine shqiptare ne Beograd e pastaj
ka studiuar shkencat e kompjutereve. Nje kohe e dije se ka qene
ligjerues i shkencave te informatikes ne Zagreb, ku mund te jet
edhe tani. Ka shkruar disa libra rreth informatikes dhe
kompjutereve, te cilat jane botuar ne Kosove.
Dr.Dociqi mendoj se eshte njeriu me se i pershtatshem per perkthimin
e termave te informatikes.
Momentalish ne dore kam vete nje liber te tij te botuar ne
Prishtine me 1984, i cili u eshte dedikuar nxenesve te vitit te
III-te dhe IV-te te shkollave te mesme.
Libri quhet "Kibernetika" dhe ne faqet e fundit ka nje fjalore
te terminologjise me rreth 250 terma te sqaruar.
Libri eshte i lejuar te botohet dhe te perdoret nga Bashkesia
e atehershme e Interesit per Arsim dhe Edukim e Krahines
Socialiste Autonome te Kosoves.
E ceka librin e mesiperm me qellim qe te terhjeke vemendje,
qe kur te krijojme nje grup punues rreth fjalorit ne fjale,
te mos e ngushtojme rrethin e atyre qe mund te kontribojne.
Qofte edhe padashje.
Ndoshta nuk do te ishte e gabuar, qe fillimin e punes rreth
fjalorit ta publikojme edhe ne mediat shqiptare te informimit.
Ne kete menyre do te njoftoheshin edhe ata persona, te cilet
nuk jane ne listen tone por, do te mund te kontribonin shume.
Besoj se grupi punues ne Tirane, nese fillon nga puna, do te
ndihmonte shume ne pergaditjen e 'terenit' per ata qe do te
kyqeshin me pastaj punen e perpilimit te fjalorit.
... se zbardhi drita e une akoma nuk kam fjetur! ;-))))
Mbetshi me te mira,
Eshrefi
--
------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** |
| ** Department of Computer Science ** |
| ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** |
| |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de |
| WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ |
------------------------------------------------------------------
More information about the Fjalori-L mailing list |