| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] RE: [info-tech] Perkthimet ne Diaspore.Ilir Zenku ilirz at cc.soros.alThu Jan 7 17:53:23 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Neki,
pasi iniciativa te tilla ka patur edhe here te tjera ne Internetin
Shqiptar dhe ne fund nuk eshte arritur te vihet pika mbi i, te sygjeroj qe
per kete rast projekti te vije nga INIMA. Natyrisht kjo do te duhej
edhe te fillonte te Instituti i Informatikes, po tani te mos fillojme
veza-pula pula-veza...
Pasi prape po permendet ana financiare (e une sikur kam faj e po iu
pergjigjem pyetjeve) une prape po pyes se cfare duhet ne kete rast?
Per cfare duhen parate dhe sa mund te jene ato?
Per kete edhe shume gjera te tjera do te jete mire qe sa me shpejt te
ngrihet nje grup pune te INIMA i cili do te kete ekspertizen, e vullnetin
do ta gjejne ne kete liste.
Tung,
Iliri
On Thu, 7 Jan 1999, N.Frasheri wrote:
> **** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
> *** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
> Djema, pregatitja e materialeve ne shqip (pavaresisht nga terminologjia e
> perdorur) eshte gje pozitive. Minimalja qe mund te arrihet eshte evidentimi
> i fjaleve teknike te huaja. Me tej kjo ndihmon te gjetjen e shqiperimeve te
> mundeshme qe te zevendesojne fjalet e huaja. Por me tej vetem ne nuk bejme
> dot qe te hajrit - duhet patjeter dhe dora e specialistit te gjuhesise.
>
> Prandaj ne nje mesazh te meparshem e ngacmova kete ide dhe po e perserit
> prape, duhet siguruar bashkepunimi me institutin e gjuhesise (TE PAKTEN!!!).
> Po e perserit - mendoni se dikush mund te financoje procesin e hartimit te
> nje fjalor ???
>
> Se dyti, megjithe deshiren e mire per shqiperim sa me te plote te
> terminologjise se informatikes jemi te gjithe te ndergjegjshem se kjo
> terminologji eshte pune dreqi. Kjo ka te keqen e vet - shqiperimet ne
> shumicen e tyre mund te jene jo fort te natyrshem dhe mund te mos perkrahen
> ne praktike nga publiku. Duhet te jemi ne gjendje te mbajme nje fare
> ekuilibri. Per kete do te ishte me interes kryerja e nje studimi se cfare
> terminologjie perdoret ne qarqe te ndryshme. Pyetje - si mund te organizohet
> ky studim ???
>
> Qe keni bere pune kolosale kjo nuk ka dyshim, por tani duhet nje koordinim
> real (jo virtual) midis aktoreve te kete fushe (mos harro specialistet e
> gjuhesise). Mendoni per keto ceshtje para se tu hyni inisiativave individuale.
>
> Ka dhe nje ane tjeter te medajles - angazhimi i shume personave te kete pune
> do te ngateroje me teper se ndihmoje - mire eshte te jete nje grup i vogel,
> por qe duhet te punoje duke matur ne cdo hap dhe "pulsin" e mases se
> perdoruesve. Duhet dhe nje ose dy gjuhetare te "zyrtarizuar" dmth nga
> Instituti dhe nga Fakulteti, ne menyre qe rezultati te mirepritet nga
> Akademia dhe Universiteti.
>
> Ju lutem te mos humbisni kohe me "fjalime", por mendoni per organizimin e
> grupit te punes dhe mundesisht te nje projekti.
>
> Nekiu
>
More information about the Fjalori-L mailing list |