| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] Grupi i punes dhe zhvillimi i projektit FJALORIN.Frasheri nfra at hpe25.inima.alFri Jan 8 02:19:44 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
At 12:17 PM 1/7/99 +0100, fjalori-l at alb-net.com wrote:
>informatikes ndodhin ne kete qender, une mendoj qe do te ishte mire qe
>grupi i ngritur te punonte ne kuader te nje projekti te perbashket te
>OiC dhe Qendres Linkoln.
OK !!!
>
>Une besoj qe mund te siguroj mbeshtetje financiare dhe nga ana e Qendres
>Linkoln kjo eshte me interes pasi krijohet terminologjia mbi te cilen
>ata do te mund te vazhdojne me tutorialet interaktive qe po pregadisin.
Po te kristalizohet grupi i punes dhe te pregatite nje program
(projekt-propozim), mund te gjenden edhe fonde te tjera ndoshta.
>1. Kush duhet ftuar ne kete grup?
>[ata qe mendojne se mund te japin kontribut, te mos presin ftesa. Te
>vijne vete. E kam fjalen per njerez qe nuk jane ne dijeni qe dikush diku
>(fjalor-L) po diskuton per terminologjine e informatikes]
Mos prisni te vijne vete - mund te behet nje grup "laraman" jo rezultativ.
Mendoni dhe caktoni vete 3-4 persona qe i gjykoni te pershtatshem. Keta te
bejne punen dhe ta publikojne periodikisht me e-mail tek te interesuarit e
tjere. Mire eshte qe grupi te jete ne Tirane, jo i hallakatur lart e poshte,
pasi nga pervoja time duhet te punohet rreth nje tryeze reale.
>Pastaj duhet te jete edhe dikush nga gjuhtaret. Problemi me ata eshte
>se, sic thote Fredi 'pas 1 muaj pune perkthim me te mire per tastieren
>zgjodhen çelëstabelë'. Prandaj duhet te jete ndonje gjuhetar i cili se
>paku e perdor kompjuterin, e do zoti edhe eshte i interesuar per
>informatiken.
OiC mund te lidhet direkt me institutin dhe fakultetin. Po te doni ndihme
per persona kontakti me thoni. Gjuhetari duhet te jete tip komunikues dhe me
bonsens. Sidoqofte duhet mbajtur nen kontroll, pasi fenomeni qe permend
Fredi per tastieren nuk me habit fare. Por ketu kryesore eshte qe vete grupi
i punes te mos behet maniak per te perkthyer cdo gje. Prandaj grupi duhet
fillimisht te percaktoje disa kritere shqiperimi.
>percjellesh diskutimet per terminologji ne formatin e emailit. Ose do te
>duhej te vendosim rregulla te diskutimit ose do te duhet te nderrojme
>formatin. Do te ishte mire qe diskutimet te mund te arkivoheshin ne nje
>menyre sa me te organizuar qe te mos kemi perseritje te diskutimeve nga
Sic e thashe, grupi duhet te punoje rreth nje tryese, jo me email.
Shperndarja e rezultateve paraprake dhe mbledhja e mendimeve mund te behet
me email. Ne kete menyre dhe puna e grupit nuk hallakatet, dhe eshte
thjeshte e rregullosh debatet me email.
Nekiu
More information about the Fjalori-L mailing list |