| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] RE: [info-tech] Perkthimet ne Diaspore.N.Frasheri nfra at hpe25.inima.alThu Jan 7 14:17:31 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Djema, pregatitja e materialeve ne shqip (pavaresisht nga terminologjia e
perdorur) eshte gje pozitive. Minimalja qe mund te arrihet eshte evidentimi
i fjaleve teknike te huaja. Me tej kjo ndihmon te gjetjen e shqiperimeve te
mundeshme qe te zevendesojne fjalet e huaja. Por me tej vetem ne nuk bejme
dot qe te hajrit - duhet patjeter dhe dora e specialistit te gjuhesise.
Prandaj ne nje mesazh te meparshem e ngacmova kete ide dhe po e perserit
prape, duhet siguruar bashkepunimi me institutin e gjuhesise (TE PAKTEN!!!).
Po e perserit - mendoni se dikush mund te financoje procesin e hartimit te
nje fjalor ???
Se dyti, megjithe deshiren e mire per shqiperim sa me te plote te
terminologjise se informatikes jemi te gjithe te ndergjegjshem se kjo
terminologji eshte pune dreqi. Kjo ka te keqen e vet - shqiperimet ne
shumicen e tyre mund te jene jo fort te natyrshem dhe mund te mos perkrahen
ne praktike nga publiku. Duhet te jemi ne gjendje te mbajme nje fare
ekuilibri. Per kete do te ishte me interes kryerja e nje studimi se cfare
terminologjie perdoret ne qarqe te ndryshme. Pyetje - si mund te organizohet
ky studim ???
Qe keni bere pune kolosale kjo nuk ka dyshim, por tani duhet nje koordinim
real (jo virtual) midis aktoreve te kete fushe (mos harro specialistet e
gjuhesise). Mendoni per keto ceshtje para se tu hyni inisiativave individuale.
Ka dhe nje ane tjeter te medajles - angazhimi i shume personave te kete pune
do te ngateroje me teper se ndihmoje - mire eshte te jete nje grup i vogel,
por qe duhet te punoje duke matur ne cdo hap dhe "pulsin" e mases se
perdoruesve. Duhet dhe nje ose dy gjuhetare te "zyrtarizuar" dmth nga
Instituti dhe nga Fakulteti, ne menyre qe rezultati te mirepritet nga
Akademia dhe Universiteti.
Ju lutem te mos humbisni kohe me "fjalime", por mendoni per organizimin e
grupit te punes dhe mundesisht te nje projekti.
Nekiu
More information about the Fjalori-L mailing list |