| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Fjalori-L[fjalori-l] RE: [info-tech] Perkthimet ne Diaspore.Albano Qojle q at lincoln.org.alThu Jan 7 04:50:17 EST 1999
**** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
*** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Pershendetje,
Publikimet e Qendres Linkoln jane nje hap me tej ne fushen e kurikules ne
gjuhen shqipe. Ne kemi publikuar rreth 70 Mb mesimdhenes (tutoriale)
nderveprues (interaktive) deri diku, ne lidhje me:
Microsoft
Windows (3.1 & 95)
Word
Excel
Access
Outlook
Visual Basic
Java
JavaScript
HTML
Internet
Eudora
Ka kohe qe ne po mendojme te publikojme nje Fjalor (kemi edhe nje lidhje
jofunksionale tek http://lincoln.org.al) ne lidhje me Principet e Perdorimit
te Shqipes ne Eren Shifrore (Digital) sipas nje modeli te revistes WIRED.
Nuk kemi ecur me tej ne kete drejtim, pasi menduam qe nje bashkepunim me i
gjere do te ishte i nevojshem. Kuptohet qe ne kemi nje bashkesi te
konsiderueshme fjalesh dhe interpretimesh qe i kemi mbledhur gjate punes
sone dhe qe shume shpejt do t'i bejme publike. Kete proces mendojme qe ta
gershetojme edhe me redaktimin e gjuhes neper mesimdhenesit tane.
Ne jemi te gatshem te japim ndihmen tone per cdo lloj organizmi qe do te
shihet i arsyeshem te bej nje pune me te kualifikuar ne kete drejtim.
Rgds
Albano
More information about the Fjalori-L mailing list |