Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Fjalori-L

[fjalori-l] Grupi i punes dhe zhvillimi i projektit FJALORI

Ilir Zenku ilirz at soros.al
Thu Jan 7 06:17:59 EST 1999


              **** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
              *** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Puna qe eshte bere ne Qendren Linkoln eshte e jashtezakonshme. Duke e
patur parasysh qe shumica e aktiviteteve te shqiperimit te termave te
informatikes ndodhin ne kete qender, une mendoj qe do te ishte mire qe
grupi i ngritur te punonte ne kuader te nje projekti te perbashket te
OiC dhe Qendres Linkoln.

Une besoj qe mund te siguroj mbeshtetje financiare dhe nga ana e Qendres
Linkoln kjo eshte me interes pasi krijohet terminologjia mbi te cilen
ata do te mund te vazhdojne me tutorialet interaktive qe po pregadisin.

Tani po shtroj 2 ceshtje:

1. Kush duhet ftuar ne kete grup?
[ata qe mendojne se mund te japin kontribut, te mos presin ftesa. Te
vijne vete. E kam fjalen per njerez qe nuk jane ne dijeni qe dikush diku
(fjalor-L) po diskuton per terminologjine e informatikes]

Une mendoj qe si fillim do te ishte mire te jene te gjithe autoret e
materialeve te fushes te Informatikes. Nuk jane shume dhe te gjithe
duhet te kene email. Pra mund edhe fizikisht te mos ndodhen ne Tirane,
po te japin kontributin e tyre me email.

Pastaj duhet te jete edhe dikush nga gjuhtaret. Problemi me ata eshte
se, sic thote Fredi 'pas 1 muaj pune perkthim me te mire per tastieren
zgjodhen çelëstabelë'. Prandaj duhet te jete ndonje gjuhetar i cili se
paku e perdor kompjuterin, e do zoti edhe eshte i interesuar per
informatiken.

Une mendoj qe ky eshte person kyc per kete projekt dhe duhet te
vije/propozohet nga Institutin e Gjuhesise apo e ngjajshme.

2. Formati i diskutimit dhe rezultatit?
Emaili eshte i mire per diskutime, mirepo eshte shume e veshtire te
percjellesh diskutimet per terminologji ne formatin e emailit. Ose do te
duhej te vendosim rregulla te diskutimit ose do te duhet te nderrojme
formatin. Do te ishte mire qe diskutimet te mund te arkivoheshin ne nje
menyre sa me te organizuar qe te mos kemi perseritje te diskutimeve nga
antare te ri te grupit Fjalori.
Per kete duhet dikush te ulet e te punoje ne krijimin e nje databaze qe
do te mbahet ne Internet dhe ne te cilen do te mund te diskutohet per
terma te caktuara.
E percolla me shume vemendje diskutimin e organizimit te databazes para
se te degezohej lista Info-Tech ne Fjalori, dhe mendoj se aty jane edhe
elementet baze te databazes. Nese krijohej nje mekanizem i tille duke
shtuar mundesine te diskutimit nga www, une mendoj se shume shpejt do te
afronim mendime te shume shqiptareve qe jane te lidhur me Internet.
Mendoj qe mekanizmi qe do te krijohet per ti sherbyer ketij projekti
duhet te jete sa me atraktiv dhe funksional. Ky eshte nje momenti kritik
qe dbFjalori te mund te funksionoje pergjithmone.

./.

Ne lidhje me ndihmen qe mund te ofroje OiC. Tani po mendohesha dhe nuk
po gjej dot se cfare lloj ndihme mund te ofrojme... ? psh mund te ofroj
mundesine per te punuar ne OiC per persona qe nuk kane lidhje me
Internet, ose mund te blejme libra nga amazon.com etc ppp per gjuhtaret?
te lidhim Institutin e Gjuhesise? Te bejme ndonje konference
mbarekombetare...?


Po provokoj antaret e listes me pyetjen: supozojme qe kemi para. Si do
te mund ta ndihmonim zhvillimin e ketij projekti?


Pres mendime/ide...

IlirZ

> -----Original Message-----
> From: Albano Qojle [mailto:q at lincoln.org.al]
> Sent: Thursday, January 07, 1999 10:50
> To: ilirz at soros.al; fjalori-l at alb-net.com
> Cc: fshalesi at medu.gov.al; nfra at inima.al
> Subject: RE: [info-tech] Perkthimet ne Diaspore.
>
>
> Pershendetje,
>
> Publikimet e Qendres Linkoln jane nje hap me tej ne fushen e
> kurikules ne
> gjuhen shqipe. Ne kemi publikuar rreth 70 Mb mesimdhenes (tutoriale)
> nderveprues (interaktive) deri diku, ne lidhje me:
>
> Microsoft
> Windows (3.1 & 95)
> 	Word
> 	Excel
> 	Access
> 	Outlook
> 	Visual Basic
>
> Java
> JavaScript
> HTML
>
> Internet
> Eudora
>
> Ka kohe qe ne po mendojme te publikojme nje Fjalor (kemi edhe
> nje lidhje
> jofunksionale tek http://lincoln.org.al) ne lidhje me
> Principet e Perdorimit
> te Shqipes ne Eren Shifrore (Digital) sipas nje modeli te
> revistes WIRED.
> Nuk kemi ecur me tej ne kete drejtim, pasi menduam qe nje
> bashkepunim me i
> gjere do te ishte i nevojshem. Kuptohet qe ne kemi nje bashkesi te
> konsiderueshme fjalesh dhe interpretimesh qe i kemi mbledhur
> gjate punes
> sone dhe qe shume shpejt do t'i bejme publike. Kete proces
> mendojme qe ta
> gershetojme edhe me redaktimin e gjuhes neper mesimdhenesit tane.
>
> Ne jemi te gatshem te japim ndihmen tone per cdo lloj
> organizmi qe do te
> shihet i arsyeshem te bej nje pune me te kualifikuar ne kete drejtim.
>
> Rgds
> Albano
>




More information about the Fjalori-L mailing list