Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Fjalori-L

[fjalori-l] FW: diskutim

Ilir Zenku ilirz at soros.al
Thu Jan 7 06:00:34 EST 1999


              **** Diskutime mbi Fjalorin e Informatikes ****
              *** http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/ ***
Te nderuar antare te listes Fjalori-L,

ju kerkoj falje po kisha gabuar adresen e autorit te librit. Adresa e
sakte eshte fredish at medu.gov.al Fredi punon ne Ministrine e Arsimit dhe
eshe autor i disa librave ne fushen e Informatikes.

Tung,
Iliri

-----Original Message-----
From: Fredi Shalesi [mailto:fredish at medu.gov.al]
Sent: Wednesday, January 06, 1999 12:18
To: ilirz at soros.al
Subject: diskutim


Problemi qe shtrohet, eshte shume serioz dhe i
komplikuar. Komplikimi Nr. 1 dhe me i madhi eshte
mosorganizimi. Prandaj autoret, dhe une brenda tyre, e
kemi me lehte me ate termin anglisht dhe me
prapashtesen alla shqiptarshe sesa te krijojme
terminologjine shqipe, qe per mendimin tim, tashme
eshte teper aktuale. Kete ne e provuam ne tekstin "Nje
hap ne boten e kompjuterit" gjate bisedave me
gjuhetare. Kam degjuar qe ka nje perpjekje per nje
fjalor terminologjik te kompjuterit, por nuk di adrese
te sakte, ka patur tentativa shqiperimesh sporadike.
Mendoj se kjo pune duhet organizuar, por nga kush dhe
si nuk e kam idene te qarte. Problemi eshte qe duhen
bashkuar ne nje grup te madh pune informaticiene e
gjuhetare, per te nxjerre nje produkt serioz. Tek
Albano mund te kene pika te tilla kontakti, por
diskutimet e veçanta mund te cojne ne situata sic e
patem ne tek teksti, qe nje muaj diskutuam per
tastjeren, qe gjuhetaret deshin ta shqiperojne
"celestabele".
Nuk di c'tju them he per he, por ju pergezoj per
nismen se eshte me te vertete mjaft e madhe. Sikurse e
di, pervec "Nje hap ne boten e kompjuterit", une
privatisht kam botuar dhe Word 6, Word 7, Excel 5 dhe
kam ne dore dy punime te tjera, por pa tentuar te
shqiperoj terminologjine, por vetem duke spjeguar
termat.
Shume te fala
Fredi




More information about the Fjalori-L mailing list