Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alst-L

[ALST-L] VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLIAS

TRABOINI traboini at erols.com
Thu Mar 8 05:35:29 EST 2001


VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLIAS 
  
        
         "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më 
         vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret 
         tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te 
         cilet vdiqen, edhe keta, nga "leucemia". 
         Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"... 
  
                 Fjalet e arvanitasit te madh Aristidh P. Kolia 
                  ne shtratin e vdekjes. 
                     

     Shkruar nga KOLEC TRABOINI, Boston 

Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas, 
ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta 
mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, 
e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper 
shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej 
trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ç'ka percaktoi 
fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer 
ne historine e Greqise. 
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te 
megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me 
gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve 
qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te 
Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se 
Aristidh P.Kolias dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin 
e tij fizik. 
  Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kolia 
cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje 
mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te 
thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin 
arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje 
njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i  durueshem, 
qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten 
kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer. 
E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper 
fantazmat e megaloidhese,cka shprehej dhe nga nje sportist 
renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak 
shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as 
dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit. 
  Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve 
jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kolia. 
   Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin 
dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij, 
kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar, 
piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina 
te librave te tij. 
  Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne çdo hap, 
madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e 
antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve 
grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin 
muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me 
vdekjev i autorit te librit  "Greqia ne kurtin e serbeve te 
Millosheviqit". 
   Aristidh Kolia, pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb 
sic ishte Greqia,te mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, 
në dhjetëre emisione televizive,si dhe kudo në massmediat greke, 
duke iu kundërvu asaj propagande histerike kundër vëllezërve 
tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe 
bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të së ashtuquajturës 
Jugosllavi. 
    Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë 
"Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste 
orthodokse greke, vazhdimisht, për të vërtetën e ngjarjeve të 
Kosovës,( "Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij 
"Arvanon"),  si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në 
Greqi, të cilët edhe i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së 
tij - të njohur nga ligjet greke. "Ai, -shkruan avokati 
Ilir Malindi, - do te hidhej në gjyq nga organizata 
ultrareakcionare greke, si dhe do të kërcnohej me vdekje. 
Nuk është rastësi,që në të gjithë Athinën, në pranverën e 
vitit 1999 (gjatë ngjarjeve tragjikenë Kosovë) ishin shkruar 
me dhjetëra parulla, në të cilat kërkohej varja në litar e 
Aristidh Kolës dhe vdekja e tij." 
 Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga 
komentatorja e televizionit grek, "Skaj", Liana Kaneli, ne nje sulm 
te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi 
shkrimtarin e ftuar Aristidh Kolia, sikur ky ti armik i Greqise. 
  Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i 
priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat 
emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin 
perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. 
"Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten 
qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli,  gjate emisionit televiziv 
ne "Skaj" 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova 
me qetesi , kur duhej te kundersulmoja.... 
 Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse " 
e drejta del vjen kur ti vije ora". ...E kam dashur dhe e dua 
vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat 
e mija te cilat do te kujtohen  kur balta e z.Kaneli te kaloje 
ne harresen e shekullit. 
  Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes  e jo te shkoj 
nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur 
kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne 
menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time..." 
  Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kolias e dinte se sa 
shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe 
ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe 
mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt. 
   Aristidh Kolia gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje 
per t'ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra 
mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe 
nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari. 
  Ishte Aristidh Kolia i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e 
fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse 
90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin 
arvanitas nga gjaku dhe gjuha. 
  Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi 
dhe profesionin e juristit,  ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve 
ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti 
arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke 
perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet 
gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te 
Olimpit, cka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke. 
   Libri i tij "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", botuar se pari ne 
1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime 
ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin 
mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per 
origjinen e gjakun shqiptar. 
  Bashke me librin "Gjuha e Perendive",botimi i pare 1989, te cilin 
A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh 
"Arvanitet",ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kolia ngriti per 
popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem. 
  Ai, së bashku me të madhin Antonio Bellushi, në vitin 1988, pranë 
organizmave ndërkombëtare, bëjnë të njohur zyrtarisht se në Greqi 
jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra 
banimi shqipfolëse. Kjo u be publike në shumë mjete të informimit, duke 
filluar nga revista e Kozencës "Lidhja", që e nxirrte Papas Bellushi. 
   Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe 
perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin 
djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e 
tyre si heretik. 
  Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik), 
ata perdoren metodat me te sterholluara per t'ja bere jeten e 
padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet. 
Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e 
saj, duke çpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te 
larguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive, 
nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kolia si drejtues 
i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin "Besa" e me 
pas "Arvanon". Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila 
ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit, 
njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe 
hajdute.Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat 
ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej 
i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit 
dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti 
cfarosur emigrantet. 
   Aristidh Kolia e ndjente se ç'po ndodhte, e nuhaste qellimin e 
mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj, 
njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare  
per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej 
popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret 
e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari 
arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto 
perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht 
ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise. 
  E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e 
dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e 
arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e 
perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e 
rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne 
nje ane si perçartjet e nje njeriu qe nuk di se c'thote.Mirepo nuk 
ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu 
nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per 
traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia 
vazhdonte te nxirrte vepra te reja. 
Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere. 
Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i 
cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare 
greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me 
alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë per ta afruar sa me afer me 
gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar. 
    Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës 
Shqiptare në botë. Ai mbante lidhje  dhe gjithnjë bashkëpunonte 
me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë e me 
bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi-n në Kozencë të Italisë, 
me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë. 
Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbëreshët e Korsikës 
  Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper, 
ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte, 
nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i 
ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe 
ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo. 
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari 
55 vjecar Aristidh Kolia ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk 
i kishte ndjere me pare. Dicka po ndodhte me organizmin e tij. 
Parandjente dicka ogurzeze. 
  I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per 
vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare. 
  Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te 
jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e 
veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne 
shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij. 
  I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim. 
Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend  fati i 
personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar 
ne vepren e vet madhore "Arvanitet". 
   Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me 
fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paçka se mbiemri 
i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e 
vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne 
gjuhen arvanitase. 
  Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase 
Laskarina Bubulina. 
  E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te 
zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin 
nga Salamina, Anastas Kullurioti? 
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre 
dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase"Marko Bocari". 
   Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me 
afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve 
te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte 
qene e njejte: Leucemi.   E njejta siptome vdekjeprurese per tre 
presidente te arvanitaseve te Greqise   Dy jeteve te rrembyera 
mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe 
nje e trete. Ish jeta e tij. 
   Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin 
shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar 
Ilir Malindi i cili me pas deshmon: 
"Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kola, në 
ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës "Evangjelizmos" 
dhe pash gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar 
që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij... 
I dhash kurajo, duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe 
se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, 
mirëpo... Ahhh!  Ai, me trishtim dhe krenari të njëkohësishme na 
tha edhe këto fjalë: 
  "Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu 
kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve 
«Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta, nga "leucemia". 
Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij"... 
  " Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -, 
me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga 
Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit 
"Evangjelizmo", qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite 
ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga 
dite e ardheshme. 
   Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje 
lajm tmerresisht i pikellueshem". 
   Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e 
shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete 
vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori. 
   Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje 
platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit. 
Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij. 
Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kolias, shkroi vetem nje gazete greke. 
Revista "Klan" ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e 
vdekjes me shkakun se " kete teme e ka trajtuar gazeta "Albania"." 
Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej 
gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te 
arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje 
nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit 
te madh me tha se nuk kemi ndonje plan. 
   Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze. 
    Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan 
zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli "gjuhen e 
perendive", tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq 
vdekjeprurese ndaj vepres se tij. 
  Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision 
te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe 
as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe 
mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre 
pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kolias. 
   Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kolia, qe meriton nje 
vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe 
indiferenca  dhe kopracia jone.    
    Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser! 
  
 Boston 24 nentor 2000 
  
Botuar  ne : 
"Dielli" Vol.91, Nr.4 2000 
"Illiria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001 
 



More information about the Alst-L mailing list