Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alst-L

[ALST-L] Doli ne qarkullim libri ......................................

Klevis Lumshi bazatekontabilitetit at post.com
Wed Jul 12 14:33:14 EDT 2000


I nderuar lexues,

Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se doli në qarkullim libri “Bazat e
Kontabilitetit” i autorit Klevis Lumshi. Libri “Bazat e Kontabilitetit”
përbën një ndihmesë me rëndësi të veçantë për të afruar lexuesit
profesionistë dhe çdo lexues tjetër që dëshiron të mësojë kontabilitetin dhe
të jetë i aftë të lexojë çdo libër profesional në këtë fushë.

Bazat e kontabilitetit është një Udhëzues Vetë-Mësimi. Ai përmban 500
ushtrime të zgjidhura, çka e bën atë librin më praktik në Shqipëri.

Në këtë udhëzues përvetësohen hap pas hapi transaksionet fillestare deri në
pregatitjen e pasqyrave përmbledhëse: regjistrimi i transaksioneve në ditar
dhe librin e madh, përfshirja e tyre në pasqyra periodike si bilanci,
pasqyra e fitimit dhe e humbjes, pasqyra e kapitalit të pronarit, etj. Pas
përvetësimit të këtyre procedurave bazë, vijon zbatimi i tyre në situata të
veçanta: kontabilitetin tregtar, kontabilitetin e pagave, kontrollin e
pasurive, etj. Në fund arrihet të merret një vendim pasi analizohen pasqyrat
e bizneseve të ndryshme.

Libri gjendet edhe në Kosovë. Së shpejti do të përhapet edhe në Maqedoni.
Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në postën elektronike:
bazatekontabilitetit at post.com ose ne faqen e internetit:

www.bazatekontabilitetit.cjb.net
ose
www.bazat.cjb.net

Mirepresim komentet dhe sugjerimet tuaja.



Ju faleminderit,

Bazat e Kontabilitetit


______________________________________________
FREE Personalized Email at Mail.com
Sign up at http://www.mail.com/?sr=signup




More information about the Alst-L mailing list