| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alst-L[alst-l] Gilmana BushatiGAZETA 55 gazeta55 at icc.al.eu.orgSun Jan 17 10:15:03 EST 1999
Kosova ne lufte do te thote qe dhe Shqiperia eshte ne lufte ( Keto jane mendimet e mia personale dhe jo te gazetes time) Kosove: Ne Recak ekzekutohen pa gjyq 45 shqiptare. Sot vazhdojne perseri bombardimet ne zona te ndryshme te Kosoves, per ta kthyer ate ne toke te djegur dhe te shkretuar. Shqiperi: Ne Tirane ministri i jashtem Milo, kryetari i shtetit Meidani, kryeministri Majko, e denojne rende kete ekzekutim. Po keshtu dhe opozita shqiptare. Faktori nderkombetar: Ne shume deklarta te shteteve perendimore, pro dhe kunder luftes ne Kosove denojne kete akt barbar te serbeve. Aktualiteti: Shqiptaret ne Shqiperi qe me fillimin e luftes ne Kosove u mesuan me idene se lufta behet larg nesh, ne vetem mund te sensibilizojme faktorin nderkombetar per ate qe po behet atje, pasi jemi nje shtet i cili njihet pak a shume ne konferenca te ndryshme nderkombetare. Politika shqiptare, qe ka parasysh te luftojne vetem kundershtarin politik dhe jo ate te perbashket e quajti luften ne Kosove si nje lufte tej kufijve tane shteterore. Duke perjashtuar keshtu legjitimitetin e shqiptareve ne Shqiperi per te mbrojtur ato toka te cilat jane lare me gjak shqiptari shekuj me radhe. U quajt qe ne fillim lufte ne Kosove, ndersa qe atehere me fillimin agresionit serb te quhej se vete Shqiperia eshte ne lufte. Shqiptaret jane ne lufte. Koha kerkon angazhim per te mbijetuar edhe kesaj lufte qe shume faktore na e plasen ne dere. Ekzistenca si shqiptare me e rendesishme se ca venie, nderrim, apo zgjedhje te reja ne Shqiperi. Askush nga politika shqiptare nuk e vleresoi ashtu sic duhet qe ne fillim kete lufte. Pasi nese komunitetit nderkombetar t'i ishte bere e ditur se ne lufte nuk eshte vetem Kosova, por edhe e gjithe Shqiperia atehere agresioni serb dhe Milloshevicit vete ky komunitet do t'i ishte drejtuar ndryshe. Justifikimet dhe arsyet se pse nuk u be kjo ka me mijera, por ajo me kryesorja eshte se asnje shtet perendimore nuk do te na ndihmonte ne kete pike, do te mbeteshim vetem, dhe kauza per nje pavaresine e Kosoves do te shuhej bashke me te. Por nuk e di se per cilin komunitet nderkombetar behet fjale, per ate qe ndez luftra, apo per ate qe ben paqe. Nuk kemi ndonje fakt qe ne Shqiperi, faktori nderkombetar te kete luajtur rolin e paqevenesit. Perkundrazi ai me deklaratat e hapura apo punen e tij nen rogoz ne nje menyre a ne nje tjeter kane bere te mundur qe ne Shqiperi te ndezet lufta politike, qe Shqiperia te vuante ne te gjitha planet, ekonomike, sociale dhe politike, dhe ajo te jete e varura e tij e perjetshme, qe te mos kete hapesira qe ajo te kerkoje te drejten legjitime te saj, pavaresi e Kosoves. Ishte po ky komunitet qe mbeshteti ardhjen ne pushtet te komunisteve shqiptare, qe ne ideologjine e tyre plan te pare kane internacionalizimin dhe jo nacionalizmin. Komuniste si Nano qe me paturpesine me te madhe i japin doren Milloshevicit, bejne "paqe" me te, bejne deklarata te tilla si ne Krete, Lisbone, Krans-Montana, per te fituar perkrahjen e faktorit nderkombetar vetem per te zgjatur ditet e tij ne pushtet. Dhe ishte po ky komunitet qe e vleresoi me nje medalje Nano, si i burgosur politik (ne fakt si nje i burgosur ordiner, pasi ai u denua per vjedhje te ushqimit te fundit te shqiptareve ne 1991) dhe si njeri i madh i vitit. E pra cfare presim ne prej komunitetit nderkombetar, qe shume here, ku vazhdojme edhe sot te besojme se dikush duhet te beje paqen ne Kosove. Kjo eshte nje perralle qe i ka kaluar koha. Tani duhet te besojme diku tjeter, aty ku komuniteti nderkombetar nuk mund te hyje dot dhe nuk e beson me nje gje te tille kur bie fjala per te tjere kombe, tek nacionalizmi i shqiptareve te ndershem. Shqiptareve qe nuk jane corientuar nga asnje faktor politik. Luften e kemi ne dere. Italia, Gjermania, Franca, Amerika, Rusia, nuk e cajne koken per kete pasi luften edhe po ta kene ne dere dine se si t'i pergjigjen vete. Nese Italia do ta kishte serbin mijera kilometra larg Triestes ajo do ta mobilizonte kombin italian, e keshtu me radhe. Dini flet per permbajtje, ministri i jashtem francez kerkon te hetohet per pergjegjesit, Ollbrajt mbledh NATO-n, ministri i jashtem gjerman nuk degjohet se ku eshte, Rusia kerkon mes te vrareve mos ka ndonje "terrorist". Kjo edhe nje komendi e madhe, qe vete ne shqiptaret e lejojme te luhet ne kurrizin tone. Asnjeri prej tyre nuk e ka marre seriozisht ndonjehere luften e Kosoves, qe do te thote luften e kombit shqiptar. NATO-ja e paralajmeroi disa here Milloshevicin se do ta godase, tani qendron ne Maqedoni vetem se nese ka ndonje rast sulmi ndaj vezhguesve te OSBE-se t'i evakuoje keto trupa. Pra NATO nuk eshte ne Maqedoni te ruaje territorin e shqiptareve, por vetem per njerezit e vet. Ajo ka vetem te drejte te evakuoje e jo te sulmoje, sic po bejne trupat anglo-amerikane ndaj Irakut, i cili edhe pse nuk po i sulmon direkt bombardohet si shtet agresor. Kjo eshte politika e shteteve te medha, qe t'i lejojne keto masakra, me vone kur te gjithe te kene vrare, te nderhyje vetem per ta hequr nga skena politike Milloshevicin e jo t'ia beje atij te ditur se deri ku e ka te drejten. Duke e njohur mire kete politike, dhe duke pasur mbeshtetjen e vendeve pro luftes ne Kososve, si Rusia, Franca edhe ndonje shtet tjeter qe nuk del hapur, por eshte ne nje fare menyre mbeshtetes i Milloshevit, e tille mund te jete Italia, masakruesi serb i shqiptareve vazhdon "festen" e tij ne Kosove duke mos e care koken as per kercenimet e Amerikes, as per paralajmerimet e shteteve te tjera perendimore, as per formacionet e medha ushtarake si NATO, per te cilen gjen edhe forcen ta kerecenoje se nese hyn ne tokat serbe do ta sulmoje ashper. Pra ku e gjen ky njeri forcen per te tilla kercenime, nese prapa shpine dikush nuk i rrah shpatullat. E kesaj here nuk behet fjale per Rusine apo Francen, ketu behet fjale per shtete qe diten e kercenojne dhe naten e keshillojne te bejne te njejten gje per ta. Shqiperia eshte ne lufte, ajo ka forca, sic ka pasur gjithmone, vetem pak t'i hedhim sy historise, te mesojme se duhet t'i pergjigjemi agresorit, si duhet t'i pergjigjemi atij qe na vret femijen e na djeg shtepine. Ajo qe me bjen ne sy ndersa shfletoj historine, eshte se megjithese kemi pasur humbje ne njerez serbi gjithmone ka deshtuar perballe bashkimit tone. _________________________________________________________ * ALST-L at alb-net.com / Albanian Studies Discussion List * To contact the list owner: ALST-L-Approval at alb-net.com
More information about the Alst-L mailing list |