| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alst-L[alst-l] Books on KosovaLanksch at t-online.de Lanksch at t-online.deFri Feb 5 03:26:06 EST 1999
Do të shtoja edhe disa tituj: * Robert Elsie (editor): Kosovo. In the Heart of the Powder Keg. East European Monographs, Boulder/Columbia University Press, New York 1997 Libri është një kompilacion tekstesh të ndryshme të përkthyera nga shqipja, gjermanishtja dhe serbishtja, ndër të cilat janë p.sh. "Memorandumi" i Cubrilovic-it, "drafti" i Ivo Andric-it, ekstrata nga librat e Edith Durham and Leo freundlich, tërë libri i gazetarëve Christine von Kohl/Wolfgang Libal. Vlerë të veçantë ka BIBLIOGRAFIA e pasur e veprave në gjuhët "perëndimore" dhe në ato "ballkanase". * Shaban Braha: Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990). Shtëpia botuese "Lumi-T", Gjakovë 1991. Teksti i librit përfshin 577 faqe. Mirëpo, me zell e durim lexuesi mund të gjejë material mjaft të dobishëm dokumentar. * Nikë Gjeloshi: Kosova në udhëkryq '89. Humbja e subjektivitetit dhe përpjekjet për pavarësi. Editrice "Velar", Gorle (Itali) 1997 Libri është fort i dobishëm sepse i paraqet problemet e krijimit të "institucioneve" kushtetuese nga pikëpamja e specialistit për të drejtën kushtetutare. Përndryshe, autori jo vetëm se është politolog por jep edhe informata burimore sepse ka qenë i përfshirë në proceset e përpjekjeve për pavarësimin e Kosovës, deri sa dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të "Qeverisë" në mërgim. I rekomandueshëm është edhe një libër i natyrës eseistike: * Blerim Shala: Thyerjet 1990-1993. ZËRI, Prishtinë 1994. Të fala, Hans-Joachim Lanksch _________________________________________________________ * ALST-L at alb-net.com / Albanian Studies Discussion List * To contact the list owner: ALST-L-Approval at alb-net.com
More information about the Alst-L mailing list |