Si kthehemi aty ku ishim? Nje liber per kthimin reflektiv ne vitin e permbysjeve '91 Nga Frrok Cupi Ishte viti 1991, fundmaji. Bashke me nje historian dhe nje politikan nga Tirana, si dhe tre perfaqesues nga Kosova, do te krijonim delegacionin e shqiptareve qe do te vizitonte Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ate dite do te niseshim. Me pare do te shkoja ne Sallen e Parlamentit, ku do te ndahesha me shoket. Nga zyra e gazetes "RD", e para gazete opozitare qe ndodhej ne rrugen "Fortuzi", u nisa me pak vonese. Sheshit para Pallatit te Kultures nuk mund te kaloje; qindra njerez kishin zene rrugen dhe demonstronin. Minatoreve te Valiasit u ishin bashkuar edhe qytetare te tjere te Tiranes. Kalova nga mbrapa Pallatit. Ne shkallet e Pallatit te Kultures, mes nje grupi te vogel njerezish, ve re edhe gazetarin e "RD"-se, Emin Barci. Ai po mbante nje fjale, gje qe me cuditi sepse nuk kishte ndonje rol politik dhe nuk kishte provuar te mbante fjalime. Megjithate... Ne fakt fjala e tij qe shume e shkurter, por krijoi nje "zjarr" thirrjesh. "Cfare bejme ketu ne shesh?! Asgje, ketu nuk behet asgje per demokracine. Atje, atje ne Parlament ndodhet komunisti Fatos Nano. Ju bej thirrje drejt Parlamentit...". Pak a shume keto ishin fjalet e folesit ne demonstraten e minatoreve te Valiasit. Kaq me ka mbetur ne kujtese, si ne nje vizion te shpejte, ne ekranin e asaj dite. Makina me te cilen do te udhetoja drejt Athines, ku do te merrnim avionin per ne Nju Jork, po priste. Vetem disa dite, mbasi kisha arritur ne Amerike, munda te mesoj se cfare kishte ndodhur ate dite ne Sheshin e Tiranes. Ne nje nga restorantet e nje shqiptaro-amerikani me priste Ismail Kadare. Ai donte te dinte per punet ne Shqiperi. - Cfare perfaqesojne keto sindikatat e Valiasit? Pyetja me erdhi e papritur. Ai, me sa duket e kuptoi dhe me beri pyetjen tjeter: - Pse e rrezuan Fatos Nanon?...E di cfare me tha Presidenti i Bankes Evropiane per Zhvillim, Kamdesy? "Cfare bejne shqiptaret, rrezojne Nanon ende pa u kthyer ne Shqiperi?! I kishim premtuar nje grant te mire". Kadare tregoi me gjate biseden me Kamdesy: - Bankieri eshte miku im i afert. Fatos Nano e ka takuar keto dite, pak para se te rrezohej Qeveria e tij dhe i kishte thene se "jam miku i Kadarese". - Jo, - i thashe zoti Kamdesy,- nuk kemi ndonje kushedi cfare miqesie. "S'ka gje, - me tha ai, - mbase donte te perfitonte dicka per vendin e tij; por me beri pershtypje, ishte njeri i kohes. I premtova maksimumin"... - Ndersa ju e rrezoni Kryeministrin ende pa u ulur ne Tirane!- m'u drejtua Ismail Kadare, duke vazhduar nje bisede te gjate dhe miqesore. - A nuk kishin kohe ta rrezonin pasi te vinin parate, te pakten!? Cfare po behet keshtu me ata njerez, veprojne kunder vetes...Mund te pritej per rrezimin e Qeverise, ka kohe per keto pune. ...Ndersa mua me vinte ndermend tere ajo skene e shkurter zjarri e guresh qe hidheshin kunder ndertesave ne qender te Tiranes, diten kur po nisesha. Me erdhen ndermend Emini qe mbante fjalimin dhe nuk dija gje per fatin e tij, Dit Kaba- fotoreporteri i gazetes RD, i cili ndodhej edhe ai aty, Agim Buxheli - kameramani i Partise Demokratike, qe ndodhej po ne shesh. Renia e qeverise Nano u festua nga shqiptaret e Amerikes si renie e Qeverise se fundit komuniste; por nuk dija gje tjeter. (Ata thane se ishte djegur edhe godina e Ministrise se Puneve te Brendshme, gje qe i gezonte me se shumti, por ne fakt ishte djegur vetem Klubi i Ministrise). Me duket se kur kujtoj kete ngjarje, jam duke pare ate qe po ndodh sot; ose duke pare kete qe po ndodh sot, me duket se po kthehen "shiritat" e ngjarjes se vitit 1991. Perseri e njejta gje: Tanime jo Kamdesy, por Pakti i Stabilitetit dhe organizma te tjera pas krizes kosovare kane ndare menjane dicka per Shqiperine e nevojitur per ndihme e zhvillim. Mirepo Qeveria po lekundet per nga rrezimi. Aty eshte perseri Fatos Nano, i cili duke fituar zgjedhjen ne krye te PS-se ka shkaktuar konflikte; vecse pa minatoret e Valiasit. Edhe Emini po aq afer zotit Nano eshte; vecse tani jo rrezimtari, por eshte Zedhenesi i shtypit per te. Dit Kaba eshte nje nga keshilltaret kryesore te Nanos. Sali Berisha, te cilin e lashe ne Sallen e Kuvendit ne Maj 1991, pak ore para rrezimit te Qeverise, eshte po perballe Nanos. Qe nga viti 1993 i kishin humbur "koordinatat" dhe nuk ndodheshin "face to face"; ndersa tani u gjeten perseri. Personazhet kryesore te vitit 1991. Perseri keta; vecse te kthyer ne role te kundert: humbesi i atehershem eshte fitimtar i sotem; spikeri i djeshem eshte perseri spiker, por ne krahun e kundert; keshilltari po keshtu; Sheshi po ai; Qeveria duke u lekundur; uria duke trokitur; krimi me i shtuar. Te gjithe se bashku guxojne te rivijne, te nderrojne radhet, te kercenojne, te qeshin, te lahen dhe te betohen se nuk ishin ata, te tregojne fytyrat dhe te fshehin duart. Po aty. Tete vjet ec e ec, ec e ngec, ik e eja, digj e vrit, vidh e shpif, burgos e zhvarros, bashko e ndaj...ja ku jemi perseri aty ku e nisem. Kete po bejme me veten.