24 shkurt 2000 Shqipėria ėshtė vend kyē pėr stabilitetin e rajonit dhe ajo do tė pėrfaqėsohet mirė nė paketat e konferencės pėr financimin e rajonit. Intervistė me Andrew Levi, zėdhėnės i kabinetit tė koordinatorit tė posaēėm tė Paktit tė Stabilitetit. Sipas njoftimeve tė botuara ditėt e fundit nė gazetat shqiptare, nė tryezėn ekonomike tė Paktin tė Stabilitetit nė Shkup, nė ndarjen jo-pėrfundimtare tė parave qė do tė marrin vendet e pėrfshira nė kėtė nismė, Shqipėrisė ėshtė llogaritur t'i jepet vetėm shtatė pėrqind e tyre. Kjo sasi parash ėshtė shumė mė pak se ajo e vendeve fqinje si, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina. Nė intervistėn dhėnė seksionit tonė Andrew Levi, zėdhėnėsi i kabinetit tė koordinatorit tė posaēėm tė Paktit tė Stabilitetit, fillimisht i pėrgjigjet pyetjes se pėrse ėshtė menduar qė Shqipėria tė marrė mė pak para? Levi: Njoftimet e gazetave, tek tė cilat ju referoheni, kanė botuar njė listė tė veēantė, nga njėri prej intitucioneve tė paktit tė stabilitetit. Kjo listė ka qenė vetėm njė draft, nuk ka qenė pėrfundimtare. Pra, nuk bėhet fjalė qė Pakti i Stabilitetit t'i kete ndarė para dikujt. Konferenca pėr financimin e rajonit do tė zhvillohet nė datat 29 dhe 30 mars nė Bruksel. Nė kėtė konferencė fillimisht do tė shqyrtohet se ēfarė projekt pakete koherente dhe strategjike do tė zbatohet nė rajon pėr njė ose dy vitet e ardhėshme. Unė jam i sigurtė se Shqipėria do tė pėrfaqėsohet shumė mirė nė kėtė paketė. Shqipėria ėshtė vend kyē pėr stabilitetin e rajonit dhe kjo ėshtė pranuar edhe nga koordinatori i posaēėm, Bodo Hombah dhe nga pjesėmarrėsit nė Paktin e Stabilitetit. Pra ende nuk janė ndarė fondet. Paratė qė do tė ndahen, me siguri do tė jenė 1 ose 2 miliardė euro. Ėshtė kjo ajo qė mund tė quhet njė fillim i shpejtė ose paketa e projekteve tė para. Zoti Hombah, me tė cilin kam biseduar vetė, ėshtė i fokusuar nė faktin se Shqipėria duhet tė ketė pjesėn e saj proporcionale, tė burimeve qė janė nė dispozicion. Pyetje: Ēfarė projekte janė paraqitur deri mė tani? Levi: Ajo qė thuhej nė listėn e botuar nė shtypin shqiptar ishte njė draft, gjė qė ēon nė keqkuptime. Drafti nėnkupton ndryshimin e pėrmbajtjes sė tij. Nėse tani unė pėrmend ndonjė projekt mė vonė mund tė pyesni pėrse nuk u realizua ky projekt? Kjo sepse ne ende po punojmė pėr detajet e fundit. Por nė vija tė pėrgjithėshme, mund t'ju them se nė listėn e infrastrukturės po shohim koridoret europiane tė transportit. Njė nga kėto koridore ėshtė koridori i 8-tė, i cili fillon nga Shqipėria, kalon nė vendet e Ballkanit Lindor dhe nėpėrmjet Bullgarisė shkon nė Turqi. Ka pjesė tė koridorit tė 8-tė, tė cilat do tė parashikohen nė listėn afatgjatė tė Bankės Europiane pėr invenstime, pėr projektet e infrastrukturės. Ka projekete tė cilat parashohin pastrimin e ujit, ose pėrmirėsimin e shėrbimeve tė aeroporteve. Ne jemi pėrqėndruar se ēafrė mund tė bėjmė tani, dhe ēfarė mund tė ndryshojmė, gjatė periudhės 1 ose 2 vjeēare dhe jo asaj aftatgjatė. Pikėrisht pėr kėtė do tė diskutohet edhe nė konferencėn nė fund tė muajit mars. Pyetje: A varen kėto projkete nga Qeveria Shqiptare apo nga dikush tjetėr? Levi: Shumica e projeketeve tė cilat janė marrė nė shqyrtim, janė propozuar nga vendet e rajonit. Pra kemi kėmbėngulur qė kėto projekte tė prezantohen bashkėrisht nga mė shumė se njė vend, sepse qėllimi i Paktit tė Stabilitetit ėshtė bashkėpunimi rajonal. Kuptohet qė nė disa raste, projekte tė rėndėsishme mund tė kenė rėndėsi vetėm pėr njė vend, por ne jemi pėrqėndruar nė bashkėpunimin rajonal, nė projekte nga tė cilat do tė pėrfitojė i gjithė rajonidhe jo vetėm njė vend. Pyetje: Ju thatė se jeni tė sigurtė se Shqipėria do tė pėrfaqėsohet mirė nė paketėn qė do tė dalė nga takimi nė fund tė muajit mars. Ku e mbėshtesni kėtė siguri? Levi: Jam i sigurtė sepse e njoh shumė mirė zotin Hombah dhe kemi folur se si duhet tė zhvillohet konferencae 29 dhe 30 marsit. Natyrisht, zoti Hombah si koordinator i posaēėm duhet t'iketė me vete pėrfaqėsuesit e vendeve tė Bashkimit Europian, pėrfaqėsuesit e vendeve tė Grupit G7 dhe insitutucioneve botėrore financiare. Por duke e ditur zotin Hombah dhe insitutucionet, nga konferenca do tė dalim me njė paketė tė mirė, e cila do tė jetė e balancuar nė gjithė rajonin dhe e cila do tė promovojė stabilitet dhe prosperitet jo vetėm pėr njė pjesė tė rajonit, por pėr tė gjithė rajonin.