Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lajme:BBC/Shqiperi/Pakti

KreshnikBejko kbejko at kruncher.ptloma.edu
Tue Aug 28 18:13:29 EDT 2012


24 shkurt 2000 
Shqipëria është vend kyç për stabilitetin e rajonit dhe ajo do të 
përfaqësohet mirë në paketat e konferencës për financimin e rajonit. 
Intervistë me Andrew Levi, zëdhënës i kabinetit të koordinatorit të 
posaçëm të Paktit të Stabilitetit. 

Sipas njoftimeve të botuara ditët e fundit në gazetat shqiptare, në 
tryezën ekonomike të Paktin të Stabilitetit në Shkup, në ndarjen 
jo-përfundimtare të parave që do të marrin vendet e përfshira në këtë 
nismë, Shqipërisë është llogaritur t'i jepet vetëm shtatë përqind e tyre. 
Kjo sasi parash është shumë më pak se ajo e vendeve fqinje si, Maqedonia 
dhe Bosnje Hercegovina. Në intervistën dhënë seksionit tonë Andrew Levi, 
zëdhënësi i  kabinetit të koordinatorit të posaçëm të Paktit të 
Stabilitetit, fillimisht i përgjigjet pyetjes se përse është menduar që 
Shqipëria të marrë më pak para? 

Levi: Njoftimet e gazetave, tek të cilat ju referoheni, kanë botuar një 
listë të veçantë, nga njëri prej intitucioneve të paktit të stabilitetit. 
Kjo listë ka qenë vetëm një draft, nuk ka qenë përfundimtare. Pra, nuk 
bëhet fjalë që Pakti i Stabilitetit t'i kete ndarë para dikujt. 
Konferenca për financimin e rajonit do të zhvillohet në datat 29 dhe 30 
mars në Bruksel. Në këtë konferencë fillimisht do të shqyrtohet se çfarë 
projekt pakete koherente dhe strategjike do të zbatohet në rajon për një 
ose dy vitet e ardhëshme. Unë jam i sigurtë se Shqipëria do të 
përfaqësohet shumë mirë në këtë paketë. Shqipëria është vend kyç për 
stabilitetin e rajonit dhe kjo është pranuar edhe nga koordinatori i 
posaçëm, Bodo Hombah dhe nga pjesëmarrësit në Paktin e Stabilitetit. Pra 
ende nuk  janë ndarë fondet. Paratë që do të ndahen, me siguri do të jenë 
1 ose 2 miliardë euro. Është kjo ajo që mund të quhet një fillim i 
shpejtë ose paketa e projekteve të para. Zoti Hombah, me të cilin kam 
biseduar vetë, është i fokusuar në faktin se Shqipëria duhet të ketë 
pjesën e saj proporcionale, të burimeve që janë në dispozicion. 

Pyetje: Çfarë projekte janë paraqitur deri më tani? 

Levi: Ajo që thuhej në listën e botuar në shtypin shqiptar ishte një 
draft, gjë që çon në keqkuptime. Drafti nënkupton ndryshimin e 
përmbajtjes së tij. Nëse tani unë përmend ndonjë projekt më vonë mund të 
pyesni përse nuk u realizua ky projekt? Kjo sepse ne ende po punojmë për 
detajet e fundit. Por në vija të përgjithëshme, mund t'ju them se në 
listën e infrastrukturës po shohim koridoret europiane të transportit. 
Një nga këto koridore është koridori i 8-të, i cili fillon nga Shqipëria, 
kalon në vendet e Ballkanit Lindor dhe nëpërmjet Bullgarisë shkon në 
Turqi. Ka pjesë të koridorit të 8-të, të cilat do të parashikohen në 
listën afatgjatë të Bankës Europiane për invenstime, për projektet e 
infrastrukturës. Ka projekete të cilat parashohin pastrimin e ujit, ose 
përmirësimin e shërbimeve të aeroporteve. Ne jemi përqëndruar se çafrë 
mund të bëjmë tani, dhe çfarë mund të ndryshojmë, gjatë periudhës 1 ose 2 
vjeçare dhe jo asaj aftatgjatë. Pikërisht për këtë do të diskutohet edhe 
në konferencën në fund të muajit mars. 

Pyetje: A varen këto projkete nga Qeveria Shqiptare apo nga dikush 
tjetër? 

Levi: Shumica e projeketeve të cilat janë marrë në shqyrtim, janë 
propozuar nga vendet e rajonit. Pra kemi këmbëngulur që këto projekte të 
prezantohen bashkërisht nga më shumë se një vend, sepse qëllimi i Paktit 
të Stabilitetit është bashkëpunimi rajonal. Kuptohet që në disa raste, 
projekte të rëndësishme mund të kenë rëndësi vetëm për një vend, por ne 
jemi përqëndruar në bashkëpunimin rajonal, në projekte nga të cilat do të 
përfitojë i gjithë rajonidhe jo vetëm një vend. 

Pyetje: Ju thatë se jeni të sigurtë se Shqipëria do të përfaqësohet mirë 
në paketën që do të dalë nga takimi në fund të muajit mars. Ku e 
mbështesni këtë siguri? 

Levi: Jam i sigurtë sepse e njoh shumë mirë zotin Hombah dhe kemi folur 
se si duhet të zhvillohet konferencae 29 dhe 30 marsit. Natyrisht, zoti 
Hombah si koordinator i posaçëm duhet t'iketë me vete përfaqësuesit e 
vendeve të Bashkimit Europian, përfaqësuesit e vendeve të Grupit G7 dhe 
insitutucioneve botërore financiare. Por duke e ditur zotin Hombah dhe 
insitutucionet, nga konferenca do të dalim me një paketë të mirë, e cila 
do të jetë e balancuar në gjithë rajonin dhe e cila do të promovojë 
stabilitet dhe prosperitet jo vetëm për një pjesë  të rajonit, por për të 
gjithë rajonin. 







More information about the ALBSA-Info mailing list